• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Reagon shoqata e gazetarëve për padinë e Dionis Teqës

18:20 : 06/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Shoqata e Gazetarëve ka reaguar në lidhje me padinë e biznesmenit Dionis Teqja, lidhur me fshirjen e disa publikimeve mediatike mbi shpalljen e tij “në kërkim”.

Në reagimin zyrtar, AGSH thekson se çdo individ ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës për mbrojtjen e reputacionit dhe dinjitetit të tij por duhet të ruhet një ekuilibër i kujdesshëm mes mbrojtjes së reputacionit dhe garantimit të lirisë së shprehjes dhe informimit publik.

Sipas AGSH, masat që lidhen me heqjen ose bllokimin e publikimeve mediatike duhet të trajtohen me kujdes të veçantë, duke pasur parasysh ndikimin që mund të kenë mbi ushtrimin e profesionit të gazetarit dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

Në çdo rast, thekson AGSH, shifrat marramendëse që kërkohen si dëmshpërblim ndaj gazetarërve dhe mediave që arrijnë deri në 500.000 Euro, janë tërësisht abuzive dhe formë presioni.

Reagimi i plotë:

Lexo edhe:

SafeJournalists: Vendimet e gjykatave për heqjen e artikujve rrezikojnë lirinë e medias në Shqipëri

Censuroi mediat me Kapllanin/ Kush është Dionis Teqja, aksident i të miturve dhe lidhjet e dyshimta greke

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë po ndjek me vëmendje vendimin për “sigurimin e padisë” të marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, lidhur me disa publikime mediatike që kanë të bëjnë me biznesmenin Dionis Teqja.

AGSH vlerëson se çdo individ ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës për mbrojtjen e reputacionit dhe dinjitetit të tij, ashtu siç mediat dhe gazetarët kanë detyrimin të raportojnë në mënyrë profesionale, të verifikojnë informacionin dhe të respektojnë standardet etike të gazetarisë.

Nga ana tjetër, konsiderojmë se në raste të tilla është e rëndësishme që të ruhet një ekuilibër i kujdesshëm mes mbrojtjes së reputacionit dhe garantimit të lirisë së shprehjes dhe informimit publik, në përputhje me Kushtetutën dhe standardet europiane për lirinë e medias.

AGSH shpreh shqetësimin se masat që lidhen me heqjen ose bllokimin e publikimeve mediatike duhet të trajtohen me kujdes të veçantë, duke pasur parasysh ndikimin që mund të kenë mbi ushtrimin e profesionit të gazetarit dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

Ne inkurajojmë të gjitha palët që këtë proces ta trajtojnë me profesionalizëm, qetësi dhe respekt për institucionet, ndërsa organet gjyqësore të vijojnë të garantojnë një proces të drejtë dhe në përputhje me standardet demokratike dhe jurisprudencën europiane mbi lirinë e medias.

Në çdo rast shifrat marramendëse që kërkohen si dëmshpërblim ndaj gazetarërve dhe mediave që arrijnë deri në 500.000 Euro ndaj gazetarit Arsen Rusta janë tërësisht abuzive dhe formë presioni ndaj tij dhe të tjerëve.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë do të vijojë ta ndjekë këtë çështje me vëmendje, në mbështetje të standardeve profesionale, sigurisë juridike dhe lirisë së medias në vend.

 

Etiketa: AGSHdionis teqjasigurim padie

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SafeJournalists: Vendimet e gjykatave për heqjen e artikujve rrezikojnë lirinë e medias në Shqipëri

17:29 : 07/05/2026
AKTUALITET

Censuroi mediat me Kapllanin/ Kush është Dionis Teqja, aksident i të miturve dhe lidhjet e dyshimta greke

23:10 : 06/05/2026
AKTUALITET

Nga buron suksesi i zotit Dionis Teqja tek gjyqtari Flamur

21:30 : 06/05/2026
AKTUALITET

Padia e Dionis Teqës/ Unioni i Gazetarëve: Precedent cënues! I jemi drejtuar BE-së…

20:43 : 06/05/2026
AKTUALITET

Kush ia ka premtuar Flamur Kapllanit postin e Kryetarit të Gjykatës?

15:42 : 06/05/2026
AKTUALITET

Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të Dionis Teqjas

11:40 : 06/05/2026
Para

E zuri zetori poshtë, humb jetën 57-vjeçari në Divjakë /EMRI

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom