• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Irani po çimenton kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit

09:31 : 22/05/2026
në BOTA

Pak pas nisjes së luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, Irani mori kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, një arterie kyç për furnizimet globale të naftës dhe gazit.

Duke kërcënuar dhe duke sulmuar dërgesat ndërkombëtare, Irani e ka çuar trafikun detar pothuajse në një paralizë të plotë, duke i dhënë vetes një levë të madhe ndaj fqinjëve të tij në Gjirin Persik dhe ndaj ekonomisë globale.

Tani, Republika Islamike po e formalizon dominimin e saj mbi këtë nyje strategjike duke vendosur një regjim të ri transiti. Kjo po ndodh pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara, që kanë vendosur një bllokadë të tyre në ngushticë.

Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik të Iranit (PGSA) – një trup i ri që është i ngarkuar për verifikimin dhe vendosjes së tarifave ndaj anijeve – filloi zyrtarisht funksionimin më 18 maj.

Lexo edhe:

Dubai kërkon rrugë të re tregtare, porti i ri synon të anashkalojë Ngushticën e Hormuzit

SHBA-ja godet sërish Iranin pas rikthimit të bllokadës në Ngushticën e Hormuzit

Në një postim në X më 20 maj, ku u postua edhe një hartë, PGSA-ja përcaktoi zonën e kontrollit detar të Iranit në Ngushticën e Hormuzit.

Ky autoritet tha se kjo zonë përfshin hapësirën midis vijës që shtrihet nga “Kuh-e Mubarak në Iran deri në jug të Fuxhairasë në Emiratet e Bashkuara Arabe… deri te vija që lidh cepin e ishullit Keshm në Iran dhe Um Al-Kuvain në Emirate të Bashkuara Arabe”.

Në postim u shtua se “transiti përmes kësaj zone me qëllim kalimin përmes Ngushticës së Hormuzit kërkon koordinim me autorizim nga Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik”.

Irani, në praktikë, po “e shndërron ngushticën nga një korridor transiti, që ka ndërprerje, në një regjim lejesh, të administruar nga shteti, dhe të tarifave”, tha Windward, kompania për informacione detare, përmes një raporti të publikuar më 20 maj.

Edhe pse postimet e PGSA-së në X citohen nga mediat shtetërore, mbetet e paqartë se kush qëndron pas kësaj llogarie, cili entitet e mbikëqyr apo ku i ka zyrat, nëse ka. Madje, ky autoritet nuk ka as ueb-faqe. Gazetarja hulumtuese me bazë në Iran, Fatemeh Karimkhan, tha se “nuk ka të dhëna” për ekzistencën e PGSA-së.

“Është e habitshme që një llogari e paverifikuar në X mund të kontrollojë rrjedhën e lajmeve në këtë mënyrë”, shkroi ajo në X.

“Ëndrra me sy hapur”

Kjo lëvizje nga PGSA-ja nxiti reagime të ashpra nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke thënë se zona e pretenduar e kontrollit nga Irani zgjatet deri në ujërat territoriale të Emirateve.

“Regjimi po tenton të krijojë një realitet të ri i lindur nga një disfatë e qartë ushtarake, por përpjekjet për të kontrolluar Ngushticën e Hormuzit apo për të cenuar sovranitetin detar të Emirateve nuk janë asgjë tjetër veçse ëndrra me sy hapur”, shkroi në X më 21 maj Anwar Gargash, këshilltar presidencial në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërkaq, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) tha përmes një deklarate më 20 maj se ka koordinuar transitin e 26 anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, që lidh Gjirin Persik me detin e hapur, gjatë 24 orëve paraprake.

“Trafiku përmes Ngushticës së Hormuzit po realizohet me leje dhe koordinim me Marinën e IRGC-së”, tha Garda Revolucionare. Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur që në mënyrë të pavarur ta verifikojë këtë pretendim.

Windward tha se më 20 maj, tre VLCC, apo transportues shumë të mëdhenj të naftës bruto, kaluan përmes Ngushticës së Hormuzit. Në mesin e tyre ishin dy anije të kontrolluara nga Kina dhe një anije cisternë me flamur të Koresë së Jugut.

Dy ditë më herët, SHBA-ja shënjestroi një VLCC të lidhur me Iranin në Oqeanin Indian. Ky ishte sekuestrimi i tretë nga SHBA-ja i një cisterne të lidhur me Iranin që nga fillimi i bllokadës detare më 13 prill.

“Pamja e përgjithshme tregon një ngushticë që nuk është më një korridor i mbyllur, por një mjedis i kontestuar dhe me qasje të shkallëzuar, i formësuar nga zbatimi paralel amerikan dhe kontrolli administrativ iranian”, tha Windward.

“I paligjshëm”

Ekspertët detarë thanë se regjimi i ri iranian për lëshimin e lejeve dhe vendosjen e tarifave në Ngushticën e Hormuzit është i paligjshëm.

Sipas Konventës së OKB-së për të Drejtën e Detit (UNCLOS), anijeve që kalojnë në mënyrë “paqësore” nëpër ujërat territoriale të një shteti nuk mund t’u ngarkohet tarifë. Por, kjo konventë – të cilën Irani e ka nënshkruar, por kurrë nuk e ka ratifikuar – parashikon gjithashtu se anijet mund të tarifohen për “shërbime specifike” që u ofrohen.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, juristi detar dhe eksperti për qeverisjen oqeanike, Ian Ralby, i përshkroi veprimet e Iranit si “qartazi të paligjshme, sipas të drejtës ndërkombëtare”.

Ekspertët kanë ngritur gjithashtu dyshime mbi ligjshmërinë e bllokadës detare të Shteteve të Bashkuara ndaj anijeve dhe porteve iraniane, e cila ka ndërprerë tregtinë detare të Teheranit.

Fqinjët e Iranit – Iraku dhe Pakistani – si dhe India kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe me Teheranin, duke mbetur jashtë sistemit të tarifimit iranian. Por, të gjitha vendet e tjera përballen me detyrimin për të paguar një tarifë, e cila raportohet të jetë rreth 2 milionë dollarë për anije, në juan kinez ose në kriptovalutë.

Në nivelet aktuale, sistemi i tarifave i Iranit mund të gjenerojë deri në 3 miliardë dollarë në vit, thanë ekspertët. Kjo shifër mund të rritet deri në rreth 8 miliardë dollarë në vit nëse trafiku detar kthehet në nivelet që ishte para konfliktit, kur deri në 140 anije kalonin çdo ditë nëpër ngushticë.

“Operatorët që paguajnë tarifat e PGSA-së janë kryesisht aktorë të lidhur me Kinën dhe operatorë të flotës gri dhe flotës në hije që menaxhohen nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët nuk mund të sigurojnë mbulim në nivel shtetëror. Asnjë operator me flamur perëndimor nuk ka pranuar publikisht pagesë”, tha Windward në raportin e 20 majit.

Ekspertët thanë se pagesa e kësaj tarife mund t’i ekspozojë kompanitë e transportit detar ndaj sanksioneve amerikane. Pavarësisht rreziqeve, operatorët mund të jenë të gatshëm të bëjnë biznes me Iranin.

“Fatkeqësisht, nevoja për tregti detare si për daljen ashtu edhe për hyrjen në Gjirin Persik është aq e madhe, sa shumë operatorë potencialisht janë të gatshëm ta paguajnë atë tarifë”, tha Ralby, i cili drejton organizatën jofitimprurëse për sigurinë detare, Auxilium Worldwide./REL

Etiketa: IranNgushtica e HormuzitSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Dubai kërkon rrugë të re tregtare, porti i ri synon të anashkalojë Ngushticën e Hormuzit

10:36 : 14/07/2026
BOTA

SHBA-ja godet sërish Iranin pas rikthimit të bllokadës në Ngushticën e Hormuzit

08:35 : 14/07/2026
BOTA

SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

18:22 : 13/07/2026
BOTA

Irani paralajmëron SHBA-në për Ngushticën e Hormuzit: Nuk lejojmë ndërhyrje

17:19 : 13/07/2026
BOTA

Trump: SHBA do të marrë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe këtë herë do të paguhemi

16:05 : 13/07/2026
BOTA

Marrëveshja SHBA-Iran drejt kolapsit? Sulmet dhe mosbesimi rrisin tensionet

15:20 : 13/07/2026
Para

Në prag të zgjedhjeve në Kosovë, Qeveria në detyrë ndan para për disa kategori

TË GJITHA

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

12:39 : 14/07/2026

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

12:23 : 14/07/2026

Shqipëria po moshohet, por gratë po plaken më shpejt; Mosha mediane e femrave kalon 45 vjeç

12:03 : 14/07/2026

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

11:58 : 14/07/2026

SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

11:47 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş