• Kontakt
Sunday, June 21, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama akuzoi qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

15:54 : 21/06/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama akuzoi si autore për ndërtim pa leje, duke insinuuar hipokrizi, një prej dhjetëramijëra protestuesve që po kërkojnë dorëheqjen e tij dhe rrëzimin e sistemit që ai dhe kreu i opozitës Sali Berisha krijuan tetëmbëdhjetë vjet më parë, por aktivistja Entela Spahivogli iu përgjigj duke treguar se ndërtesa në fjalë i përket vitit 1941 dhe nuk është pa leje.

Ndërkohë, pamjet filmike të vitit 1966 duket se tregojnë se ndërtesa që Rama e cilësoi si pa leje ka qenë në të njëjtën gjendje së paku që nga ajo kohë.

Kryeministri publikoi një foto të aktivistes e cila po bënte thirrje për protestë si dhe një foto të një ndërtese duke shkruar: “Majtas: Një shtesë skandaloze pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit. […] Djathtas: Një protestuese e përbetuar për mbrojtjen e mjedisit […] Ajo është vetë ndërtuesja e shtesës pa leje.”

Ndërtesa e paraqitur nga kryeministri është katër katëshe nga të cilat, tre katet e para janë të restauruara ndërsa kati i katërt është i parestauruar. Por ndryshe nga sa akuzon kryeministri, Spahivogli, një nga protestueset kundër projektit TID në Durrës, projekt për të cilin qytetarët protestojnë veçanërisht për shkak të vlerës së ulët të kompensimit të ofruar, vlerë që i nxjerr ata praktikisht të pastrehë, tha se ndërtesa në fjalë, jo vetëm që është me leje dhe jo vetëm që ajo nuk është akuzuar ndonjëherë për ndërtim pa leje, por i përket vitit 1941.

“Përpara se të shpifni, z. Kryeministër, verifikoni faktet,” deklaroi Spahivogli.

Lexo edhe:

22 ditë protestë/ Aktivistja: Nuk ka dialog me Ramën, vetëm dorëheqje!

Protestat masive/ Ish-ministri socialist: Rënia e Ramës, e pashmangshme!

“Objekti që ju paraqisni si “shtesë pa leje” është pjesë e një ndërtese të ndërtuar nga familjet Koja dhe Jakoel që në vitin 1941, me projekt dhe ndërtues italianë. Historia e saj vërtetohet me dokumente ligjore e historike, fotografi, filma dhe dëshmi të kohës,” shtoi ajo.

Aleksandër Cangonja, një qytetar nga Durrësi i apasionuar pas dokumenteve historike, publikoi një kuadër të marrë nga një xhirim i ruajtur në Arkivën Qendrore të Filmit në të cilën ndërtesa paraqitet njësoj si në foton e kryeministrit, pra pa ndërtim pa leje.

“Pamja e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, e realizuar para vitit 1966, tregon qartë se objekti ishte ndërtuar në formën që ka edhe sot,” shkroi Cangonja.

Fotografia e publikuar nga Cangonja tregon ndërtesën në vitin 1966.

Kryeministri nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi.

Kryeministri Edi Rama po përballet me krizën më të madhe politike në karrierën e tij që nisi në vitin 1998. Që prej 21 ditësh, mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e tij dhe ndryshim tërësor politik në vend. Në ditë të caktuara, si në mbrëmjen e 20 qershorit, numri i protestuesve duket se arrin në dhjetëramijëra e ndoshta në më shumë se 100 mijë.

Protestuesit e kanë etiketuar protestën si “Revolucioni i Flamingove”, për të sinjalizuar se kërkojnë jo thjeshtë rrëzim të një kryeministri, por ndryshim epokal në politikëbërje.

Kryeministri i shtohet në këtë mënyrë listës së zyrtarëve të tjerë socialistë të cilët kanë përdorur informacione dukshëm të pavërteta për të sulmuar protestuesit. Protestuesit janë sulmuar mes të tjerash si agjentë të armiqve ndërsa Rama ka ngritur hipotezën pa ofruar fakte se protestat, larg të qenit shprehi e zemëratës popullore ndaj qeverisjes së tij, janë produkt i “luftës hibride”.

Më herët, deputeti Taulant Balla publikoi një foto të një automjeti me targa serbe në Zvërnec duke sugjeruar se mes protestuesve kishte “serbë”. Pasi u bë botërisht e ditur se automjeti nuk i përkiste protestuesve serbë, por një ekipi gazetarësh të agjencisë Reuters, Balla duket se injoroi faktet dhe vijon të mbajë postimin pa e tërhequr atë dhe pa kërkuar ndjesë. /BIRN

Etiketa: Edi Ramandertim pa lejeprotesteZvernec

Lajme të lidhura

AKTUALITET

22 ditë protestë/ Aktivistja: Nuk ka dialog me Ramën, vetëm dorëheqje!

17:08 : 21/06/2026
AKTUALITET

Protestat masive/ Ish-ministri socialist: Rënia e Ramës, e pashmangshme!

16:36 : 21/06/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

Protestuan poshtë dritares së Ramës, procedohen penalisht 9 qytetarë

16:17 : 21/06/2026
BOTA

2 vite nga tragjedia në Novi Sad, mijëra protestues kundër Aleksandër Vuçiç

16:07 : 21/06/2026
AKTUALITET

Protestat/ Berisha-Ramës: Largohu sa më parë dhe prit verdiktin e drejtësisë

15:29 : 21/06/2026
AKTUALITET

“Koha e ndryshimit ka ardhur”, shqiptarët marshojnë në Bazel me thirrje kundër Ramës

14:27 : 21/06/2026
Para

2 vite nga tragjedia në Novi Sad, mijëra protestues kundër Aleksandër Vuçiç

TË GJITHA

22 ditë protestë/ Aktivistja: Nuk ka dialog me Ramën, vetëm dorëheqje!

17:08 : 21/06/2026

Eskortat në burgje/ 17 raste të takimeve speciale nën hetim! Fenomeni u hap gjatë zgjedhjeve të 2025

16:53 : 21/06/2026

Protestat masive/ Ish-ministri socialist: Rënia e Ramës, e pashmangshme!

16:36 : 21/06/2026

Temperaturat mbi 35 gradë, mbipopullohet plazhi i Borshit

16:24 : 21/06/2026
Foto ilustruese

Protestuan poshtë dritares së Ramës, procedohen penalisht 9 qytetarë

16:17 : 21/06/2026

2 vite nga tragjedia në Novi Sad, mijëra protestues kundër Aleksandër Vuçiç

16:07 : 21/06/2026

Rama akuzoi qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

15:54 : 21/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetandyou girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsGrandpashabetGrandpashabetBets10casibomjojobet girişbetkomjojobet girişdeneme bonusuMadridbetPusulabetPusulabetMadridbetamgbahisgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis