• Kontakt
Wednesday, June 10, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

50 farmacistë rrezikojnë licencën, ndoqën trajnim të paakredituar dhe mbetën pa kreditet e detyrueshme

21:09 : 10/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Rreth 50 farmacistë ndodhen përballë rrezikut për t’iu nënshtruar provimit të shtetit, pasi një trajnim që ndoqën në fund të vitit 2025 nuk është njohur me kreditet e premtuara.

Shqetësimi u ngrit në emisionin Fiks Fare nga dy farmaciste, të cilat tregojnë se morën pjesë në një aktivitet katërditor të organizuar nga Shoqata Maya, me pritshmërinë për të përfituar 18 kredite të edukimit në vazhdim.

Sipas rregullave në fuqi, farmacistët duhet të grumbullojnë 75 kredite gjatë një periudhe pesëvjeçare, ndërsa çdo vit duhet të sigurojnë të paktën 5 kredite. Pjesëmarrëset në trajnim shprehen se kanë paguar rreth 4400 lekë  për aktivitetin, por problematika nuk lidhet me pagesën, por me faktin se kreditet nuk janë reflektuar në sistem edhe pas gjashtë muajsh.

Ato tregojnë se kanë kërkuar vazhdimisht informacion nga organizatorët e aktivitetit, por nuk kanë marrë një përgjigje të qartë. Për pasojë, viti 2025 rezulton pa asnjë kredit të regjistruar për pjesëmarrësit, çka mund t’i detyrojë ata t’i nënshtrohen provimit të shtetit në përfundim të ciklit pesëvjeçar.

Për këtë çështje reagoi edhe Urdhri i Farmacistit. Presidenti i tij, Defrim Goma, deklaroi se institucioni është në dijeni të problematikës dhe se farmacistë të shumtë janë ankuar ditët e fundit.

Sipas tij, një bord i ngritur pranë Ministrisë së Shëndetësisë ka lënë në fuqi vendimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror, e cila nuk e ka akredituar aktivitetin në fjalë.

Lexo edhe:

Skandali në shëndetësi/ Terapia hormonale në QSUT ‘ndez’ revoltë: Spitalet pa ilaçe, qeveria me eksperimente

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

Goma theksoi se organizatorët e aktivitetit kanë qenë në dijeni të këtij vendimi dhe duhet të kishin informuar pjesëmarrësit në kohë.

Ai shtoi se raste të tilla sjellin pasoja të drejtpërdrejta për profesionistët e shëndetësisë, të cilët besojnë se kanë plotësuar detyrimet e tyre, por në fund rezultojnë pa kreditet e nevojshme. Sipas tij, po shqyrtohet edhe mundësia e masave ose penaliteteve ndaj shoqatës organizatore.

Nga ana tjetër, kryetari i Shoqatës Maya, Indrit Seferi, deklaroi se nuk është i qartë për arsyet pse aktiviteti nuk është vlerësuar nga agjencia përkatëse. Ai tha se kishte dijeni se aktiviteti ishte vlerësuar me 2 ose 3 pikë dhe jo me zero, ndërsa shtoi se vonesat në komunikimin e institucioneve përgjegjëse kanë krijuar paqartësi për pjesëmarrësit.

Menjëherë pas interesimit të gazetarëve të Fiks Fare, farmacistëve pjesëmarrës u është dërguar një email nga shoqata, ku njoftohen se aktiviteti do të zhvillohet sërish.

Megjithatë, kjo zgjidhje nuk i shpëton ata nga pasojat e mundshme, pasi kreditet që mund të fitohen nga aktiviteti i ri do të llogariten për vitin 2026 dhe jo për vitin 2025, periudhë për të cilën ata rezultojnë pa kredite./TCH

Etiketa: farmacistelicenceMinistrisë së ShëndetësisëUrdhri i Farmacistit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali në shëndetësi/ Terapia hormonale në QSUT ‘ndez’ revoltë: Spitalet pa ilaçe, qeveria me eksperimente

20:19 : 29/05/2026
AKTUALITET

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gjirokastër/ Kontrabandë ilaçesh nga Greqia, procedohet farmacistja

11:29 : 27/04/2025
AKTUALITET

Licencë të re për landfill privat? Gazetari zbulon tratativat për mbetjet pas mbushjes së Sharrës

22:16 : 24/04/2025
AKTUALITET

U gjetën pa licencë, dentistët turq i fshihen inspektoriatit

22:50 : 28/03/2025
AKTUALITET

“30 vjet garanci, është 550 mijë lekë”, dentistët turq punojnë pa licencë

21:30 : 28/02/2025
Para

Rindizet zjarri në zonën ku janë të depozituara mbetjet urbane në Vlorë

TË GJITHA

Çfarë po shkarkojnë më shumë shqiptarët në celular?

22:35 : 10/06/2026

Dosja e panjohur/ Violand Braçellari keqtrajtoi kushëririn, por pse u tërhoq ai nga denoncimi?

22:25 : 10/06/2026

Protestuesit ‘paralizojnë’ qarkullimin në Tiranë, marshojnë nëpër rrugët e kryeqytetit

22:15 : 10/06/2026

Aksident fatal në Laknas, 20-vjeçari përplas 48-vjeçarin me motor

22:04 : 10/06/2026

Vrasja e efektivit Enea Mekolli/ Prindërit e autorit: Pse policia vendore nuk njoftoi RENEA-n?

22:01 : 10/06/2026

Vijon marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit ulen te kryqëzimi i 21-Dhjetorit

21:51 : 10/06/2026

Socialistët po ‘skanojnë’ rrjetet sociale për të gjetur drejtuesit e protestës

21:45 : 10/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Deneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabet belge numarasımatbetjojobetholiganbetbetpark girişJojobet GirişGrandpashabet destekgrandpashabet girişCratosroyalbetjojobethttps://www.letmejizz.coGrandpashabetGrandpashabetMeritkingcasibomjojobetCasibom Güncel Girişjojobet girişjojobet güncel girişjojobet