• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkaktarët e fundosjes së Marinës në Durrës/ Ornela Muçi projektoi, kompania Elmazaj ndërtoi

09:30 : 15/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një rrjet firmash janë shkaktarët e fundosjes së Marinës në Durrës, një prej skandaleve më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri, i cili nisi si një investim strategjik dhe po përfundon në një turp dhe njollë të madhe për Shqipërinë.

I trumbetuar me të madhe se pas ndërtimit qëndron firma Alabbar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ata të cilët ndërtuan qindra godina në Dubai dhe Abu Dabi, Marina konsiderohej si shëmbëlltyra e turizmit dhe rezidencave luksoze, ndërsa tashmë projekti rrezikon të dështojë, ende pa u inauguruar godinat e para.

Një njoftim i beftë i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ka zbuluar skandalin, duke konfirmuar se 2 godinat e Marinës janë fundosur, njëra 28 centimetra dhe tjetra 18 centimetra. Por, zhytja mund të vijojë, duke qenë se projekti po vijon dhe mijëra kamionë dhe inerte janë zhvendosur në territorin që dikur ka qenë Porti i Durrësit, më i madhi në Shqipëri, por që tashmë është katandisur me një cep, në pritje të zhvendosjes në Porto Romano.

Vox News ka analizuar dhjetëra dokumente, leje ndërtimi, marrëveshje mes palëve, dokumente në Qendrën Kombëtare të Biznesit, të cilat hedhin dritë mbi shkaktarët e vërtetë të kësaj zhytje, ku në krye qëndron investitori, që është firma nga Emiratet dhe vetë shteti shqiptar dhe më pas firma projektuese dhe ndërtuese. Ndërkohë, kjo shoqëri aksionere, ka kontraktuar një firmë projektimi, në pronësi të Ornela Muçit, ndërsa firma që ka kryer ndërtimin e godinave është “Elmazaj”.

Lexo edhe:

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet e Alabbar

“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tre dronë sulmuan centralin bërthamor Barakah

Në datën 13 maj 2026, IKMT nxori një njoftim, në lidhje me qëndrueshmërinë dhe sigurinë e dy prej objekteve të projektit “Durrës Marina”. Bëhet fjalë për 2 godina, leja e të cilave është dhënë në vitin 2023, me 10 dhe 8 kate, ku rezultoi se objekti numër 2, i lartë 8 kate, ka pësuar ulje prej 28 cm. Ndërkohë, në të njëjtin njoftim, IKMT-ja thotë se objekti numër 4, i lartë 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ka pësuar ulje prej 18 centimetra.

“Nisur nga këto konstatime, IKMT i është drejtuar zyrtarisht kompanisë zbatuese të projektit, duke kërkuar marrjen e menjëhershme të masave për realizimin e projekt-përforcimeve të nevojshme teknike, të cilat garantojnë qëndrueshmërinë e strukturave. Ky projekt përforcimesh, përpara zbatimit, duhet të marrë miratimin nga autoritetet ligjore përgjegjëse për garantimin e respektimit të kushteve teknike të planifikimit dhe zbatimit të punimeve të ndërtimit”, thuhet në këtë njoftim.

Dokument: Leja e ndërtimit dhe planvendosja e projektit që është fundosur u miratua nga KKT në gusht të vitit 2023

Vox News ka hulumtuar dokumente të tjera, nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, për projektin që është fundosur, ku rezulton se leja e ndërtimit është dhënë në vitin 2023, përkatësisht në muajin gusht. Në fakt, në këtë leje janë ndërtimi i 2 godinave, në formë U-je, të larta 8 njëra dhe 10 tjetra, ndërsa në dokument janë edhe parametrat dhe gjithçka tjetër.

Normalisht, nëse institucionet e tjera ligjzbatuese do ta hetojnë këtë skandal, pasi miliona euro po fundosen, dokumentet janë evidente, me emra firmash investitorë, me emra personash administratorë, qoftë privatë apo edhe shtetërorë, pasi një pjesë të aksioneve në Marinën e Durrësit, janë shtetërore.

Subjekti zhvillues është “Marina e Durrësit”, një shoqëri aksionere, që kohët e fundit ka rritur edhe kapitalin me plot 6 milionë euro, sipas një transferte të bërë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, në drejtim të llogarisë së kompanisë.

Dokument: Bilanci i kompanisë “Elmazaj Konstruksion” që ka kryer ndërtimin e 2 godinave të “Marinës së Durrësit”

Vox News ka mësuar se, firma zhvilluese ka lidhur disa kontrata me firma vëndase për kryerjen e punimeve për ndërtimin e godinave. Mësohet se, dy firma po punojnë më së shumti në atë zonë, “Elmazaj” dhe “Salillari”. Kompania e parë, “Elmazaj Konstruksion” ka kryer punimet në dy godinat e Marinës që janë fundosur, teksa dy pronarët e saj, Shkëlqim dhe Mirel Elmazaj, duhet të japin llogari, qoftë te punëdhënësi, apo në organet ligj zbatuese se si qëndron e vërteta.

Në këto ditë, firmat do të justifikohen se “jemi brenda garancisë”, por fakt mbetet se si do ta çojnë në kuotë ose si do ta ngrenë pallatin për të çuar në ato parametra që është dhënë leja e ndërtimit. Dy janë mundësitë, ose KKTU-ja të miratojë një leje të re ose këto firma të shembin dhe t’ ribëjnë nga e para dy pallatet, tashmë të ndërtuara. Por, përpos këtyre godinave, në rrezik është i gjithë projekti, pasi mund të çedojë dhe të ketë të njëjtin fat si godinat me numër 02 dhe 04.

Vox News ka shfletuar dokumente nga QKB-ja për Elmazaj, e cila figuron një kompani që ka marrë dhjetëra punë apo tendera shtetërorë, ndërsa është futur si pykë në disa projekte madhore, si koperturë e emrave apo firmave të tjera. Por, duket se këto ndërtime i kanë “nxjerrë bojën”, pavarësisht se në letra ka deklaruar në vitin 2025 se ka dalë me një fitim prej rreth 1 milionë euro. Nga këto, 56 milionë i kaloi për investime dhe 40 milionë i ndau divident.

Një vit para se të angazhohej me Durrës Marina, kompania ka deklaruar në vitin 2024 se doli me një fitim prej 12.3 milionë lekësh, nga këto 12 milionë i ndau divident dhe disa qindarka i la për investime.

Dokument: Godinat që po fundosen u projektuan nga kompania X Plan, me pronare Ornela Muçajn

Vox News shfletoi dokumente të tjera nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, ku rezulton se 2 godinat që po fundosen, janë projektuar nga firma X Plan Studio, një kompani e themeluar në vitin 2010, me pronare Ornela Muçajn, nga Fieri. Kjo kompani merret me projektimin dhe zbatimin e punimeve të ndërtimit, rikonstruksionin, mbikëqyrjen apo kolaudimin e punimeve.

Në vitin 2025, pronarja e firmës ka publikuar edhe bilancet, ku ka rezultuar se ka dalë me një fitim prej 32 milionë lekësh. Nga këto, 14 milionë i ka ndarë divident, pra i ka marrë vetë, dhe 18 milionë i ka futur te firma për rritje kapitali.

/Voxnews

Etiketa: AlabbarDurrës MarinaEmiratet e Bashkuara Arabe

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet e Alabbar

22:13 : 23/05/2026
BOTA

“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tre dronë sulmuan centralin bërthamor Barakah

22:25 : 17/05/2026
AKTUALITET

Durrës Marina, nga “investim strategjik” në një skemë fitimi

20:00 : 16/05/2026
BOTA

Lufta/ Reuters: Emiratet e Bashkuara Arabe përshpejtojnë ndërtimin e naftësjellësit të ri

20:55 : 15/05/2026
AKTUALITET

PD: “Durrës Marina”, rrezik për qytetarët. 74 cm e zhytur nën tokë dhe 3 miliardë euro në ajër!

16:08 : 14/05/2026
AKTUALITET

Fundosja e pallatit të “Alabbar”, qytetarët nisin të anulojnë prenotimet e apartamenteve

14:48 : 14/05/2026
Para

Helmimi i studentëve në Akademinë e Policisë, prokuroria kërkesë AKU-së: A janë bërë kontrolle periodike?

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom