• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skema e pastrimit të parave në Itali/ Mes 8 të arrestuarve një sipërmarrës shqiptar nga Brescia

10:00 : 16/06/2026
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Mes tetë personave ndaj të cilëve autoritetet italiane kanë ekzekutuar masa sigurie në kuadër të operacionit të koduar “Green River”, ndodhet edhe një sipërmarrës shqiptar, rezident në Brescia.

Operacioni, i koordinuar nga Prokura e Lodit dhe i zhvilluar nga Njësia e Policisë Ekonomike dhe Financiare e Lodit, ka çuar në zbulimin e një prej skemave më të mëdha të viteve të fundit në Itali, të dyshuar për vetëpastrim parash, evazion fiskal dhe lëshim faturash për operacione fiktive.

Sipas hetuesve italianë, organizata kriminale kishte ngritur një sistem të sofistikuar të transferimit të parave përmes mekanizmave të njohur si “underground banking”, duke arritur të transferojë në China mbi 200 milionë euro.

Hetimet, të nisura në vitin 2024 pas kontrolleve fiskale ndaj një kompanie fantazmë në provincën e Lodit, zbuluan një rrjet prej 41 kompanish fiktive, të menaxhuara nga një zyrë e fshehtë në Chiari.

Lexo edhe:

Nga “ishulli i thesarit” te “313-ta”/ Historia e Davide Pecorellit, si e inskenoi vdekjen me priftin nga Shkodra

Me 2 kg kokainë dhe 37 mijë euro në makinë, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali

Përmes këtyre subjekteve, sipas autoriteteve, janë lëshuar fatura të rreme me vlerë totale rreth 200 milionë euro. Fondet transferoheshin më pas jashtë Italisë, shpesh përmes vendeve të tjera evropiane, për t’u rikthyer te përfituesit në formën e parave cash.

Organizata dyshohet se mbante një komision prej 10 për qind për çdo transaksion.

Një pjesë e konsiderueshme e transfertave realizohej përmes përdorimit të IBAN-eve virtualë, të cilët ridrejtonin fondet drejt një llogarie qendrore, duke fshehur identitetin e përfituesve realë dhe duke vështirësuar gjurmimin e rrjedhës së parave.

Sipas dosjes hetimore, skema përdorej për pastrimin e të ardhurave që dyshohet se rridhnin nga evazioni fiskal, mashtrimet financiare, krimet korporative, trafiku i lëndëve narkotike dhe aktivitetet e lidhura me krimin e organizuar.

Hetuesit zbuluan gjithashtu se disa kompani kishin shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme lehtësitë fiskale të miratuara pas tërmetit në Aquila 2009 dhe gjatë pandemisë së COVID-19, duke regjistruar kredi tatimore fiktive për të kompensuar detyrime fiskale, kontribute shoqërore dhe pagesa sigurimesh.

Një prej kompanive fantazmë dyshohet se është përdorur edhe për mashtrim me TVSH-në në importet e mallrave nga India.

Paralelisht me tetë masat e sigurisë personale, autoritetet italiane kanë urdhëruar sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 31 milionë euro ndaj 44 personave nën hetim.

Sekuestrimet kanë përfshirë llogari bankare, kuota shoqërish tregtare, pasuri të paluajtshme, automjete, ora luksoze, bizhuteri, si dhe 41 kompanitë fantazmë dhe zyrën e fshehtë nga ku menaxhohej aktiviteti i tyre.

Gjatë kontrolleve, falë ndihmës së njësive kinologjike të specializuara për zbulimin e parave, autoritetet gjetën mbi 100 mijë euro cash të fshehura në banesa dhe automjete.

Burime pranë hetimit konfirmojnë për SYRI TV se sipërmarrësi shqiptar nga Brescia është një nga personat e përfshirë në operacion, ndërsa roli i tij i saktë në organizatë pritet të sqarohet gjatë fazave të mëtejshme të hetimit.

Autoritetet italiane nuk kanë bërë ende publik identitetin e plotë të personave të arrestuar.

Etiketa: biznesmen shqiptarItalipastrim parash

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga “ishulli i thesarit” te “313-ta”/ Historia e Davide Pecorellit, si e inskenoi vdekjen me priftin nga Shkodra

21:17 : 26/07/2026
AKTUALITET

Me 2 kg kokainë dhe 37 mijë euro në makinë, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali

17:35 : 25/07/2026
AKTUALITET

Po trafikonte kokainë me vlerë 4 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali

16:13 : 25/07/2026
AKTUALITET

Vdekja e shqiptarit dhe italianit në aksidentin në Itali, Prokuroria urdhëron kryerjen e autopsisë

15:47 : 25/07/2026
RAJONI

Tërmeti me magnitudë 4.1 godet Italinë, ja ku ishte epiqendra

09:26 : 25/07/2026
AKTUALITET

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, ekstradohet në Itali Juljan Kollçaku

14:09 : 24/07/2026
Para

Ndërtuan pa leje, Prokuroria e Tiranës cakton masën ‘Arrest në burg’ për katër persona

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

23:00 : 26/07/2026

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave, 9 viktima

22:48 : 26/07/2026

Pse lufta me Iranin po kthehet në një sfidë të madhe për Trump-in?

22:29 : 26/07/2026

Veza në mes të Bulevardit, protestuesit mesazh deputetëve dhe Ramës

22:13 : 26/07/2026

Tri mënyra se si tregu i gazit mund të tronditet para dimrit

22:00 : 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

21:48 : 26/07/2026

Mbyllet protesta te Kryeministria: Nesër te Parlamenti!

21:29 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş