• Kontakt
Sunday, June 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Lufta e Iranit dhe kthesa e Friedrich Merzit

09:38 : 08/06/2026
në BOTA

Kreu i qeverisë gjermane, Friedrich Merz, dukej i befasuar nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt. Gjatë këtyre sulmeve u vranë figura të rëndësishme nga udhëheqja iraniane, mes tyre edhe lideri fetar Ajatollah Ali Khamenei, por edhe shumë civilë.

Që këto sulme do të mbuloheshin nga e drejta ndërkombëtare, këtë nuk e ka pretenduar që atëherë asnjë jurist i njohur, as edhe ndonjë anëtar i qeverisë federale në Gjermani. Megjithatë, fjala “shkelje e së drejtës ndërkombëtare” nuk i ka dalë ende nga goja Friedrich Merzit. Në vend të kësaj, ai e përshkroi qeverinë iraniane si një “regjim terrorist” dhe tha: “Klasifikimet nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare do të kenë pak ndikim.” SHBA-ja dhe Izraeli, sipas tij, kishin “arsye të mira” për sulmet.

“Unë besoj se (në fillim) (te Merz) mbizotëronte bindja se izraelitët dhe amerikanët në Iran po bëjnë gjëra që evropianët nuk janë në gjendje t’i bëjnë, por që nga ana tjetër ndajnë të njëjtat qëllime politike”, thotë politologu Johannes Varwick nga Universiteti i Halles për DW. Në të njëjtën kohë, ai nuk ka dashur t’i kritikojë amerikanët “që në njëfarë mënyre po i zbatojnë qëllimet e përbashkëta me metoda që vetë nuk do t’i preferonte”.

Që atëherë, fjalët mirëkuptuese të Merzit për sulmet ndaj Iranit shkaktuan debat. Kritikë, si për shembull nga “European Center for Constitutional and Human Rights”, e akuzuan atë për një “kapitullim përballë politikës së fuqisë”, ndërsa presidenti federal Frank-Walter Steinmeier paralajmëroi që e drejta ndërkombëtare të mos “lihet mënjanë”.

Henning Hoff nga Shoqata Gjermane për Politikën e Jashtme e përshkroi për DW lëkundjen e Merzit – herë e konsideron shumë të rëndësishme të drejtën ndërkombëtare, si në luftën në Ukrainë, e herë më pak të rëndësishme, si në luftën në Iran – kështu: “Në fakt, kancelari duket se ka një raport situativ ndaj së drejtës ndërkombëtare.”

Lexo edhe:

Irani dhe SHBA-ja fajësojnë njëri-tjetrit pas rifillimit të sulmeve pavarësisht armëpushimit

Pse Shqipëria nuk duhet të mbyllë sytë para asaj që po ndodh në Gaza?

Miqësi përmes afrimit ndaj Trumpit?

Kritikat u shtuan pas udhëtimit të Merzit në Uashington tek Donald Trump, vetëm pak ditë pas fillimit të sulmeve. Me një lloj afrimi, Merz dukej se po përpiqej të fitonte simpatinë e Trumpit – gjë që edhe ia doli përkohësisht.

Në Gjermani shpërtheu një debat i ashpër. Politikani i CDU-së për politikën e jashtme, Norbert Röttgen, tha në Bundestag se bëhej fjalë për një balancim të vështirë: “Cila është e keqja më e vogël?” Lufta, pa asnjë dyshim, është një e keqe. Por: “Regjimi i mullave është e keqja më e madhe për rajonin, për njerëzit në Iran dhe përtej.” Ndërkohë, Lea Reisner nga partia e majtë kritikoi se kancelari “e kishte lejuar veten të përdorej si figurant i Trumpit”. Eksperti Johannes Varwick arrin në përfundimin: “Merz në këto çështje – nuk mund të thuhet më qartë – kishte një busull të gabuar.”

Ndërkohë, Gjermania filloi t’i ndiejë shpejt pasojat ekonomike të luftës në Iran: për shkak të bllokimit të Ngushticës së Hormuzit, çmimet e naftës dhe gazit u rritën ndjeshëm. Kjo e ngadalësoi edhe më shumë ekonominë gjermane, e cila ishte edhe më parë e dobët.

Në politikën e brendshme, kjo ishte gjëja e fundit që i duhej Merzit. Ndërsa vlerësimet për punën e qeverisë dhe veçanërisht për Merzin ranë ndjeshëm, mbështetja për partinë pjesërisht ekstremiste të djathtë AfD u rrit. Ndërkohë, sipas sondazheve, AfD-ja ka kaluar tashmë CDU/CSU-në e Merzit.

Merz e sheh SHBA-në të poshtëruar nga Irani

Pastaj, në fund të prillit, erdhi kthesa e papritur – të paktën kështu dukej. Gjatë një diskutimi me nxënës, Merz tha se SHBA-të në luftën me Iranin nuk kishin “një strategji vërtet bindëse”. Udhëheqja iraniane, sipas tij, po e “poshtëronte” SHBA-në.

Çfarë e shkaktoi kthesën? “Kam përshtypjen,” thotë Varwick, “se retorika krejtësisht e tepruar që ka përdorur Donald Trump ka trembur dhe madje ka zmbrapsur shumë njerëz edhe nga ata që kishin vullnet të mirë: u fol madje për zhdukjen e Iranit.”

Trumpi, i cili në Uashington ishte shfaqur ende në harmoni të plotë me kancelarin, u tërbua pas kritikave të Merzit. Në platformën e tij Truth Social ai e akuzoi se nuk kishte asnjë ide për çfarë po fliste. Nuk është çudi, shkroi ai, “që Gjermania po ecën kaq keq ekonomikisht dhe në përgjithësi”.

Zemërimi i presidentit amerikan

Nga Gjermania pritet të tërhiqen tani 5000 ushtarë amerikanë, ndoshta edhe më shumë. Vendosja e planifikuar e raketave lundruese Tomahawk si mbrojtje kundër Rusisë u anulua. Edhe tarifat doganore për makinat nga BE-ja pritet të rriten edhe një herë.

Merz mund ta ketë zemëruar presidentin, por popullsia gjermane në pjesën më të madhe i jep të drejtë kancelarit me qëndrimin e tij të ri, kritik. Sipas një sondazhi të “ARD-Deutschlandtrend”, pak pas fillimit të luftës, 58 për qind e të anketuarve e konsideronin të pajustifikuar ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit. Besimi tashmë i ulët i gjermanëve ndaj SHBA-së nën Trumpin ka rënë edhe më tej në mënyrë të ndjeshme. Vetëm 15 për qind i konsiderojnë SHBA-të si një partner të besueshëm. Që atëherë, këto shifra nuk kanë ndryshuar shumë.

Gjest i vullnetit të mirë – po vetëm nga pala gjermane

Ndërkohë, po bëhen përpjekje për kufizimin e dëmeve, por për momentin vetëm nga pala gjermane. Edhe pse Merz i ka qëndruar vlerësimit të tij për luftën në Iran, ai premtoi se Gjermania do të marrë pjesë në një mision detar në Ngushticën e Hormuzit pas përfundimit të luftimeve. Një anije gjermane për çminim tashmë është në gatishmëri. Nëse ky mision do të realizohet, mbetet e hapur. Por mbi të gjitha, duket se ishte e rëndësishme gjesti ndaj Trumpit.

Megjithatë, marrëdhënia transatlantike nuk duket aspak e riparuar. Në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s në Suedi në fund të majit, sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se “zhgënjimi” i Trumpit për sjelljen e aleatëve të NATO-s në luftën në Iran duhet të trajtohet “në nivelin e krerëve të shteteve dhe qeverive”. Samiti i NATO-s në Ankara në korrik “ndoshta do të jetë një nga më të rëndësishmit” në historinë e aleancës.

Si përfundim nga 100 ditët e luftës në Iran për Gjermaninë, politologu Johannes Varwick formulon: “Gjermania dhe Evropa duhet të përcaktojnë interesat e tyre dhe të mos rrinë si një lepur i ngrirë përballë gjarprit, ndërkohë që gjarpri ndodhet në Uashington dhe nesër lëviz në një drejtim, e pasnesër në një tjetër.”

Më shumë pavarësi nga SHBA-të nën Trumpin – kjo ishte edhe ajo që Friedrich Merz kërkonte që në fillim të vitit 2025, kur ende nuk ishte kancelar. Pas një faze ku shmangu kritikën publike, tani ai duket se është kthyer sërish në pikën fillestare. /DW

Etiketa: donald trumpfrederich merzIranlufte

Lajme të lidhura

BOTA

Irani dhe SHBA-ja fajësojnë njëri-tjetrit pas rifillimit të sulmeve pavarësisht armëpushimit

14:40 : 28/06/2026
Palestinians inspect the damage following an Israeli airstrike on the El-Remal aera in Gaza City on October 9, 2023. Israel continued to battle Hamas fighters on October 10 and massed tens of thousands of troops and heavy armour around the Gaza Strip after vowing a massive blow over the Palestinian militants' surprise attack. Photo by Naaman Omar apaimages
BOTA

Pse Shqipëria nuk duhet të mbyllë sytë para asaj që po ndodh në Gaza?

10:05 : 28/06/2026
BOTA

Përshkallëzohet sërish situata në Lindjen e Mesme, SHBA godet objektiva iraniane në Ngushticën e Hormuzit

09:01 : 28/06/2026
BOTA

Trump kërcënon sërish evropianët me tarifa 100%

13:17 : 27/06/2026
BOTA

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

11:11 : 27/06/2026
BOTA

Meloni dhe Trump/ Grindja publike që po rezulton shumë e vështirë për tu rregulluar

09:26 : 27/06/2026
Para

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

TË GJITHA

Hetimi i “The Sun”: Mbi 1,500 shqiptarë u rikthyen në Britani pasi ishin deportuar

17:23 : 28/06/2026

Protesta hyn në një fazë të re, nisin procedurat për krijimin e Kuvendit Kombëtar Qytetar

17:12 : 28/06/2026

Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona

17:00 : 28/06/2026
Palestinians inspect the damage following an Israeli airstrike on the El-Remal aera in Gaza City on October 9, 2023. Israel continued to battle Hamas fighters on October 10 and massed tens of thousands of troops and heavy armour around the Gaza Strip after vowing a massive blow over the Palestinian militants' surprise attack. Photo by Naaman Omar apaimages

Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?

16:45 : 28/06/2026

Rrëzohet një helikopter në Arabinë Saudite, humbin jetën 14 persona

16:33 : 28/06/2026

Media gjermane: Projekti i Kushner ndezi revoltën, mijëra shqiptarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

16:20 : 28/06/2026

Zjarri në Mallakastër rrezikon Parkun Arkeologjik të Bylisit

16:03 : 28/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibom güncel girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetMeritkingcasibomnieuwsMeritkingGrandpashabetCasibomUltrabetcasibomjojobet girişjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahisgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetultrabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobet