• Kontakt
Friday, June 19, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si tentoi “Grupi i Arubas” të futej në Top Channel dhe roli i Besnik Myftarit si “garanti” te Rama

16:42 : 19/06/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Transkriptet e reja të zbardhura nga komunikimet sekrete në rrjetin SkyECC mes personave nën hetim, Alfred Hamzai dhe Ardian Zykaj, nxjerrin në dritë një skenë tejet të rëndë të ndërthurjes së krimit të organizuar, pastrimit të parave në ndërtim dhe tentativës për të kapur një prej mediave më të mëdha në vend, televizionin Top Channel.

Në qendër të kësaj marrëveshjeje, ku flitet për miliona euro dhe investitorë të fuqishëm, shfaqet si urë lidhëse dhe garant i plotfuqishëm emri i Besnik Myftarit, një drejtori të Top Channel, të cilit në përgjime anëtarët e grupit të Arubas i referohen si Beso ose Besua.

Komunikimet e nëntorit të vitit 2020, që Zoom.al ka mundur t’i shohë, tregojnë se “Grupi i Arubas”, drejtues i të cilit ishte Artur Shehu, nuk po synonte vetëm investimin e parave të drogës në ndërtim në Tiranë, por edhe blerjen e ndikimit mediatik për t’u bërë të paprekshëm.

Më 7 nëntor 2020, Ardian Zykaj i shkruan Alfred Hamzait duke i shpjeguar skemën se si blerja e një toke prej 300 m² te ish-restorant “Juvenilja” në Tiranë, për vetëm 100 mijë euro, do të kthehej në një fitim prej miliona eurosh në ndërtim. Por përfitimi më i madh ishte futja në media.

“Dhe televizioni me Beson eshte top fare. Beheni të pa prekshëm fare, derman. kurse televizionin dhe ëebsaiti si te doj dermani tha. Ne jemi nga krahu Besos” – i shkruan Zykaj mikut të tij Alfred Hamzai.

Lexo edhe:

“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbahet sot protesta e 20-të para Kryeministrisë

Protestat dhe kritikat e Brukselit, PD thërret Ramën në interpelancë

Plani ecën përpara me shpejtësi. Më 23 nëntor 2020, Zykaj raporton se ka mbyllur takimin me “çunat e Capricos”, vëllezërit Adrian dhe Erjon Rama, për të ndarë përqindjet e tokës.  Madje, për të treguar se gjithçka ishte e koordinuar, grupi fillon të lëvizë paratë e para zyrtare përmes bankave për të nisur kapjen e strukturës mediatike.

 “Se fola me Beson. Do bëjmë pagës në bankë për televizionin”, -shkruan Zykaj.

Roli i Besnik Myftarit – Besos: “Asi nën mëngë” që flet direkt me Ramën

Nga i gjithë fashikulli i përgjimeve, Besnik Myftari (Besua) nuk rezulton thjesht një bashkëpunëtor, por garanti absolut i operacionit, njeriu që hapte dyert e lejeve të ndërtimit në nivelet më të larta shtetërore dhe që, siç del nga komunikimet, dyshohet se kishte akses të drejtpërdrejtë te Kryeministri Edi Rama.

Sipas mesazheve, Myftari ishte ai që bënte llogaritë e fitimit, që siguronte grupin e strukturuar se lejet ishin të garantuara dhe që sillte mesazhe nga kreu i qeverisë.

Drita jeshile nga Rama: Që në fillim, grupi ndihej i sigurt sepse Besua kishte marrë konfirmimin nga kryeministri:

“Po Besua ma siguroj që do ndërtohet aty. Se i tha Rama. Dhe toka aty vlen se fiton në ndërtim shumë fare”, – vijon Zykaj.

Besoja jep garanci. Kur vjen puna te prishja e “Juveniljes” dhe ndërtimi i pallatit të madh, Zykaj qetëson Hamzain se mbështetja është e blinduar.

“Po po, Besua ka ndërhyrë që do ndërtohet… ai ma bëri llogarinë. Del Besua Garant”.

Nga “Juvenilja” në Palasë: “Marrim lejen, flas me Ramën direkt”

Ndikimi i Besnik Myftarit (Besos) nuk kufizohej vetëm te projekti te “Juvenilja”. Ai shfaqet në përgjime si njeriu që lëvizte kapitale të mëdha investitorësh dhe garantonte leje ndërtimi direkt nga zyra e kryeministrit për zonat më strategjike të bregdetit jugor, siç është Palasa.

Më 23 nëntor 2020, Zykaj zbulon një bisedë tjetër të rëndësishme me Myftarin.

“Dhe një gjë më tha Besua. Shumë e rëndësishme: kam ca investitorë të fortë shumë dhe flas me Ramën direkt. Për tokën në Palasë e marrim lejen” – vijojnë komunikimet.

Në mars të vitit 2021, frytet e ndërhyrjeve të Besos bëhen realitet. Toka e blerë me paratë e “zarfeve” të lënë nëpër banakë (siç përshkruhet në faqen 23 të dosjes) përfshihet zyrtarisht në lejen e ndërtimit.

“Besua e kish futur në leje atë tokën që del në emrin tonë. Aty bëmë bingo më duket. Dhe Besua u fut që të tregojë se u mori lejen atyre te Rama”, – rezulton nga bisedat në SkyEcc.

Këto komunikime të SkyEcc zbulojnë skemën e frikshme se si funksionon një pjesë e rëndësishme e ekonomisë në Shqipëri. Ndërsa në publik flitet për investime strategjike, në prapaskenë, trafikantët trajtojnë lejet e ndërtimit në Tiranë dhe bregdet apo aksione në televizioneve kombëtare si plaçkë që ndahet me përqindje, duke përdorur njohjet direkte me pushtetin si garanci për të shndërruar milionat eurot e përfituara nga droga në miliona të tjera të pastruara. /Zoom.al

Etiketa: Arubabesnik myftariEdi Ramatop-channel

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbahet sot protesta e 20-të para Kryeministrisë

17:51 : 19/06/2026
AKTUALITET

Protestat dhe kritikat e Brukselit, PD thërret Ramën në interpelancë

16:13 : 19/06/2026
AKTUALITET

“Shapi dhe sheqeri”/ Çfarë tha në të vërtetë Parlamenti Evropian për Vjosë-Nartën?

15:52 : 19/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Ka dyshime se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja e Ramës

13:10 : 19/06/2026
AKTUALITET

Televizioni zviceran: Rama gjithnjë e më autokrat! Atje i kërkojnë dorëheqjen, këtu te ne bën ekspozita

11:57 : 19/06/2026
AKTUALITET

“Rama manipuloi shpenzimet për NATO-n”/ De Telegraaf: Zhvillimi i samitit në Shqipëri mund të anulohet

10:55 : 19/06/2026
Para

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim

TË GJITHA

“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbahet sot protesta e 20-të para Kryeministrisë

17:51 : 19/06/2026

UNICEF: Shpopullimi dhe lindshmëria e ulët ulin numrin e fëmijëve në Shqipëri

17:37 : 19/06/2026

Moska lëshon paralajmërimin e fortë: Ukraina drejt një situate “katastrofike”!

17:23 : 19/06/2026

Aksident në superstradën Lezhë-Milot, tre të plagosur rëndë

17:03 : 19/06/2026

Macron për marrëveshjen SHBA-Iran: Nuk jam i sigurt nëse lufta ka mbaruar

16:55 : 19/06/2026

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim

16:52 : 19/06/2026

Si tentoi “Grupi i Arubas” të futej në Top Channel dhe roli i Besnik Myftarit si “garanti” te Rama

16:42 : 19/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetholiganbettarafbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetamgbahisgrandpashabetjojobet