Sot është dita e gjashtë radhazi që bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur nga qytetarë që po protestojnë. Në zonën e protestës ka pankarta të shumta të mbajtura nga qytetarët, ku shihen mesazhe që synojnë të distancojnë tubimin nga politika, si “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “Edi Rama dorëhiqu”.
Mes pankartave janë shfaqur edhe thirrje si “Atdheu nuk është në shitje”, “Toka është e maskarenjve por Atdheu i shqiptarëve”, “2000 euro metri katror, 600 euro qeraja, 700 euro paga”.

Gjithashtu nuk mungojnë edhe slogane më të ashpra ndaj klasës politike, si “Ju jeni hajdutë”, “Di gjë ka ilaç kundër helmit të gjakpirësve” dhe “Shoqëria është e jona”.
Protesta vijon të mbahet në bulevard, ndërsa qytetarët theksojnë praninë e tyre të vazhdueshme përmes pankartave dhe mesazheve të ndryshme.



















