• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Motra e Nel Çamit: Tentuan të më rrëmbejnë fëmijën

22:41 : 20/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

Media belge artikull Franc Çopjas: Si vrasja e Ardit Spahiut rrëzoi klanin e drogës

Vrasja e Ardit Spahiut/ Gjykata belge dënon me 25 vite burg Franc Çopjan

Pas ngjarjes makabre ku u eliminua familja e Nel Çamit, grupi hetimor arriti të sigurojë disa gjurmë biologjike në vendngjarje, por nuk dihet nëse u arrit të përftohej një profil i plotë gjenetik i autorit apo autorëve të krimit.

Kjo bëri që edhe personat e shoqëruar si të dyshuar potencialë nga familjet rivale Çaka dhe Spahiu të liroheshin shpejt.

“I shoqëroi, as 3 ditë nuk i mbajti brenda. I shoqëroi se fola unë për Çakën, për Everestin, “me kë e ka vëllai”, i thashë, “koka e muhabetit është këtu, me këta”. Më kanë thirrur në polici e më kanë thënë: “Nëse ke ku shkon moj motër, shko, se ti nuk merresh dot me ta. Nëse nuk kapet vëllai yt, nuk e zgjidhim dot çështjen”’, u shpreh Silvana Omeri, motra e Zenel Mahmutit.

“Ti sapo i ke dhënë sinjalin që kanë qenë në hetim dhe i nxit ata të fshehin provat e t’i largohen drejtësisë. Mendoj që goditja për arrest duhet të jetë vendim jo i nxituar, që duhet bërë në momentin që je i sigurt me sasinë dhe cilësinë e provave. Në të kundërt, rrezikon shumë.”

Duke qenë objektivi kryesor i rivalëve, Zenel Mahmuti nuk u shfaq në Elbasan për ceremoninë mortore të familjes. E vetmja që ka mbetur në Elbasan nga brezi i parë i familjes Mahmuti është vajza e familjes, Silvana. Ajo bën apel për drejtësi, teksa flet me emra konkretë autorësh që sipas saj nuk i ndalën kërcënimet edhe me vdekjen e familjes…

“Masakra e familjes sime është vetëm nga vëllai i Çakës. U vra ai në Spanjë edhe ata erdhën e vranë familjen, hakmarrje, vetëm nga Çaka që u vra, kaq. Unë kam hequr një tmerr të madh pas ngjarjes, kam jetuar me frikë. Burri në punën e vet, çunin e kam të sëmurë, se nuk e mblodhëm se s’duhej ta merrje me vete, që atëherë s’e kam mirë fare… Everesti përherë kalonte te lagjja, madje njëherë u ka thënë gocave të mia: “Mbesat e Lalit ëë”, të dyjave, “oj ma kaloi një çun e na tha mbesat e Lalit…”’, u shpreh Silvana Omeri, motra e Zenel Mahmutit.

“Do ishte mirë që këto deklarata publike të shoqërohen edhe me ndonjë provë, se edhe sikur ka dëshirën prokuroria, i duhet patjetër që deklaratat t’i mbështesë në prova para gjykatës”, u shpreh Ermal Yzeiri, avokat.

Familja Mahmuti ka drejtuar gishtin edhe te Arjan alias Ardit Spahiu. Duke qenë se Spahiu tashmë i ka marrë me vete në varr ato histori, Silvana ka një thirrje për SPAK, që ka dëshmitar të mbrojtur të pandehurin Erjon Alibej, një prej njerëzve më të afërt të Spahiut…

“Po ata kanë qenë një trup bashkë, gjithçka bashkë, Çaka, Erjoni dhe ai Spahiu. Unë kërkoj vetëm se ai është në dijeni për gjithçka çfarë ka ndodhur në familjen time, është kryesor se ishin një grup”, u shpreh Silvana Omeri, motra e Zenel Mahmutit.

“Bashkëpunëtori ka detyrimin që brenda 30 ditësh nga lidhja e marrëveshjes të deklarojë çdo gjë për aktivitetin kriminal aty ku ka qenë pjesëmarrës apo aty ku ka informacion. Dhe nëse ka kaluar afati, po t’i rrimë strikt nenit 37/A të Kodit të Procedurës Penale, atij duhet t’i revokohet marrëveshja e bashkëpunimit dhe të humbasë përfitimet nga ajo”, u shpreh Florian Bonjaku, ish-prokuror.

Teksa përmend emrin e bashkëpunëtorit të drejtësisë Alibej, Silvana shkon edhe më tej duke bërë një akuzë të fortë publike. Ajo ngre dyshime se ka pasur tentativë pengmarrjeje ndaj vajzës së saj.

Në këtë drejtim, ekspertët e hetimit penal ngulin këmbë se organet hetimore duhet të verifikojnë nëse i penduari i ka treguar të gjitha veprat penale për të cilat ka dijeni apo ka qenë i përfshirë…

“Pastaj edhe universitetin, kur nisi goca e vogël, e la me mesatare 9 se Everesti rrinte te dera e shkollës e i tha, edhe pse e rritur: “Të njoh që je mbesa e Nel Çamit”, edhe Erjon Alibej më ka ardhur nga mbrapa për të më rrëmbyer fëmijën dhe vitin e fundit i lashë vaksinën gocës se… se këto janë grup, bashkë…”, u shpreh Silvana Omeri, motra e Zenel Mahmutit.

“Duhet të jetë prokuroria dhe gjykata që duhet të vlerësojnë nëse këto dëshmi janë të vërteta, të sinqerta dhe gjithë seti i informacioneve të këtij personi, dhe nëse këto dëshmi bazohen apo jo me të dhëna të tjera”, u shpreh Florian Bonjaku, ish-prokuror.

Vrasja e trefishtë në gjumë e babait me dy djemtë e familjes Mahmuti përbën një prej masakrave më të rënda në vend ndër dekada, e cila ka mbetur ende e pazbardhur. Plaga e shuarjes së një familjeje ka mbetur ende e hapur për sa kohë drejtësia nuk ka arritur sot e kësaj dite të bëjë drejtësi…

“Më thonin: “Nëse nuk kapet Neli yt, kjo nuk zbardhet”, pse nuk u shqyrtua çështja e familjes sime… Ata e bënë këtë për t’i prerë krahët Nelit dhe Nelin e lanë për në fund, që Neli të ikte në fund me dhimbje se Neli me Lalin ishi… qan…”, u shpreh Silvana Omeri, motra e Zenel Mahmutit.

Etiketa: ardit spahiuNel ÇamiZenel Mahmut

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Media belge artikull Franc Çopjas: Si vrasja e Ardit Spahiut rrëzoi klanin e drogës

11:10 : 18/02/2026
AKTUALITET

Vrasja e Ardit Spahiut/ Gjykata belge dënon me 25 vite burg Franc Çopjan

11:52 : 17/02/2026
AKTUALITET

Gjykata e Brukselit konfirmon besueshmërinë e të dhënave të Sky ECC për vrasjen e Ardit Spahiut

15:31 : 14/02/2026
AKTUALITET

Gjyqi për vrasjen e Ardit Spahiut/ Çopja dhe Murataj sfidojnë prokurorinë: Dosja s’ka prova konkrete!

11:32 : 07/02/2026
AKTUALITET

Gjyqi ndaj Franc Çopjas/ Vijojnë dëshmitë nga Elbasani, partnerja e mbron në seancë: Nuk është agresiv

20:42 : 29/01/2026
AKTUALITET

Gjyqi i Franc Çopjas në Bruksel/ Mesazhet në SKY ECC: Ta vrasim këtë bastard se po më lind gruaja në Shqipëri

11:02 : 20/01/2026
Para

Protesta e studentëve në RMV/ Mehmeti: Tërheqja e Meidanit do të ishte turp për Tiranën!

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom