Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka reaguar zyrtarisht lidhur me një nga operacionet më të mëdha të viteve të fundit, duke konfirmuar goditjen e dy grupeve të strukturuara kriminale të përfshira në trafik ndërkombëtar të narkotikëve dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Sipas SPAK, hetimet janë zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr. 287/1 (2021), dhe kanë përfshirë një rrjet të gjerë aktiviteti kriminal që shtrihej në disa vende të Europës dhe Amerikës Latine.
Institucioni thekson se operacioni është realizuar në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, si dhe autoritetet e disa shteteve europiane.
Masat e sigurisë: 20 të arrestuar dhe nën hetim
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar GJKKO ka miratuar:
. 15 masa “arrest në burg”
. 5 masa “arrest në shtëpi”
Ndër personat e përfshirë janë individë të identifikuar me iniciale, mes tyre edhe figura të njohura nga fusha e biznesit dhe ndërtimit.
SPAK sqaron se një pjesë e të dyshuarve janë arrestuar, ndërsa të tjerë janë në kërkim ndërkombëtar.
Emrat për të cilët është lëshuar masë sigurie:
-Artur Shehu
-Leonard Bishaj
-Artur alias Luçiano Koçeku
-Abedin Koçeku
-Ervin Koçeku
-Orest Sota
-Ilir Shtufi
-Orgest Birçaj
-Dritan Aga
-Gëzim Islami
-Edmond Jaupi
-Alfredo Hamzai
-Ardian Zykaj
-Adrian Rama
-Erjon Rama
-Elton Memeti
-Arben Ismailaj
-Bensik Myftari
-Astrit Vladi
-Kastriot Vladi
DY GRUPE KRIMINALE NË QENDËR TË HETIMIT
Sipas dosjes hetimore, aktiviteti kriminal ishte i ndarë në dy struktura kryesore:
1. Grupi i drejtuar nga Alfredo Hamzai
Ky grup dyshohet për:
trafikim ndërkombëtar të kokainës
organizim të rrjetit të transportit nga Amerika Latine drejt Europës
pastrim të parave përmes investimeve në Shqipëri
2. Grupi i drejtuar nga Luçiano Koçeku

Ky grup dyshohet se ka operuar paralelisht dhe ka bashkëpunuar me individë të tjerë për:
shpërndarjen e lëndëve narkotike në tregjet europiane
investime në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme
qarkullim të të ardhurave kriminale në ekonomi formale
Hetimet përfshijnë edhe analiza të komunikimeve të enkriptuara, përfshirë platformën SKY ECC, si dhe përgjime telefonike dhe dokumente financiare.
Trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash
Një nga episodet kryesore të hetimit është sekuestrimi i 441 kilogramëve kokainë në Barcelonë, si dhe raste të tjera sekuestrimesh në Holandë, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar, të cilat dyshohet se lidhen me të njëjtin rrjet.
Hetimet, të mbështetura në komunikime të SKY ECC dhe përgjime telefonike, kanë zbuluar koordinim të vazhdueshëm për trafikun e drogës dhe menaxhimin e laboratorëve në Amerikën Latine, si dhe shpërndarjen në tregjet europiane.
Paralelisht, dyshohet edhe për pastrim parash përmes investimeve në pasuri të paluajtshme, projekte ndërtimi dhe biznese, ku janë përfshirë edhe persona të tjerë si A.Sh, A.I, B.M dhe E.J.
Sipas hetimeve, një pjesë e investimeve lidhet me prona në Tiranë, Palasë, Himarë dhe zona të tjera bregdetare, si dhe me kompani të përdorura për qarkullimin e fondeve kriminale.
Hetimet vijojnë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për zbardhjen e plotë të rrjetit dhe identifikimin e pasurive të tjera të dyshuara.
Arrestimi i Ilir shtufit dhe dyshimet për pastrim parash

Një nga emrat më të përfolur në këtë operacion është biznesmeni Ilir Shtufi, i cili është arrestuar në Greqi me kërkesë të SPAK.
Sipas hetimeve paraprake:
ai dyshohet për pastrim të produkteve të veprës penale
ka bashkëpunuar me rrjetin kriminal për investime në ndërtim
dyshohet se ka përdorur kompani ndërtimi për qarkullimin e parave të pista
SPAK thekson se Shtufi është pjesë e një skeme më të gjerë financiare ku fondet e përfituara nga trafiku i drogës janë investuar në projekte ndërtimi dhe pasuri luksoze në jug të vendit.
Bllokohet biznesi i Orgest Birçaj

Me urdhër të SPAK, është bllokuar biznesi i makinave luksoze me qira, ‘Top Seven’, i cili ndodhet pranë ish-Prakut të Autobusëve në Tiranë.
Biznesi rezulton në pronësi të një gruaje, Erinda Lutaj, por që dyshohet se është pronë e biznesmenit Orgest Birçaj.
Pasuritë e sekuestruara
Vila
Dy vila në Gjilekë, kompleksi Green Coast, Palasë Vlorë, si edhe vlera prej 500.000 euro e përfituar nga shitja e këtyre pasurive
Një vilë në Gjilekë, Vlorë, si dhe vlera prej 200.000 euro, e përfituar nga shitja e kësaj pasurie
Dy vila në Green Coast, Vlorë, si dhe vlera prej 680.000 euro e përfituar nga shitja e këtyre dy pasurive
Një vilë në Gjilekë, Vlorë, si dhe vlera 220,710 euro e përfituar nga shitja e kësaj pasurie.
Dy vila në Gjilekë, Vlorë, si dhe vlera 506,467 euro, e përfituar nga shitja e këtyre pasurive
Dy vila në kompleksin Rolling Hills, Tiranë
Shtatë vila dhe dy apartamente, të ndodhura në Jalë, Vuno, Himarë
Një vilë, e ndodhur në në Gjilekë, Vlorë
Llogari bankare:
336 llogari bankare të sekuestruara në banka të ndryshme të nivelit të dytë.
Shumat që duhet të sekuestrohen nga shoqëritë tregtare mund të arrijnë vlerën e mbi 6.2 milionë eurove dhe 9 milionë lekëve.
Sekuestro preventive është vendosur edhe mbi të drejtën e shtetaseve A.Sh, M.C, Xh.D dhe E.A për të përfituar vlerën e shpronësimit nga Komisioni i Posaçëm për Shpronësim, si bashkëpronarë në këtë pasuri. Vlera paraprake e shpronësimit është 352,859,661 lekë.
Truall:
Pasuri, e ndodhur në Sallmone, Shijak, si dhe shuma prej 58.000.000 lekë, e përfituar nga shitja.
Pasuria e llojit “truall”, e ndodhur në Sarandë.
11 pasuri me sipërfaqe totale mbi 113.000 m2, që ndodhen në Gjilekë, Vlorë.
Pasuri e llojit “truall”, Rruga: Dervish Hima, me sipërfaqe totale 315.2 m2, Tiranë.
Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar:
Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, “K…83”, me seli në Tiranë
Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, “K…83”me seli në Prishtinë, Kosovë dhe të gjitha llogaritë e saj bankare.
Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, “A…F… P…”, Tiranë dhe të gjitha mjetet në pronësi të saj.
Shoqëria “P….I….”, së bashku me të gjitha asetet që ajo zotëron.
Shoqëria “T… S”, me seli në Tiranë, si dhe asetet e rregjistruara në pronësi të saj (duke përjashtuar shoqërinë “T…S..C.”, në pronësi të të njëtit administrator)
Hotel:
“AP… B”, i ndodhur në Lungomare, Vlorë
Mjete lundruese:
Mjete lundruese, me gjatësi 13.8 ml, gjerësi 3.5 ml.
Gomone, me gjatësi 09.60 ml, gjerësia 03.73 ml.
Automjete
Automjet tip Audi S8
Mercedes Benz, model G-Class.
Si dhe ekuivalentin prej 15.000 euro, sekuestruar në llogari bankare, të përfituar nga shitja e një automjeti “Land Rover”.
Përmes vendimit nr. 435 akti, datë 10.6.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës parë ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë:
Pasuri e paluajtshme me siperfaqe totale 2000 m2, në Green Coast.
Pasuri të paluajtshme me sipërfaqe totale 478.7 m2, Gjilekë, Vlorë.
Të drejtat reale dhe pasuritë e paluajtshme në masën 43 % të këtyre të drejtave për subjektin “N…C…. G…”, me vendndodhje, Tiranë
38 % të të drejtave reale të sipërfaqeve ndërtimore për objektin, me vendndodhje Tiranë, me pronësi të L.K.
Katër apartamente dhe një depo, me vendndodhje në Tiranë (me investitor “N…C…. G…”)
38 apartamente me vendndodhje në Tiranë (me investitor “D…. C” dhe “N…C….G…”)
23 apartamente, me vendndodhje Tiranë.
106 garazhe, me vendndodhje në Tiranë.
Një njësi shërbimi me sipërfaqe 201.3 m2, Tiranë.
6 pasuri të paluajtshme, me vendndodhje në Kodër-Kamëz, Tiranë, në pronësi të personit nën hetim L.K si edhe G.I, L.I.
2 automjete; një Lamborghini dhe një Mercedes Benz
30 % të kuotave të shoqërisë, “U..C” LTD shpk, në pronësi të personit nën hetim L.K.
Është vendosur sekuestrimi i shoqërisë tregtare “M…. B… shpk” si dhe pasurisë së paluajtshme ku ajo kryen aktivitetin dhe çdo llogarie bankare në banka të nivelit të dytë.
Është vendosur sekuestrimi i shoqërisë tregtare “G… I “, aseteve të tij dhe çdo llogari bankare në banka të nivelit të dytë.
Është vendosur sekuestrimi i “I…. G” si dhe cdo llogari që këto subjekte kanë në të gjitha banka të nivelit të dytë.
Operacion ndërkombëtar
SPAK bën me dije se operacioni është realizuar në bashkëpunim me disa shtete të BE-së, duke përfshirë:
Belgjikën
Holandën
Spanjën
Italinë
Mbretërinë e Bashkuar
Greqinë
Hetimet vazhdojnë
Prokuroria e Posaçme deklaron se hetimet janë ende në zhvillim dhe nuk përjashtohet zgjerimi i dosjes me emra të tjerë të përfshirë në rrjet.
Po ashtu, vijon gjurmimi i pasurive të fshehura dhe identifikimi i lidhjeve financiare ndërkombëtare të dyshuara si pjesë e strukturës kriminale.














