• Kontakt
Monday, June 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të moshuar, të vetmuar dhe larg kujdesit shëndetësor

Plakja e popullsisë dhe emigracioni po shtojnë nevojën për shërbime në shtëpi, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se, pa financim të qëndrueshëm, mijëra pacientë mund të mbeten pa mbështetjen që u nevojitet.

19:13 : 15/06/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në Shqipërinë e emigrimit, plakjes së popullsisë dhe një sistemi shëndetësor që vazhdon të përballet me mungesë burimesh dhe personeli, pasojat ndihen gjithnjë e më shumë nga kategoritë më të pambrojtura të shoqërisë: të moshuarit, pacientët kronikë apo personat me aftësi të kufizuara.

Për ta, edhe një vizitë në qendrën shëndetësore mund të kthehet në sfidë. Kufizimet fizike, gjendja shëndetësore apo mungesa e mbështetjes nga familjarët i detyrojnë shumë prej tyre të kërkojnë që kujdesi shëndetësor të shkojë te ta, në pamundësi për t’iu drejtuar qendrës shëndetësore.

Për t’iu përgjigjur kësaj nevoje, në vitin 2021 nisi një fazë pilotimi e “Kujdesit Shëndetësor në Banesë”, ndërsa vetëm tre vjet më vonë ky shërbim filloi të shtrihej në të gjithë vendin.

Megjithatë, gati pesë vjet pas këtij vendimi, organizata “Together for Life” paralajmëron se mungesa e një financimi të dedikuar po vë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e shërbimit në afat të gjatë. Sipas organizatës, mungesa e mbështetjes financiare nga ana e autoriteteve sjell rrezikun që barra e kujdesit të vazhdojë të bjerë mbi pacientët dhe familjet e tyre, duke lënë pa mbështetjen e duhur shtresat më vulnerabël të shoqërisë.

Lexo edhe:

Protestuesi: Jo vetëm burg për Ramën dhe Berishën, por edhe konfiskim pasurie

Pas incidenteve të mbrëmshme, organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve: Do marshojmë vetëm brenda ‘Unazës’

Në një vend ku kujdesi për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara mbetet ende pjesë periferike e politikave shëndetësore publike, mungesa e shërbimeve të qëndrueshme rrezikon të thellojë një problem që është prej vitesh pjesë e realitetit të përditshëm të mijëra familjeve shqiptare.

Kur pacienti nuk mund të shkojë tek mjeku

Telefoni i Albanës, një banore e një fshati të vogël të Fierit, bie shpesh dhe në çdo orë të ditës. Kur përgjigjet, në anën tjetër të linjës janë zakonisht të moshuar që jetojnë vetëm dhe kanë nevojë për ndihmën e saj. Dikush kërkon t’i paguhet fatura e energjisë elektrike, një tjetër ka nevojë për ilaçe, ndërsa të tjerë kërkojnë thjesht dikë me të cilin të bisedojnë.

“Në fshatin tim pothuajse të gjithë të moshuarit jetojnë vetëm. Më marrin shpesh në telefon. U paguaj energjinë elektrike, ujin dhe, kur kanë nevojë për ilaçe, shkoj vetë t’ua çoj. Jetojmë në të njëjtën lagje dhe kemi nevojë për njëri-tjetrin. Ndihmohemi sa herë që mundemi. Ajo që më dhemb më shumë është se të moshuarit po mbeten vetëm, po braktisen. Shpesh nuk kanë askënd pranë, as për gjërat më të thjeshta të përditshmërisë”, rrëfen ajo.

Edhe pse nuk është infermiere, punonjëse sociale apo pjesë e ndonjë organizate, ajo është kthyer në një nga personat e parë ku të moshuarit trokasin për t’i kërkuar diçka.

Në shumë zona të vendit, raste si i Albanës po bëhen gjithnjë e më të zakonshme.

Ndryshimet demografike që po përjeton vendi, sidomos lidhur me emigracionin, kanë bërë që gjithnjë e më shumë të moshuar të jetojnë vetëm, duke shtuar njëkohësisht edhe nevojën për kujdes shëndetësor dhe mbështetje sociale.

Të dhënat zyrtare tregojnë një prirje që mund të thellohet edhe në vitet e ardhshme. Sipas CENSUS 2023, rreth 20 për qind e popullsisë së Shqipërisë është mbi moshën 65 vjeç. Po ashtu, 6.5 për qind e popullsisë vetëidentifikohet si persona me aftësi të kufizuara, ndërsa 4.3 për qind raportojnë vështirësi serioze në lëvizje.

Përballë këtij realiteti, nevoja për shërbime që e çojnë kujdesin shëndetësor pranë pacientit po bëhet gjithnjë e më e madhe. Një prej tyre është “Kujdesi Shëndetësor në Banesë” (KSHB), i cili synon të ofrojë kujdes shëndetësor në shtëpi për pacientët që, për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore apo kufizimeve fizike, nuk kanë mundësi të paraqiten në qendrat shëndetësore.

Shërbimi ofrohet nga ekipe të trajnuara infermierore dhe personel shëndetësor, duke mbuluar nevojat e pacientëve me sëmundje kronike, personave me aftësi të kufizuara, pacientëve në kujdes paliativ dhe individëve të tjerë me kufizime të konsiderueshme në lëvizje.

Në Shqipëri, mijëra familje përballen çdo ditë me pasojat e plakjes, sëmundjeve kronike dhe kostove të larta të kujdesit shëndetësor, duke e kthyer këtë shërbim në domosdoshmëri.

Një prej tyre është Loni, një pensionist nga Mbrostari i Fierit, i cili prej vitesh kujdeset për bashkëshorten e tij.

“Kam gruan 72 vjeç që vuan nga disa sëmundje. Ka tension të lartë, astmë dhe prej 17 vitesh vuan nga diabeti. Katër vite më parë u diagnostikua me tumor. Për shkak të diabetit, mjekët nuk e kanë marrë përsipër ndërhyrjen kirurgjikale. Prej gati 10 vitesh nuk del nga shtëpia. Përkujdesemi për të unë dhe nusja”, tregon ai.

Fatmira, një ekonomiste 30-vjeçare nga Klosi, është një tjetër qytetare që rrëfen vështirësitë me të cilat përballet vjehrra e saj, pas një traume të kaluar që i ka kufizuar mundësinë për të lëvizur.

“Vjehrra ka dy muaj që nuk lëviz pas një traume të shkaktuar nga një rrëzim. Vetëm për medikamente shpenzon rreth 100 mijë lekë në muaj, pasi ato nuk janë pjesë e listës së barnave të rimbursueshme. Ajo jeton vetëm dhe e vetmja e ardhur që ka është pensioni prej 180 mijë lekësh të vjetra”, thotë ajo, duke shpalosur edhe një tjetër problematikë që vështirëson edhe më shumë kujdesin për pacientët.

Për mijëra familje, sfida nuk mbetet vetëm te përballja me sëmundjen, por edhe me barrën e lartë financiare që sjell trajtimi i përditshëm.

Në Dibër, një grua tregon se si një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave familjare shpenzohet për analizat dhe medikamentet e bashkëshortit të saj të sëmurë.

“Bashkëshorti kurohet për sëmundje të veshkave dhe kemi shumë shpenzime. Analizat për veshkat dhe diabetin i kryej në laborator privat çdo gjashtë muaj. Mendoj se janë më të sakta dhe nuk mund të pres gjatë në radhë. Financiarisht është shumë e vështirë, por nuk kam zgjidhje tjetër. Shpesh shtyj pagesat e dritave dhe ujit, duke kërkuar mirëkuptim derisa të kem mundësi t’i paguaj. Me pensionin përpiqemi të përballojmë gjithçka, por është tepër e vështirë”, thotë ajo.

Për shumë familje shqiptare, pensioni mbetet burimi i vetëm i të ardhurave, ndërsa kostot e barnave, analizave, transportit dhe kujdesit shëndetësor shpesh tejkalojnë mundësitë e tyre financiare.

Në këtë kontekst, Kujdesi Shëndetësor në Banesë përfaqëson një investim themelor për pacientët, familjet dhe vetë sistemin shëndetësor, që do të mundësonte ndjekjen e vazhdueshme të pacientëve në shtëpi, reduktimin e komplikacioneve dhe uljen e presionit mbi spitalet dhe shërbimet e urgjencës.

Për familje si ato të Lonit, Fatmirës apo çiftit të moshuar në Dibër, funksionimi i këtij shërbimi do të nënkuptonte më pak kosto, më pak vështirësi në aksesimin e shërbimeve dhe më shumë mbështetje për pacientët që nuk kanë mundësi të kërkojnë vetë kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

Një vendim që prek mijëra familje

Në vitin 2021, në qarqet e Dibrës dhe Fierit nisi të testohej një model i ri i kujdesit shëndetësor, duke iniciuar fazën e parë të pilotimit të Kujdesit Shëndetësor në Banesë (KSHB).

Qëllimi ishte që kujdesi shëndetësor të mos kufizohej vetëm brenda mureve të qendrave shëndetësore, por të shkonte pranë pacientëve që, për shkak të moshës, sëmundjeve apo kufizimeve fizike, e kishin të pamundur të paraqiteshin vetë për të marrë shërbim.

Rezultatet pozitive të projektit Shëndet për të Gjithë (HAP), me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dëshmuan efektivitetin e këtij modeli në përmirësimin e aksesit të pacientëve vulnerabël në shërbimet shëndetësore, duke mundësuar zgjerimin gradual të tij në rreth 150 qendra shëndetësore në vend, ndërsa vetëm 2 vite më vonë, në shtator 2024, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vendosi ta shtrijë shërbimin në nivel kombëtar.

Megjithatë, pothuajse dy vjet pas shtrirjes së tij në nivel kombëtar, pikëpyetje serioze po ngrihen lidhur me mbështetjen financiare të këtij modeli dhe aftësinë e tij për të garantuar cilësinë, mbulimin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë.

Në një deklaratë publike, Shoqata Together for Life (TFL), organizata më e madhe në vend në fushën e shëndetësisë dhe të drejtave të pacientëve, i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që të sigurojë financim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm për Kujdesin Shëndetësor në Banesë.

Organizata argumenton se sfida nuk lidhet me mungesën e kapaciteteve financiare të shtetit, por me mungesën e prioritizimit të kujdesit shëndetësor parësor dhe të shërbimeve komunitare në politikat dhe planifikimin buxhetor.

“Mungesa e financimit të dedikuar ka pasoja të drejtpërdrejta në ofrimin e shërbimit. Infermierët dhe qendrat shëndetësore përballen me vështirësi në mbulimin e kostove të transportit, pajisjeve dhe materialeve të nevojshme për kujdesin në banesë. Në mungesë të mbështetjes financiare, një pjesë e konsiderueshme e barrës ekonomike transferohet te pacientët dhe familjet e tyre”, thekson Shoqata Together for Life.

Në një vend ku popullsia po plaket me ritme të shpejta, ku sëmundjet kronike dhe degjenerative janë në rritje dhe ku mijëra të moshuar jetojnë vetëm ose varen nga kujdesi i familjarëve, Kujdesi Shëndetësor në Banesë nuk mund të konsiderohet më një shërbim plotësues. Ai përfaqëson një komponent thelbësor të sistemit shëndetësor modern, i cili garanton akses më të barabartë në kujdes, përmirëson cilësinë e jetës së pacientëve dhe redukton barrën fizike, emocionale dhe financiare të familjeve.

Për mijëra pacientë, njëjtë si ata që jetojnë në fshatin e Albanës, kujdesi shëndetësor në banesë nuk është thjesht një shërbim shtesë, por përbën të vetmen mënyrë për të marrë ndihmën dhe asistencën që u nevojitet./ Xhesika Tollia, Shteg.org

Etiketa: Edi Ramaplakja e popullsisesistemi shendetesorete moshuar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestuesi: Jo vetëm burg për Ramën dhe Berishën, por edhe konfiskim pasurie

20:07 : 15/06/2026
AKTUALITET

Pas incidenteve të mbrëmshme, organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve: Do marshojmë vetëm brenda ‘Unazës’

18:49 : 15/06/2026
AKTUALITET

Protesta e 16/ Nis grumbullimi i qytetarëve tek sheshi Skënderbej

18:12 : 15/06/2026
AKTUALITET

Sot protesta e 16-të, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e Edi Ramës

16:27 : 15/06/2026
AKTUALITET

“T’i rikthejmë pushtetin qytetarëve”/ Aktivisti: Nëse rrëzohet Rama, hapat e tjerë janë të thjeshtë

16:15 : 15/06/2026
AKTUALITET

Amnistia e korrupsionit bën sërish bashkë Ramën dhe Berishën

15:31 : 15/06/2026
Para

Protestuesja: Gjithë shqiptarët në çdo cep të globit u bënë bashkë

TË GJITHA

Tragjedia në liqenin e Ulzës, nisin kërkimet për trupin e 37-vjeçarit

20:50 : 15/06/2026

10 Mëkatet e mëdha të protestës

20:41 : 15/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Deputeti gjerman u bën thirrje institucioneve europiane të reagojnë – VIDEO

20:32 : 15/06/2026

Emri/ Identifikohet viktima e aksidentit detar në Ksamil

20:20 : 15/06/2026

Protestuesi: Jo vetëm burg për Ramën dhe Berishën, por edhe konfiskim pasurie

20:07 : 15/06/2026

Denoncon protestuesja: Marrim telefonata intimiduese që të mos dalim në protestë

20:04 : 15/06/2026

Përplaset skafi i Policisë Kufitare me një mjet lundrues në Gjirin e Ksamilit, dyshohet për viktima

19:49 : 15/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibomcratosroyalbet girişbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabet destekgrandpashabet girişGrandpashabetjojobetnieuwsCasibomCasibomCasibomjojobetcasibomgrandpashabetholiganbetjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş