• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: “Durrës Marina”, rrezik për qytetarët. 74 cm e zhytur nën tokë dhe 3 miliardë euro në ajër!

16:08 : 14/05/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, akuzoi qeverinë se projekti “Durrës Marina” po shfaq probleme serioze teknike dhe kërkoi pezullimin e menjëhershëm të punimeve.

Në një deklaratë nga selia e PD-së, Cara tha se opozita ka denoncuar prej vitit 2023 projektin, të cilin e cilësoi si një aferë korruptive me vlerë mbi 3 miliardë euro.

Sipas tij, studime të mëparshme gjeologjike nga kompani ndërkombëtare kishin paralajmëruar probleme me terrenin ku po ndërtohet projekti.

Deputeti demokrat iu referua edhe një raporti të fundit të Institutit të Ndërtimit, sipas të cilit: Objekti 02 ka pësuar ulje prej 28 cm; Objekti 04 ka pësuar ulje prej 18 cm.

Cara deklaroi se këto të dhëna ngrenë pikëpyetje serioze për sigurinë e projektit dhe kërkoi hetim nga KLSH dhe SPAK.

Lexo edhe:

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

Deklarata: Që prej vitit 2023, Partia Demokratike e ka mbajtur ndezur vëmendjen mbi aferën e ‘Durrës Marina’, një projekt që mban autorësinë politike dhe përfitimet direkte të Edi Ramës.
Kryeministri fali një aset kombëtar sikur të ishte pronë personale, me një vlerë që tejkalon 3 miliardë euro. Po ashtu, u falën edhe taksa në vlerën 231 milionë euro.

Si të mos mjaftonte përvetësimi i pronës publike, Shqipëria rrezikon të mbetet pa port funksional, duke humbur një nga avantazhet më të rëndësishme ekonomike dhe strategjike në rajon.

Denoncimet tona të mbështetura në fakte konkrete u injoruan. Që në fillim të këtij projekti kemi folur për dy studime gjeologjike dhe gjeomorfologjike të kryera nga kompani të njohura ndërkombëtare, kompania italiane Technital dhe kompania gjermane Sellhorn.

Këto studime kanë evidentuar se zona nuk paraqet kushte të zakonshme ndërtimi dhe se, për garantimin e qëndrueshmërisë strukturore dhe kapacitetit mbajtës të objekteve, është projektuar përdorimi i pilotave me diametër rreth 1.5 metra dhe thellësi deri në 45 metra.

Zëri ynë në mbrojtje të interesit publik nuk u dëgjua, derisa emisioni ‘Piranjat’ kreu së fundmi një vlerësim me dron inxhinierik dhe konstatoi se objektet e para të ndërtuara kishin pësuar ulje deri në 74 cm, duke vënë në rrezik sigurinë e investimit dhe jetën e qytetarëve.

Dje, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit publikoi një deklaratë zyrtare mbi qëndrueshmërinë dhe sigurinë e dy objekteve të projektit zhvillimor ‘Durrës Marina’. Në përfundim të inspektimit, raporti topografik i Institutit të Ndërtimit konfirmoi se:

Objekti 02 ka pësuar ulje prej 28 cm;
Objekti 04 ka pësuar ulje prej 18 cm.

Edhe pse grupi i inspektimit, i përbërë nga IKMT, AZHT, Instituti i Ndërtimit dhe Bashkia Durrës, kreu verifikimet dhe informoi publikun, në atë deklaratë mungonte përcaktimi i përgjegjësisë institucionale dhe teknike.

Në asnjë pjesë të deklaratës nuk përcaktohej se kush mban përgjegjësi për këtë problematikë, e cila nuk përbën thjesht një devijim teknik, por një rrezik potencial për jetën dhe pronën e banorëve.

Institucionet shtetërore nuk paguhen me taksat e shqiptarëve vetëm për të verifikuar denoncimet e medias, por kanë detyrimin ligjor të kryejnë kontroll të vazhdueshëm në terren, të monitorojnë zbatimin e standardeve teknike dhe të çojnë përpara përgjegjësisë administrative dhe penale çdo subjekt që abuzon me ligjin dhe sigurinë publike.

Sot, Partia Demokratike kërkon përgjigje për disa pyetje themelore:

A janë kryer raportet topografike, studimet gjeologjike, gjeomorfologjike dhe sizmike të zonës, të cilat janë detyrim ligjor për miratimin e lejes së ndërtimit?

Cilat subjekte apo kompani i kanë hartuar këto studime dhe kush i ka miratuar ato?

A ka pasur devijime nga projekti gjatë fazës së zbatimit nga kompania ndërtuese, apo kemi të bëjmë me gabime në projektim dhe dimensionim strukturor?

A japin sot institucionet përgjegjëse garanci teknike dhe ligjore për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e këtyre objekteve?
Partia Demokratike kërkon pezullimin e menjëhershëm të punimeve në atë zonë deri në përfundimin e një ekspertize të plotë, të pavarur dhe të detajuar tekniko-inxhinierike.
Gjithashtu, i bëjmë thirrje institucioneve ligjzbatuese, si KLSH dhe SPAK, të ndërhyjnë menjëherë dhe të mos presin derisa ajo që sot paraqitet si shkelje teknike dhe institucionale të shndërrohet nesër në një fatkeqësi me pasoja të rënda.
‘Durrës Marina’, nga një aferë korruptive ku u përvetësua prona publike, është kthyer në një rrezik serioz për jetën e familjeve dhe qytetarëve që kanë investuar në atë projekt.
Këto fakte dhe konstatime janë përtej debatit politik.
Ato janë kambanë alarmi për sigurinë e jetës dhe pronës.
Ato janë kujtesë se, ndërsa qytetarët punojnë dhe kontribuojnë, qeveria vazhdon të shpërdorojë interesin publik dhe të mashtrojë shqiptarët.

Etiketa: Durrës MarinaIgli CaraPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

12:23 : 14/07/2026
AKTUALITET

Bojkotuan Kuvendin/ Përplasje në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës, zbardhen SMS-të

09:33 : 14/07/2026
AKTUALITET

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

08:19 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Kanye West në SPAK“/ Bardhi-Manjës: Bën rolin e budallait për llogari të Ramës!

15:48 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Saliu na mori vota dhe nuk na dha pronat”/ Protestuesja: Ramës dhe Berishës t’iu sekuestrohen pasuritë

22:04 : 12/07/2026
Para

Shtohen krimet kibernetike, qindra raste mashtrimi online, qytetarët bien pre e faqeve të rreme

TË GJITHA

Shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit, kallëzohet penalisht pas dyshimeve për abuzime me fondet/ EMRI

13:47 : 14/07/2026

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë! (Video)

13:47 : 14/07/2026

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026

Kokoneshi u mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:22 : 14/07/2026

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

12:39 : 14/07/2026

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş