• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Korrupsion te Tatimet, koncesionet dhe PPP-të/ Raporti i IBAR për Shqipërinë “nxin” qeverinë e Ramës

20:14 : 21/05/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë dhënë sot dritën jeshile për vijimin e procedurës së miratimit të IBAR-it për Shqipërinë, ndërsa kanë dalë me përfundime të ashpra ndaj qeverisë shqiptare.

Raporti konsiderohet një hap i rëndësishëm në procesin e negociatave të Shqipërisë, por njëkohësisht edhe një nga raportet më kritike të viteve të fundit për mënyrën sesi funksionon shteti shqiptar.

BE thekson se korrupsioni vijon të mbetet i përhapur në shumicën e fushave të jetës publike dhe biznesit, duke përfshirë të gjitha nivelet e qeverisjes qendrore dhe vendore.

Theksi kryesor vihet mbi sektorët më të ekspozuar ndaj abuzimeve, ku sipas BE-së nevojitet zbatim më i fortë i ligjit.

Në veçanti përmenden tatimet, kadastra, shëndetësia, prokurimet publike, koncesionet dhe kontratat e partneritetit publik-privat (PPP), ku sipas vlerësimit në këta sektorë korrupsioni është në nivele shqetësuese.

Lexo edhe:

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

“Bashkimi Evropian vëren se kuadri legjislativ dhe institucional i Shqipërisë në fushën e anti-korrupsionit është pjesërisht i përafruar me acquis të BE-së. BE përshëndet progresin e prekshëm të Shqipërisë në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e rasteve të korrupsionit, përfshirë edhe ndaj zyrtarëve të lartë.

Megjithatë, BE thekson se korrupsioni mbetet i përhapur në shumicën e fushave të jetës publike dhe të biznesit, përfshirë të gjitha nivelet e qeverisjes qendrore dhe vendore, si dhe institucionet, dhe vazhdon të përbëjë një shqetësim serioz.

BE vëren përparimin e Shqipërisë në përmirësimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor dhe institucional në luftën kundër korrupsionit, por thekson se këto masa duhet të zbatohen me vendosmëri dhe të kenë ndikim real, veçanërisht në sektorët më të rrezikuar nga korrupsioni, si infrastruktura publike, kadastra dhe të drejtat pronësore, doganat, administrata tatimore, arsimi, shëndetësia, prokurimet publike dhe kontratat e partneritetit publik-privat”, thuhet në raportin e publikuar nga BW.

Kapitulli 23: Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore

“Bashkimi Europian thekson se kuadri ligjor dhe institucional i Shqipërisë ka një nivel të lartë përafrimi me acquis të BE-së dhe standardet përkatëse europiane për funksionimin e gjyqësorit. BE fton Shqipërinë të konsolidojë zbatimin e reformave përmes Strategjisë së rishikuar të Drejtësisë 2024-2030, duke mundësuar rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional, monitorimin e rregullt dhe përmirësimin e mbledhjes dhe analizës së të dhënave.

BE i kërkon Shqipërisë të sigurojë që rregullat për shpërndarjen rastësore të çështjeve gjyqësore të zbatohen realisht në praktikë, edhe pse nevojiten përpjekje të mëtejshme për ta automatizuar plotësisht këtë proces.

BE shpreh keqardhje dhe i kërkon Shqipërisë të adresojë në mënyrë efektive përpjekjet e shtuara dhe shqetësuese nga zyrtarë publikë apo politikanë, përfshirë nivele të larta, për të ushtruar ndikim të padrejtë mbi institucionet e drejtësisë, përfshirë Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), si dhe sulmet personale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Po ashtu, kërkohet forcimi i rezistencës së institucioneve të drejtësisë ndaj ndërhyrjeve të brendshme dhe të jashtme, përfshirë reagimin e fortë të KLGJ-së dhe KLP-së ndaj sulmeve nga përfaqësues të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ.

BE nënvizon fort nevojën që pushteti ekzekutiv dhe legjislativ në Shqipëri të respektojnë plotësisht pavarësinë e gjyqësorit dhe të zbatojnë si prioritet vendimet detyruese të Gjykatës Kushtetuese, duke vënë në dukje raste të mëparshme të zbatimit të paplotë ose të vonuar të këtyre vendimeve nga qeveria dhe Kuvendi.

BE thekson gjithashtu se legjislacioni dhe praktikat për heqjen e imunitetit duhet të udhëhiqen nga standardet europiane, veçanërisht ato të përcaktuara nga opinionet dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Bashkimi Europian nënvizon rëndësinë që Shqipëria të garantojë standardet më të larta të integritetit, transparencës dhe meritokracisë në emërimin e të gjithë anëtarëve të organeve vetërregulluese dhe institucioneve të tjera kyçe të drejtësisë dhe prokurorisë”,- nënvizon raporti.

Lufta kundër korrupsionit

“BE vëren se kuadri ligjor dhe institucional i Shqipërisë kundër korrupsionit është pjesërisht i përafruar me acquis të BE-së.

Bashkimi Europian mirëpret progresin konkret në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e rasteve të korrupsionit, përfshirë edhe ndaj zyrtarëve të lartë. Po ashtu, BE vlerëson rezultatet e SPAK-ut dhe gjykatave të posaçme në rastet e korrupsionit në nivele të larta.

Megjithatë, BE nënvizon se korrupsioni mbetet i përhapur në shumicën e fushave të jetës publike dhe ekonomike, përfshirë të gjitha degët e qeverisjes qendrore dhe vendore, dhe vazhdon të jetë një shqetësim thelbësor.

BE thekson se Shqipëria duhet të bëjë progres shumë më të madh në parandalimin dhe luftën kundër natyrës së përgjithshme dhe të përhapur të korrupsionit.

Bashkimi Europian identifikon si sektorë me risk të lartë korrupsioni:

infrastrukturën publike;
kadastrën dhe të drejtat e pronësisë;
doganat;
administratën tatimore;
arsimin;
shëndetësinë;
prokurimet publike;
kontratat PPP.

BE kërkon që masat anti-korrupsion të zbatohen me vendosmëri dhe të japin rezultate konkrete në këta sektorë.

Po ashtu, BE kërkon finalizimin e reformës për financimin e partive politike dhe sponsorizimet, me qëllim rritjen e transparencës.

BE shpreh keqardhje për disa vendime të mëparshme të Parlamentit shqiptar dhe komentet e zyrtarëve publikë lidhur me hetimet ndaj ish-zyrtarëve dhe deputetëve.

Bashkimi Europian thekson rëndësinë që Shqipëria të intensifikojë luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe të respektojë parimin e barazisë para ligjit, ndërsa SPAK-u dhe drejtësia duhet të vazhdojnë punën në mënyrë të pavarur, profesionale dhe pa ndërhyrje”,- thekson raporti.

Kliko këtu për të lexuar raportin.

Etiketa: BEEdi RamaIBARraport

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Leja e Ramës/ Kreu i “Grupit Aruba”, Artur Shehu, me restorant brenda në det, ujërat e ndotur derdhen në breg

09:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

22:12 : 13/07/2026
AKTUALITET

Protesta e 44-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin në Tiranë

21:32 : 13/07/2026
Para

Deputeti italian dhe gazetari Mantovani rrëfejnë dhunën e përjetuar nga izraelitët: Na rrahën

TË GJITHA

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026

Kokoneshi u mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:22 : 14/07/2026

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

12:39 : 14/07/2026

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

12:23 : 14/07/2026

Shqipëria po moshohet, por gratë po plaken më shpejt; Mosha mediane e femrave kalon 45 vjeç

12:03 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş