• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Sajmir Markjas në Durrës, rrëfimi i të vëllait: Si tentuan institucionet të fshehin ngjarjen

22:05 : 07/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

U vra nga vëllai, zbulohet identiteti i viktimës në Kavajë

Vrasje brenda familjes në Kavajë, arrestohet 76-vjeçari

Një ngjarje rëndë është shënuar në 13 prill në Durrës, me pasojë humbjen e jetës së Sajmir Markjas, 59 vjeç.

Ajo që e bën më të rëndë këtë rast, është fakti se për katër ditë, ngjarja është trajtuar nga institucionet dhe dëshmitarët, si një humbje jete për shkak të një arresti kardiak.

Vëllai i viktimës, Mentor Markja, i ftuar këtë mbrëmje në Top Story ka rrëfyer gjithë dinamikën, të cilën ata si familje e kanë zbuluar në datë 17 prill, nga një rastësi ose “shenjë nga Zoti”, siç e quan ai.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në një garazh që funksiononte si servis, në një pallat ku viktima banonte. Ky i fundit ka shkuar në këtë vend për të takuar një tjetër banor, dhe për të diskutuar për blerjen e një pompe uji për pallatin, për të cilën administrator u kishte thënë se kishte një vlerë mbi 2 milionë lekë të vjetra, dhe viktima ishte ofruar që ta blinte ai, pasi e kishte gjetur për më pak se 200 mijë lekë të vjetra.

Në momentin që ka shkuar në servis, ku prezentë kanë qenë disa persona, ka nisur një debat me fjalë, e në këto çaste ai ka zgjedhur që të largohet.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, viktima dëgjohet duke iu drejtuar vrasësit të dyshuar, se “nuk e shau” dhe vijon rrugën për t’u larguar.

Në momentin që ka dalë jashtë këtij ambienti, Gentjan Kraja i cili kishte dalë para tij, është kthyer dhe e ka goditur duke e hedhur në tokë, dhe duke vijuar ta grushtojë edhe pse ai ishte pa ndjenja.

Viktima është transportuar më pas në spital, nga ku janë njoftuar familjarët duke iu thënë nga institucionet se shkaku i vdekjes është arresti kardiak. Vëllai i tij thotë se pasi shkoi dhe e pa në morg, dalloi një shenjë në cepin e buzës, dhe një të çarë në pjesën e kokës.

E ndërsa pikëpyetjet vijonin, u kryen procedurat e përcjelljes në banesën e fundit. Dy orë para varrimit, bashkëshortja e viktimës i ka thënë vëllait të tij se duhej t’i gjenin orën, pasi e ka pasur shumë përzemër.

Këtu nis kthesa për të zbuluar të vërtetën, se nuk ishte një vdekje natyrale, por vrasje.

Vëllai i viktimës nis të kërkojë orën, dhe persona që mund të kishin qenë dëshmitarë, e ‘përcillnin’ në vende të ndryshme kur ai i pyeste se ku kishte rënë pa ndjenja dhe se ku i kishte sendet personale.

Pas varrimit, familjarët kanë vijuar kërkimet për ngjarjen, derisa në datën 17 prill, u kanë rënë në dorë pamjet e sigurisë që zbërthenin të vërtetën tragjike.

“Më 13 prill na erdhi lajmi se vëllai Sajmiri është në urgjencë, mendova se ka diçka me tensionin, marr në telefon bashkëshorten, më del punonjësja e policisë dhe më tha se është pa qejf, ja po presim… e pyeta nëse ka vdekur dhe më tha po.

Shkoj te morgu, i ishte bërë autopsia, ndërkohë që duhej bërë pas 12 orësh. Pashë shenjë te buza, pashë shenjë te koka, më tha mos e prek, më thanë është gërvisht. Unë e pashë që ishte e çarë te koka. Ishte një goditje vertikale, ishte çarje nga brenda, goditje e fortë”, rrëfen ai.

“Bëmë gati përgatitjet për funeralin… në 14 në  orën 14:00, bashkëshortja e Sajmirit tha se e ka fiksim orën, dhe marr OPGJ se mendova se e kanë ata orën e tij.

Ata më thanë që atë orën janë dy çuna që e kanë sjellë në urgjencë dhe e kanë çuar te servisi. Shkova dhe i pyeta ku është rrëzuar, më thanë pyet atje përpara. Dyshova. Nuk e dija ku është rrëzuar. Doja ndihmë nga njerëzit që t’i merrja orën. Në servis më thanë që i ‘hodhëm, dhe xhupin’…

Shkova te rajoni i policisë, dhe erdhi ora e varrimit dhe orën se mora dot. Por kisha shumë pikëpyetje. U bë varrimi dhe me shokët po thonim kush ishte personi i fundit që kontaktoi.

Kishte qenë një diskutim për një pompë në pallat, dhe vëllai tha se do e gjente ai sepse mund ta gjente më lirë. Ai kishte lënë takim me Lelin.

Vëllai shkon futet te biznesi që është një servis, shkon aty ku ishte Mario dhe personi tjetër që kishin parkuar motorët.

Dalin pastaj, vëllai dëgjohet duke i thënë që ‘nuk fola fjalë të pista’ dhe ikën.

Kur del nga servisi ai kthehet dhe e godet, pasi e shtrinë në tokë e godet me grushte dhe i shqyen nofullën.

Këtë video ne e kemi zbuluar në datë 17. Aty kanë qenë disa persona që e kanë parë”, tha ai.

Etiketa: Durressajmir markjavrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U vra nga vëllai, zbulohet identiteti i viktimës në Kavajë

22:00 : 24/06/2026
AKTUALITET

Vrasje brenda familjes në Kavajë, arrestohet 76-vjeçari

21:48 : 24/06/2026
AKTUALITET

Aksident në rrugën Durrës–Plepa, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

18:51 : 24/06/2026
AKTUALITET

Uji i zi në çezmet e durrsakëve, banorët e bulevardit “Epidamn”: Do na zërë kolera!

16:36 : 24/06/2026
AKTUALITET

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra përfundon në kanal. Një i plagosur

18:57 : 23/06/2026
AKTUALITET

ADN e konfirmon: Trupi i pajetë i gjetur në Cerrunjë i përket Eglant Koçit

15:45 : 23/06/2026
Para

Ekzekutohet me plumb në kokë pronari i karburantit në Sarandë /EMRI

TË GJITHA

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026

Horoskopi, 25 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 24/06/2026

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026

Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

22:50 : 24/06/2026

Pankartat epike në protestë: Mjaft votuat të njëjtat fytyra

22:44 : 24/06/2026

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet