• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Tenderat në bisedat e SKY ECC’, Qyno: SPAK i anshëm politikisht

22:23 : 21/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Gazetari investigative Elton Qyno ka komentuar zhvillimet më të fundit që lidhen me drejtësinë shqiptare dhe deklaratat në Senatin amerikan të kandidatit për ambasador të SHBA në Shqipëri, Eric Wendt.

Gjatë emisionit “Çim Peka Live” në SYRI TV, Qyno ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si janë trajtuar disa dosje nga SPAK, duke lënë të kuptohet se në raste të caktuara hetimet kanë pasur ndikim politik dhe mungesë paanshmërie.

Në analizën e tij, Qyno ndaloi edhe tek pritshmëritë për rolin e Eric Wendt në Tiranë, duke e lidhur profilin e tij ushtarak dhe eksperiencën në operacione të sigurisë me nevojën për një qasje më të ashpër ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe aferave me tendera publikë.

Ai solli në vëmendje edhe komunikimet e zbardhura nga aplikacioni Sky ECC, ku sipas tij figura të botës së krimit shfaqnin interes më të madh për tenderat publikë sesa për trafikun e kokainës, duke e konsideruar korrupsionin institucional si burimin më fitimprurës në Shqipëri.

Qyno: …të mbulojmë të gjithë funksionin edhe aktivitetin e punës së asaj godine dhe që padyshim ka dhënë efektin te ‘por’-i dhe ‘por’-i ishte shumë i rëndësishëm sepse pa diskutim ato informacione që ai ka marrë nga rrymat e brendshme qoftë edhe të jashtme që kanë raportuar tek ai për një informacion të përgjithshëm rreth punës së SPAK-ut, sigurisht që ka pasur dhe informacione besoj që SPAK-u në disa episode të dosjeve penale nuk ka qenë i paanshëm, por ka qenë i njëanshëm. Dhe këtu kam parasysh shumë dosje të cilat kanë qenë dhe janë politike, sepse vetë kallëzimet kanë ardhur nga individë politikë, nga forca politike për të goditur një subjekt politik dhe që ecin në shumë praktika hetimore me formulën e Lavrenti Berias që thoshte “më jep personin se krimin ja gjej vetë”. Pra, nëse ecim me këtë idenë që jepni emrin e një personi dhe pastaj mua më lini kaq ditë kohë se krimin ja gjej vetë, këtu jemi në një moment të gabuar. Pra, nëse do kishim atë që tha Çim Peka, që nëse do kishim një ambasador që vinte tek SPAK-u dhe thoshte urdhëroni listën dhe o burrani na i arrestoni këta siç po ndodhte me rastin e Yuri Kim, këtu nuk do të jemi në një nivel ambasadori që përfaqëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse jemi në një nivel ambasadori, do të thoja, mjaft të ulët përsa i përket mënyrës së veprimit të tij. Nuk do të jemi më në një nivel ambasadori që i jep një mesazh të duhur për popullin shqiptar dhe për drejtësinë shqiptare apo qoftë edhe për politikën shqiptare, por do të jemi në një nivel që kam frikë se do shtrihet pikërisht tek ajo shezlona që përmendi Çim Peka, kam frikë se do shkojë nëpër dasma e nëpër synetlliqe këtu dhe që do shkojë pikërisht tek ai ‘klubi i të gjatëve’ siç e bëri pyetjen ajo dhe që do bjerë në zhargonin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” të Tiranës. Do bjerë në zhargonin e kafeve të Tiranës dhe do bjerë në zhargonin e mentalitetit shqiptar që këtu mund të bëhet gjithçka, por në fund asgjë s’bëhet dhe asgjë nuk arrihet për të shkuar më tepër prosperitetit dhe më tepër agjendës politike të Shqipërisë, por dhe mirëqenies së vetë popullit. Nëse do të vijë dhe do të bëjë të njëjtën gjë siç kanë bërë dhe ambasadorë të tjerë, atëherë sigurisht që këtu nuk do të ndryshojë asgjë. Por duke qenë se vjen nga një dikaster, vjen nga një forcë shumë e fuqishme ushtarake siç është ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke qenë se është provuar në shumë misione ushtarake dhe ka qenë te vija e parë e luftës, nuk ka qenë në eskalonin e dytë apo në të tretë por ka qenë te vija e parë, kam përshtypjen se do t’i japë një mesazh, do t’i japë një goditje politike apo qoftë edhe një goditje të fortë sistemit në Shqipëri përsa i përket jo vetëm sistemit politik, por edhe përsa i përket luftës kundër krimit dhe çështje me rëndësi është dhe fakti që të ketë dhe transparencë në tendera. Sepse e përmendi, duam transparencën e tenderave duke hyrë edhe tek pjesa e tenderit të Porto Romanos. Pra, po t’i shohësh ato bisedat kur i zbardhëm neve gazetarët e kronikës në Sky, një pjesë e personave që merren me trafik kokaine, se Tani foli gjatë për trafikun e kokainës, thoshin që “më mirë mos merremi me kokainë se kemi tenderat. Nga tenderat del më mirë.” Pra tenderat janë më fitimprurëse sesa kokaina. Pavarësisht se ai mund të çojë 11 ton siç tregonte Tani, por jo, ç’e do 11 ton kur ti po hyre dhe pive dy vjet qumështin e aksionit. Aty ka tendera miliona euroshe, që ti mund të hysh atje dhe mund të mos bësh asnjë punë dhe mund të mos rrezikosh asgjë, mund të mos investosh asgjë, dhe në fund të fundit nuk je në mes të oqeanit, je në mes të Tiranës, në mes të një qyteti të Shqipërisë dhe merr milionat. Prandaj që shumë biseda aty flitet për tendera në Sky, në bisedat e koduara të Sky. Dhe nuk flitet vetëm për krimin dhe vetëm për kokainën, por ata kanë strategji…

Lexo edhe:

I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa

DOSJA e grupi të Call-Centerave tek ‘Delijorgji’/ Zbulohen KODET e fshehta mes operatorëve

Etiketa: Elton Qynospak“Sky ECC“

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa

18:18 : 23/06/2026
AKTUALITET

DOSJA e grupi të Call-Centerave tek ‘Delijorgji’/ Zbulohen KODET e fshehta mes operatorëve

09:09 : 23/06/2026
AKTUALITET

“Fut më pak kokainë në çanta se u mpinë punëtorët”/ Zbardhen bisedat mes Dizdarit dhe Aliut!

16:38 : 22/06/2026
AKTUALITET

“ZIG-ZAG” në tokën e Ramës”/ Berisha: E vërteta e shkarkimit të Artan Lames!

21:48 : 21/06/2026
AKTUALITET

Grupi i kokainës, veç ndërtimit, investime në energjetikë. Ja kompania e hapur nga vëllezërit Aliu për fotovoltaikë

10:37 : 21/06/2026
AKTUALITET

Dosja e grupit të drogës/ SPAK kontrolle tek biznesmeni Dodë Doçi dhe kompania e Vilave ‘Lura’ në Lalz

21:02 : 19/06/2026
Para

Rregullorja e re e Kuvendit/ OSBE: : Hap pozitiv për dialogun politik

TË GJITHA

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

10:47 : 24/06/2026

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026

Meta dhe Kryemadhi para drejtësisë, nis seanca e themelit në GJKKO

10:22 : 24/06/2026

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026

Temperatura deri në 44°C në Francë, 68 mijë familje pa energji elektrike mes valës historike të të nxehtit

09:56 : 24/06/2026
Foto ilustruese

“Pishinat burim infeksioni vaginal”, gjinekologia tregon rrezikun gjatë verës

09:55 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş