• Kontakt
Friday, July 3, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha e përjashtoi, Vladimir Mulaj: Një grup ‘grenzash agresive’ prishi rregullat demokratike në PD

13:47 : 09/05/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Zgjedhjet në PD për postin e kryetarit ngjallën mjaft reagime për faktin e përjashtimit të kandidatëve rivalë nga gara. Strukturat e PD-së i mohuan të drejtën e kandidimit, Ervin Salianjit, Mereme Selës dhe Vladimir Mulajt.

Kandidatët rivalë u sulmuan nga përkrahësit e Berishës dhe vete kreu aktual i PD, ndërkohë që njëri prej tyre, Vladimir Mulaj, pretendon se zëri i tij nuk është dëgjuar, edhe pse është ndër themeluesit dhe kontribuuesit e hershëm të PD-së.

Në platformën e dorëzuar nga Vladimir Mulaj për drejtimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, ai premton reformim të thellë të selisë blu, rikthim të pushtetit tek anëtarësia dhe ndryshim të mënyrës së funksionimit të strukturave drejtuese.

Vladimir Mulaj e nis platformën me citimin e Martin Luther King: “Koha është gjithmonë e duhur për të bërë atë çfarë është e duhur”, ndërsa thekson se kandidimi i tij vjen pas “një beteje të gjatë morale, njerëzore dhe ligjore”. Ai kujton angazhimin e tij si student i Dhjetorit ’90 dhe mbështetjen për Sali Berishën në fillimet e pluralizmit politik në Shqipëri. “Jam i pari student i Dhjetorit që kam kërkuar mbështetjen e profesorit dhe intelektualit të shquar z. Sali Berisha”, shkruan Mulaj.

Lexo edhe:

“Kush je ti?!”/ Protestuesit dëbojnë nga Komisariati nr.1 Balliun, Kaprin, e Muçin: Ik, shporruni!

PD bojkotoi seancën, PS miraton me 72 vota ndryshimet në ligjin e SHISH

“Pas ardhjes se Profesorit Berisha, ne mbështetje dhe drejtimin tone, unë vetëm kam kontribuar dhe pa menduar asgjë me shume, pasi i isha i lumtur qe erdhi liria, erdhi demokracia dhe se dyti ndihesha i përfaqësuar me se miri nga Zoti Berisha. Me kete mendim dhe veprim kam vazhduar jeten, dhe punen time deri ne vitin 1997, ku jam thirrur për te mbështetur PDSH, si jurist dhe me vone si drejtues i Departamentit te Ligjeve te kësaj Partie, deri ne vitin 2003. Kam qene edhe sekretar i komisionit disiplinore te PDSH-se.

Kam qene edhe nen kryetar i Forumit per te Drejtat e Njeriut ne PDSH, ku kryetar ka qene I ndjeri Zoti. Pjeter Arbnori. Ne, nen drejtimin i Z. Sali Berisha, megjithse ne një periudhe shume te vështire per Partine Demokratike por edhe per kombin tone, me pune te madhe, përkushtim dhe dinjitet arritem te ngrinim menjehere moralin dhe shpirtin e demokrateve, te cilet padrejtesisht ishim rrezuar nga pushteti me dhune, me arme, me metoda komuniste, te Partise Socialiste qe sot eshte ne pushtet. Ne atehere ristrukturuam Partine Demokratike, nga ana formale dhe ne permbajtje, ribeme statutin sipas CDU, krijuam departamentet sipas degeve, gjithnje nen drejtimin e Kryetarit Z. Berisha”, thekson ai ne platformën e dorëzuar ne PD.

KRITIKAT

Në platformë, Vladimir Mulaj kritikon mënyrën sesi, sipas tij, është administruar Partia Demokratike ndër vite, duke folur për një “grup të vogël ‘grenzash agresive’” që, sipas tij, “po cenonin rëndë demokratizimin e partisë”.

“Nga fundi i vitit 2003, vura re që një grup i vogël ‘grenzash agresive’, të djallëzuara dhe aspak me kulturë demokratike, po prishnin rregullat e lojës demokratike të partisë, po prishnin dhe po cenonin rëndë demokratizimin e partisë, duke vështirësuar dhe penguar jashtëzakonisht shumë ardhjen e PDSH-së, në atë kohë në pushtet. Ky grup ‘grenzash’, që kishte për qëllim vetëm përfitimet e tyre personale, në të gjitha fushat, nuk pyeste për asgjë, nuk pyeste as për ardhjen e PDSH-së në pushtet. Në këto kushte, unë së bashku me disa mbështetës, demokratë, të cilët i përshëndes, megjithëse në kushte të vështira të lirisë së fjalës, krijuam të parin fraksion në PDSH, ku kërkuam që zgjedhjet brenda partisë të bëhen sipas parimit një anëtar, një votë, të futet mendimi ndryshe, të ketë konkurrencë të ndershme në zgjedhjet brenda partisë”, thuhet në platformën e tij.

LEGALIZIMI FRAKSIONEVE

Vladimir Mulaj deklaron se synon legalizimin e fraksioneve në parti dhe garantimin e mendimit ndryshe. “Do të legalizohen realisht, njëherë e mirë, fraksionet në parti, si struktura bashkimi dhe zgjerimi”, thuhet në platformë.

“Gjatë 8 viteve në pushtet, 2005-2013, unë megjithëse kisha gjithë këtë investim, nuk jam thirrur kurrë nga lidershipi i partisë, por jam trajtuar sikur nuk kam ekzistuar. Nuk pyeti njeri për mua, për familjen time, ku po punon, ku po jeton, ku të punon gruaja dhe si po i ushqen fëmijët. Sot familja ime e madhe nuk ka dhe nuk ka pasur asnjë anëtar të punësuar në qeverinë e PDSH-së dhe as të PS-së.

Falë Zotit dhe mundit tonë, jetojmë mirë. U morën nga rrugët pa asnjë kontribut dhe u bënë ministra, drejtorë dhe drejtues të lartë të qeverisë, ndërsa unë, edhe pse kisha kontribuar pa fund, nuk u thirra dhe nuk u pyeta asnjëherë: Çfarë mund të punoni? Çfarë mund të bëni? Me çfarë mund t’ju ndihmojmë?

Pra, lidershipi i PDSH-së nuk pyeti për mua, dhe jo më të pyesë për anëtarët dhe militantët e thjeshtë të saj. Ministrat (pjesa më e madhe), zyrtarët kryesorë u shkëputën nga hallet konkrete dhe reale të demokratëve, duke menduar me parimin që: jam unë në rregull, edhe demokratët janë në rregull. Kjo sjellje e tyre, si me mua, është bërë edhe me ju, dhe kjo sjellje e ka çuar Partinë Demokratike në këtë ditë”, shprehet Mulaj.

“Duhet të jem garant i Kartës për të Drejtat e Njeriut, për lirinë ekonomike sipas ligjeve të tregut. Do të garantoj lirinë e fjalës dhe të mendimit ndryshe. Në rast se unë fitoj, garantoj se kjo do të legjitimohet dhe respektohet menjëherë. Mendoj dhe garantoj që do të legalizohen realisht, njëherë e mirë, fraksionet në parti, si struktura bashkimi dhe zgjerimi. Do të krijojmë një kamp dhe strukturë më të gjerë të partive të djathta dhe të qendrës, me qëllim që, duke bashkëpunuar me to, ne të rrisim mbështetjen e elektoratit të djathtë dhe të qendrës.

Duhet të mbështeten këto subjekte të spektrit të djathtë edhe për demokratizimin e tyre dhe rritjen e cilësisë së lidershipit të tyre, duke i trajtuar si partnerë natyralë dhe me bashkëpunim të sinqertë e produktiv, duke e përmirësuar më shumë eficiencën elektorale tonën dhe jo siç është bërë deri tani, ku janë mbështetur dhe ndihmuar në seleksionimin e liderëve të këtyre subjekteve në mënyrë artificiale, çka ka bërë që shumica e tyre të jenë kthyer pothuajse në partnerë inekzistentë”.

Një nga pikat kryesore të programit të tij është aplikimi i parimit “një anëtar, një votë” në të gjitha nivelet e Partisë Demokratike. “Nuk do të kemi më emërime nga qendra, në bazë të rekomandimeve, njohjeve apo miqësisë”, shkruan Mulaj, ndërsa shton se edhe deputetët duhet të zgjidhen nga baza dhe jo përmes listave të mbyllura. Ai thekson se “është më e vështirë të manipulohen 100 mijë anëtarë sesa 700 delegatë”. Në platformë parashikohet edhe kufizimi i kompetencave të kryetarit të partisë.

“Kryetari i Partise Demokratike per here te pare, nuk do te kete asnje kopetence pervec perfaqesimit te partise me te tretet dhe mbikeqyres te programeve dhe statutit te saj.(i gjithe pushteti do ti kaloje strukturave) Deputetet dhe cdo drejtues do te zgjidhet vetem nga strukturat drejtuese ne rrethe . Pra stuktura me e vogel e partise do te jete me respektura dhe me e fuqishmja. Do te percaktoj se nese humbas zgjedhjet palamentare do te jap doreheqje te menjehershme, duke u kthyer ne menyre automatike ne nje anetare i thjeshte dhe pa te drejte rikandidimi per mandatin e rradhes, duke mbajtur nje qendrim absolut neutral. Do te rrisim dhe te ndryshojme aksionin qytetare ne shkalle vendi ne mbrojtje te vlerave qytetare dhe kombetare”, thuhet ne platformen e Vladimir Mulajt.

AFRIMI I FIGURAVE

Mulaj premton gjithashtu bashkimin e demokratëve dhe afrimin e figurave të larguara nga PD. “Nëse unë fitoj besimin tuaj, menjëherë do të bashkoj të gjithë demokratët e Shqipërisë, partitë e djathta, fraksionet dhe individët hatërmbetur”.

Në planin ekonomik, kandidati për kreun e PD premton “taksat më të ulëta në Europë”, ndërsa shton se nafta dhe energjia “do të bëhen me çmimin barazi me koston”. Sa i përket reformës në drejtësi dhe sistemit zgjedhor, Mulaj propozon që krimet zgjedhore të dënohen me jo më pak se 15 vite burg dhe të konsiderohen “krime kundër sigurisë kombëtare dhe rendit kushtetues”.

SISTEMI DHE NDRYSHIMI

Ai kërkon gjithashtu ndryshim të sistemit zgjedhor në “mazhoritar të pastër ose proporcional kombëtar me lista të hapura”. Në fund të platformës së tij, Mulaj deklaron se “Partia Demokratike duhet të çlirohet nga frika e ndryshimit”, duke e cilësuar reformimin e partisë si të domosdoshëm “për hir të Shqipërisë”.

“Deshiroj dhe kam besim qe konkurrenca do te jete demokratike, e ndershme, e barabarte dhe e moralshme. Nese do te jete keshtu gara, atehere nuk ka rendesi se kush fiton prej nesh, ju garantoj qe do te fitoje Partia Demokratike e Shqiperise. Nese do te jete e kunderta large qofte, atehere rruga jone per te ardhe ne pushtet do te jete e gjate dhe e veshtire, por une perseri do te jem ne te njetin pozicion. Partia Demokratike duhet te çlirohet nga frika e ndryshimit !Kete duhet ta beje per hire te Shqipërisë”, thekson ai./Panorama

Etiketa: PDvladimir mulaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kush je ti?!”/ Protestuesit dëbojnë nga Komisariati nr.1 Balliun, Kaprin, e Muçin: Ik, shporruni!

14:58 : 02/07/2026
AKTUALITET

PD bojkotoi seancën, PS miraton me 72 vota ndryshimet në ligjin e SHISH

12:15 : 02/07/2026
AKTUALITET

“Mazhoranca po pengon opozitën”/ Grupit Parlamentar i PD: Nuk marrim pjesë në seancën parlamentare!

10:26 : 02/07/2026
AKTUALITET

Zgjidhet Kryesia e re e Partisë Demokratike, ja anëtarët e zgjedhur/ EMRAT

08:42 : 02/07/2026
AKTUALITET

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

22:42 : 01/07/2026
AKTUALITET

Zhupa: PD do të ripërtërihet! Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja

20:31 : 01/07/2026
Para

Tallja e Bordit me naftën! Dje e ulën me 3 lekë, sot e rritën me 4

TË GJITHA

Kishin kultivuar 1874 bimë kanabis, arrestohen babë e bir në Kukës

12:13 : 03/07/2026

Kongresmeni amerikan propozon amendamentin: Të hetohen lidhjet e qeverisë Rama me drogën

12:03 : 03/07/2026

Drogë në tokë shtetërore/ E pësojnë 3 punonjës të Zonave të Mbrojtura në Divjakë! Sekuestrohen 44 kg lëndë narkotike

11:54 : 03/07/2026

Braho te “Ligjet”: Presim më shumë nga policia, SPAK duhet të ketë pavarësinë e vet operacionale

11:52 : 03/07/2026

Kriminologu italian: Mafia shqiptare kontrollon pjesën më të madhe të trafikut të kokainës në Evropë

11:37 : 03/07/2026

Çështja ‘Balluku’, Klodian Braho: Deputetët s’duhet të kenë imunitet nga ligji

11:25 : 03/07/2026

“Dorëheqje!”/ Reuters: Protestat rrisin presionin ndaj Edi Ramës mes akuzave për korrupsion

11:15 : 03/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobetbetparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkHoliganbetjojobetnieuwsHoliganbetHoliganbetHoliganbetKickcasibomjojobetinterbahisMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetimajbetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş