Nga protesta e organizuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, qytetarët prezantuan pesë kërkesa që i cilësuan si të panegociueshme dhe që i drejtohen kryeministrit Edi Rama.
Sipas tyre, pas pesë ditësh protestash të pandërprera në Tiranë, qytetarët janë të vendosur të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e këtyre kërkesave.
Organizatorët deklaruan se protesta është një nismë e qytetarëve të lirë dhe nuk drejtohet nga forca politike, por nga individë që, sipas tyre, janë bashkuar për mbrojtjen e interesit kombëtar dhe të ardhmes së vendit.
Ata tha se kërkesat e paraqitura burojnë nga vullneti i mijëra qytetarëve që i janë bashkuar protestës dhe përfshijnë:
1. Dorëheqjen e qeverisë;
2.Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;
3.Shfuqizimin e Paketës së Maleve;
4.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;
5.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.
Protestuesit theksuan se këto kërkesa përfaqësojnë, sipas tyre, interesin publik dhe mbrojtjen e pasurive natyrore e kulturore të vendit.














