• Kontakt
Saturday, July 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Maliqi i kërkon Celibashit vendim të menjëhershëm për mandatin e Hajdarit: Dy vjet zvarritje cenojnë zgjedhësit

11:08 : 06/05/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Në një kërkesë drejtuar Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ish-deputeti i PD, Lefter Maliqi i kërkon organit të marrë një vendim të menjëhershëm dhe përfundimtar mbi mandatin e Kreshnik Hajdarit.

Maliqi thekson se vendimi i Gjykatës së Lartë e ka kaluar çështjen në juridiksion administrativ dhe se KSHZ është organi kompetent për të vendosur për hapjen ose jo të mandatit, për fshehjen e dënimit në Greqi dhe falsifikimin e formularit të dekriminalizimit.

Ai nënvizon se nga data 05.01.2024 kanë kaluar më shumë se 2 vjet e 4 muaj pa vendim përfundimtar, duke krijuar një ngërç administratif dhe duke cenuar rëndë legjitimitetin e mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës dhe interesat e qytetarëve.

Maliqi kërkon që KSHZ të zbatojë ligjin e dekriminalizimit në mënyrë të drejtë, të menjëhershme dhe të mbarojë procesin e zvarritur që ka dëmësuar zgjedhësit dhe palët e përfshira.

Kërkesa:

Lexo edhe:

Mandati i Hajdarit/ Maliqi ndan foton: Përballja për drejtësi vazhdon!

Ilirjan Celibashi refuzon t’i heqë mandatin kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari

1. Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve,

Po ju drejtohem me këtë kërkesë urgjente, në vijim të vendimit të fundit të Gjykatës së Lartë, i zbardhur para pak ditësh dhe i bërë publik gjerësisht në mediat e vendit. Vendimi i Gjykatës së Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, dhe rezulton tashmë e qartë se çështja në fjalë për mandatin e Kreshnik Hajdarit nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor, por duhet të vijojë shqyrtimin në rrugë administrative pranë organit kompetent, konkretisht pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në këtë kuadër, Gjykata ka arsyetuar se mungon një akt administrativ përfundimtar dhe, për rrjedhojë, procedura duhet të vijojë pranë jush (KSHZ), si organi përgjegjës për marrjen e një vendimi përfundimtar mbi këtë çështje, hapjen apo jo të mandatit të Kreshnik Hajdarit, për fshehjen e dënimit të tij nga gjykata Greke dhe falsifikimin e formularit të dekriminalizimit (për të cilin u shpall fajtor edhe nga Gjykata e Posaçme) me kërkesë të SPAK.

Megjithatë, duhet theksuar se nga data 05.01.2024, kur Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pranë KQZ (KAS) shqyrtoi pjesërisht vendimin tuaj dhe e ktheu çështjen për rishqyrtim po tek KSHZ, kanë kaluar plot 2 vjet e 4 muaj pa një zgjidhje përfundimtare. Kjo zvarritje e qëllimshme vlerësohet si e pajustifikuar, ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta mbi legjitimitetin e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Kuçovë, si dhe ka cenuar rëndë interesat e zgjedhësve të këtij qyteti, por edhe interesat e mia si ankues pranë KQZ dhe KAS dhe palë e tretë në gjykimin administrativ.

Në vlerësimin tim, nëse ligji i dekriminalizimit do të ishte zbatuar drejt dhe në kohë nga ju, subjekti në fjalë nuk do ta kishte vijuar ushtrimin e mandatit të fituar në zgjedhjet e vitit 2023. Përkundrazi, me vendimin tuaj të ndërmjetëm 2023 është lejuar vijimi i mandatit, duke mos reflektuar siç duhet të dhënat e dala nga organet kompetente, përfshirë edhe faktet e evidentuara nga Prokuroria e Përgjithshme.

Gjithashtu, nuk është zbatuar në mënyrë efektive vendimi i KAS i datës 05.01.2024, duke e futur çështjen në një ngërç administrativo-juridik të pajustifikuar për një periudhë të gjatë kohe.

Etiketa: Kreshnik Hajdarilefter maliqi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mandati i Hajdarit/ Maliqi ndan foton: Përballja për drejtësi vazhdon!

20:44 : 01/07/2026
AKTUALITET

Ilirjan Celibashi refuzon t’i heqë mandatin kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari

15:08 : 01/07/2026
AKTUALITET

Kodi zgjedhor aktual/ Maliqi: Skandal! Prodhon servilë, pazarxhinj e sekserë!

14:25 : 27/06/2026
AKTUALITET

Maliqi mposht oligarkun Pëllumb Salillari në Gjykatë

09:51 : 25/06/2026
AKTUALITET

Maliqi: Hajdari në panik pas vendimit të KAS, i çon letër Celibashit!

10:17 : 12/06/2026
AKTUALITET

GJKKO kërkon pushimin e çështjes për Hajdarin, Maliqi: Cirk institucionesh! Do ta ankimojmë

11:38 : 09/06/2026
Para

Dëshmitar në gjyqin e Laert Haxhiut, Noizy paraqitet në GJKKO

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 Korrik 2026

23:02 : 03/07/2026

“Poshtë diktatura”/ Vijon protesta kundër Ramës, qytetarët pushtojnë lagjet e Tiranës (VIDEO)

22:49 : 03/07/2026

Droga në Rinas, identifikohet njëri prej të arrestuarve /EMRI

22:40 : 03/07/2026

Protestuesit drejt Komisariatit Nr. 3: Arrestoni Ramën!

22:29 : 03/07/2026

Protestuesi: Banda e Ramës më grabiti dje djalin, policia bënte sehir

22:15 : 03/07/2026

“Nga Konispoli në Vermosh”/ Qytetarët paralajmërojnë: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare

22:03 : 03/07/2026
Foto ilustruese

Zjarr në malin e Shëngjinit, flakët përfshijnë hektarë me bimësi

21:48 : 03/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişbetosferen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkHoliganbetultrabetnieuwsHoliganbetHoliganbetHoliganbetKickjojobetlunabetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetPerabetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibom giriş