• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali i qumështit të kontaminuar/ Foshnjat në rrezik, AKU në heshtje

11:18 : 08/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

(Pa)siguria ushqimore nuk po kursen as foshnjat, ndërkohë që AKU vijon të jetë spektatore e kësaj situate duke mos marrë asnjë përgjegjësi.

Prindërit janë lajmëruar me vonesë për ndërprerjen e përdorimit të qumështit “Aptamil”, i cili ka rezultuar i kontaminuar me toksinën e rrezikshme cereulide.

AKU ka njoftuar prindërit në datën 18.3.2026 se qumështi, i cili ka dalë me probleme, nuk duhet të përdoret për fëmijët dhe të kthehet menjëherë te pikat ku është blerë.

Ndërkohë, në mënyrë paradoksale, sipas përgjigjes zyrtare të AKU për “Ora News” rezulton se ky qumësht është asgjësuar që në datën 13 mars, pra pesë ditë para se të publikohej njoftimi.

Lexo edhe:

AKU njoftim urgjent: “Albanian Smart Distribution” hodhi në treg 1 ton bajame të helmuara

Po Blerina Gjylameti e AKU a ka ngrënë nga “supa” e Sori AL?

E thënë më thjesht, institucioni ka pasur dijeni se qumështi po konsumohej nga foshnjat dhe jo vetëm që nuk ka njoftuar në kohë reale, por 5 ditë pasi sasia e tërhequr nga tregu është groposur.

Në lidhje me këtë situatë që kapërcen nivelet e skandalit, pasi bëhet fjalë për sigurinë ushqimore të fëmijëve, televizioni “Ora News” i kërkoi transparencë AKU-së.

Edhe pse kemi kërkuar informacion specifik për njoftimin e datës 18.3.2026, ky institucion shmang përgjigjet duke iu referuar rasteve të përgjithshme të muajit janar.

Sipas AKU-së, askush nuk mban përgjegjësi brenda institucionit për faktin që prindërit nuk u njoftuan në kohë që foshnjat e tyre po konsumonin një produkt të rrezikshëm.

Përgjigjja pa përgjigje që kemi nga ky institucion nuk është informuese, por mbrojtëse.

Kur datat nuk përputhen dhe përgjegjësia shpërndahet në ajër, lind një dyshim i fortë: a kemi të bëjmë me një gabim të

izoluar, apo me një model sistematik shmangieje që del në sipërfaqe vetëm kur dikush kërkon llogari?

Në një çështje ku koha matet me rrezikun për jetën, çdo orë heshtjeje nuk është thjesht neglizhencë, është përgjegjësi që kërkon përgjigje./oranews

Etiketa: AKUaptamilqumesht bebesh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

AKU njoftim urgjent: “Albanian Smart Distribution” hodhi në treg 1 ton bajame të helmuara

19:51 : 03/07/2026
AKTUALITET

Po Blerina Gjylameti e AKU a ka ngrënë nga “supa” e Sori AL?

17:22 : 26/06/2026
AKTUALITET

Helmimi i kursantëve, AKU: Priten analizat, në Akademinë e Sigurisë nuk u konstatuan probleme higjieno-sanitare

11:07 : 26/06/2026
AKTUALITET

Shkon në 64 numri i të helmuarve në Akademinë e Policisë, nën hetim “Sori-AL” dhe AKU

10:04 : 26/06/2026
AKTUALITET

Dhunimi i drejtorit të AKU-së në Shkodër, arrestohet një prej autorëve (Emri)

12:31 : 09/06/2026
AKTUALITET

Helmimi te Akademia e Policisë, Prokuroria e Tiranës shkresë AKU-së: Pse zhbllokuat aktivitetin e “Sori-al”?!

11:32 : 26/05/2026
Para

Protesta e PD, ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

TË GJITHA

Balla i del kundra Ramës: Të ndalen ndërtimet gjatë sezonit turistik, po u prishim pushimet turistëve

10:55 : 16/07/2026

Sekuestrohen 4 pistoleta “Glock” në aksin Kardhiq-Delvinë, dyshohet se kishin destinacion Sarandën

10:53 : 16/07/2026

Finalja që vlen dy trofe, Yamal dhe Messi luftojnë edhe për “Topin e Artë”

10:38 : 16/07/2026

Vjedhja miliona $/ Gjykata e Lartë dëmton dosjen “Bankers”, “kyç” telefonin-thesar të Leonidha Çobos

10:30 : 16/07/2026

Ankimohet tenderi 6 milionë euro për rikonstruksionin e rrugës dytësore të autostradës

10:14 : 16/07/2026

Spiropali paraqet mocionin për hapjen e PS, “thumbon” Ramën: Qytetarëve nuk duhet t’u flasim me arrogancë

10:12 : 16/07/2026

E rëndë në Tiranë, gjendet e mbytur një grua në Liqenin e Thatë

09:53 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş