• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit/ SPAK çon për gjykim anëtarët e grupit ‘Bajri’ dhe “shënjestrën”. Akuzat

10:55 : 16/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër persona të akuzuar për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje dhe vepra të tjera të rënda.

Dosja e procedimit penal nr. 220 e viti 2024 është dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Të pandehur në këtë procedim penal janë shtetasit: Aleksandër Prendi, Franko Leka, Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshani.

Akuzat

Sipas SPAK, Aleksandër Prendi akuzohet për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë, në dëm të disa personave, si dhe për “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Lexo edhe:

Dha leje për panele diellore në toka bujqësore, SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të Divjakës

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

Ndërkohë, Franko Leka, Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshani akuzohen për “Sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, pjesëmarrje në “grup të strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerje të veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Hetimet e SPAK

Nga hetimet e zhvilluara rezulton se të pandehurit, Izmir Sakicaj, Samuel Troshani dhe Franko Leka dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal, i përfshirë në veprimtari kriminale, si: kryerje e veprave penale të dhunshme, tentativë për vrasje, mbajtje dhe përdorim të armëve të zjarrit si dhe përfitim të të ardhurave pa origjinë të ligjshme.

Të pandehurit Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshani rezultojnë të jenë përfshirë edhe më herët në ngjarje kriminale për vepra kundër jetës, rendit dhe sigurisë publike.

Ngjarja, objekt procedimi ka ndodhur në datë 23.8.2028, rreth orës 17:00 të pasdites, kur të pandehurit, së bashku me persona të tjerë ende të paidentifikuar nga hetimi janë nisur me tre automjete të blinduara nga zona e Dobraçit në drejtim të fshatit, Rranxë (njësi administrative, Bushat, Bashkia e Vaut të Dejës), ku ndodhej banesa e shtetasit Aleksandër Prendi. Motivi besohet se lidhet me mosmarrëveshje të mëparshme.

Hetimet provojnë se personat e përfshirë kanë qenë të armatosur dhe kanë vepruar në mënyrë të organizuar me qëllim eleminimin fizik të shtetasit, Aleksandër Prendi.

Mes tyre ka pasur shkëmbim zjarri por nga ky incident nuk rezultojnë persona të dëmtuar, por janë konstatuar vetëm dëmë materiale të automjeteve të përdorura nga të pandehurit.

Megjithëse nuk është bërë e mundur identifikimi i të gjithë personave, pjesëtarë të grupit kriminal që ndodhej në vendin e ngjajrjes, provohet se i pandehuri Aleksandër Prendi ka qëlluar të paktën në drejtim të dy apo më shumë personave, me qëllim vrasjen e tyre, e mbetur në tentativë.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, në vendngjarje janë dëmtuar disa automjete të blinduar dhe një mjet tjetër i përdorur. Konkretisht, është dëmtuar një Audi A8 i blinduar me targa gjermane SWAG276, i gjetur në vendngjarje në gjendje të fikur, si dhe një tjetër Audi A8 me targa AA021RU, në pronësi të shtetasit Franko Leka, i cili është larguar më pas. Ky automjet është sekuestruar si provë materiale pas këqyrjes ku janë konstatuar dëmtime nga armë zjarri.

Gjithashtu, është konstatuar një Mercedes Benz S600 i blinduar me targa AB857LV, i cili është larguar nga vendngjarja dhe është ndaluar më vonë nga policia, nën drejtimin e shtetasit Safet Bajri.

Në vendngjarje është gjetur i dëmtuar edhe një BMW me targa AB216LL, e marrë me qira nga shtetasi Aleksandër Prendi, i cili, sipas të dhënave hetimore dhe ekspertimeve të telefonit, dyshohet se ka qenë i përfshirë në shkëmbimin e zjarrit.

Pavarësisht hetimeve të deritanishme, një pjesë e personave të dyshuar si pjesëmarrës në ngjarje mbeten ende të paidentifikuar dhe hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe rolit të secilit prej personave të përfshirë.

Etiketa: Aleksander PrendiFranko LekaIzmir SakicajSamuel Troshanispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dha leje për panele diellore në toka bujqësore, SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të Divjakës

11:35 : 14/07/2026
AKTUALITET

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

10:17 : 14/07/2026
AKTUALITET

“4.3 mln euro për koncertin privat”/ Këlliçi: Rama votoi faturën e turpit në Kuvend

19:13 : 13/07/2026
AKTUALITET

GJKKO rikthen për hetim në SPAK dosjen e Elvis Roshit

16:34 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Kanye West në SPAK“/ Bardhi-Manjës: Bën rolin e budallait për llogari të Ramës!

15:48 : 13/07/2026
AKTUALITET

SPAK jep pretencën për dosjen “Meta-Kryemadhi”, ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës

13:51 : 13/07/2026
Para

Arrestimi i policëve në Sarandë/ Si u bë ndërtimi pa leje “mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt (Detaje)

TË GJITHA

Salmonela alarmon Greqinë/ Autoritetet japin alarmin: Mos hani pula 2-3 ditë

11:38 : 14/07/2026

Dha leje për panele diellore në toka bujqësore, SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të Divjakës

11:35 : 14/07/2026

“E gjete lepurin në ferrë?”, Gjinkuri përplaset me Manjën dhe braktis Komisionin e Ligjeve

11:26 : 14/07/2026

Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për 3 vëllezërit Bushgjokaj

11:03 : 14/07/2026

Gjinekologu thirrje vajzave shqiptare: Mos përdorni buzëkuq e parfume

11:02 : 14/07/2026

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026

Dubai kërkon rrugë të re tregtare, porti i ri synon të anashkalojë Ngushticën e Hormuzit

10:36 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişGalabetjojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş