• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Federata nuk më mbështeti si në 2022”/ Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita…

21:53 : 01/05/2026
në AKTUALITET, SPORT

Më datë 22 prill 2026, u zhvillua në Gjeorgji Kampionati Europian i Peshëngritjes, ku sportisti shqiptar Erkand Qerimaj konkuroi në kategorinë 79 kg. Ai realizoi provat në shkëputje 152 kg, tentoi rekord europian 157 kg dhe në shtytje me 184 kg. Kur realizoi provën, gjyqtaria dha 3 kartona të bardhë, por më pas, çuditërisht, juria e anuloi provën duke e quajtur të pavlefshme dhe duke i mohuar peshëngritësit tonë një medalje argjendi.

Sipas jurisë, ka pasur një lëkundje në momentin që shtanga ka qenë në gjoks, por Qerimaj thotë për gazetarin Freard Rista se të tilla faulle taktike bëhen nga shumica e peshëngritësve dhe prova konsiderohet e kaluar.

Një rast i ngjashëm është po në këtë Kampionat Europian: rasti i sportistes ukrainase, Iryna Dombrovska, e cila garonte në kategorinë 77 kg për femra. Në këtë video duket qartë lëkundja e shtangës gjatë momentit që është në gjoks.

Po ashtu edhe rasti i sportistit të Azerbajxhanit, Ravin Almmamadov, i cili ngriti 189 kg, duke vendosur në kategorinë 79 kg rekord europian për moshat e vogla. Një vlerësim me dy standarde ky, që kësaj radhe ka penalizuar padrejtësisht peshëngritësin shqiptar.

Lexo edhe:

Çerçizi i katërti në shkëputje në Europianin e shtangës, Qerimaj komandon në Baterinë B

Europiani i Peshëngritjes/ Shqipëria “lahet në argjend”, 2 medalje për Ramadanin dhe një për Qerimajn

“Zhgënjimi është që ti punon gjithë vitin dhe më pas e realizon provën, edhe ta jep gjyqtaria 3 të bardha, edhe pastaj ta heq juria. Mua si sportist më është hequr mundësia e medaljes, më është hequr mundësia e shpërblimit që shkon rreth 30 milionë lekë të vjetra.

Plus edhe Shqipërisë i është hequr mundësia e medaljes në një Kampionat Europian, që nuk është gjë e vogël. Aty konsiston gjithë historia e sportistëve dhe gjithë puna e sportistëve shqiptarë, për të marrë medalje në europian dhe botërorë, në aktivitete të rëndësishme”, shprehet ai.

E njëjta situatë sportistit Qerimaj i ka ndodhur edhe në Lojërat Mesdhetare në Algjeri, por atje gjithçka mori një tjetër rrjedhë, sepse institucioni, duke filluar nga Federata bashkë me stafin, e protestuan atë vendim dhe vendimi u rishikua, duke i kthyer medaljen sportistit tonë.

“Përfaqësuesit e vendit tim, ata që drejtojnë Federatën, nuk patën asnjë reagim. Nëse do të kishte reagim nga institucioni bashkë me trajnerët, unë mendoj që edhe mund të ishte kthyer.

Kur ndodh një padrejtësi, institucioni duhet të reagojë, sepse ne nuk shkojmë personalisht, përfaqësojmë shtetin, përfaqësojmë flamurin dhe të mos ketë asnjë lloj reagimi, kjo është e turpshme!”, deklaron sportisti Qerimaj, duke akuzuar drejtpërdrejt edhe presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza.

“Ai ishte prezent në nxehje dhe, në momentin që më ndodhi mua kjo padrejtësi, nuk ka pasur asnjë reagim nga ai”.

Në një ballafaqim që gazetari Freard Rista pati me z. Elez Gjoza, ky i fundit deklaroi se nuk është në dorën e tij për të protestuar, duke harruar që në vitin 2022 ishte pjesë e protestës bashkë me stafin, në mbrojtje të sportistit Qerimaj. Kur gazetari i tregoi videon e këtij momenti vendimtar, z. Gjoza tha: “Lajthita atëherë, tani kam reflektuar”.

Lidhur me këtë episod, Kreu i Komitetit Olimpik, z. Fidel Ylli, dërgoi komentin e tij:

“Unë nuk jam peshëngritës, por e njoh mirë peshëngritjen. Ajo provë e realizuar nga kampioni Erkand Qerimaj, për mua personalisht, është provë e pastër 100% dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe gjyqtaria e garës me tre aprovime. Një moment i tillë na ka ndodhur edhe një herë me Erkandin në Lojërat Mesdhetare të zhvilluara në vitin 2022 në Algjeri dhe ne të gjithë u ngritëm nga vendi si staf duke protestuar dhe gjyqtaria e riktheu dhe e aprovoi stilin në shkëputje të Erkandit dhe mori medaljen e argjendit.

Në qoftë se kjo nuk do të anulohej, ishte provë që Erkandi do të merrte medalje europiane. Është shumë e rëndë t’i hidhet djersa, mundi, sakrifica sportistit, pa qëllim apo, më e keqja, me qëllim”, u shpreh ai.

Si për paradoks, Qerimaj ka pasur mbështetje edhe nga vetë ekipet rivale.

“Kam pasur shumë reagime nga ekipi gjerman, italian, ekipi kroat dhe kjo në një farë mënyre të qetëson, pasi edhe kur të tjerët e kuptojnë padrejtësinë, solidarizohen me ty. Të paktën e kupton që është vendim i padrejtë.

‘Ajo provë është 100% e realizuar dhe është një skandal kjo për Europianin, që të hiqet ajo medalje’. Ky ka qenë diskutimi i shteteve të huaja, që fundja ata nuk kanë ndonjë interes që të marr unë dhe Shqipëria medalje”, tregon ai.

Gjatë intervistës për emisionin “Piranjat”, peshëngritësi Erkand Qerimaj ngriti edhe shqetësime të tjera, siç janë mungesa e doktorit apo fizioterapistit.

“Sportisti duhet të ketë suportin e institucionit, duhet të ketë fizioterapist, duhet të ketë doktor.

Nuk e kemi as në stërvitje, as në grumbullim, as në garë. Konsultat i bëj në mënyrë private, i paguaj nga xhepi. Nuk na ofrohet, duhet të na ofrohet”.

Lidhur me këtë shqetësim, Presidenti i FSHP, Elez Gjoza, tha se ka mungesë fondesh dhe se duhet që Ministria e Sportit dhe Bashkia të alokojnë më shumë fonde./piranjat

Etiketa: Erkand QerimajFSHP

Lajme të lidhura

SPORT

Çerçizi i katërti në shkëputje në Europianin e shtangës, Qerimaj komandon në Baterinë B

20:16 : 17/04/2025
SPORT

Europiani i Peshëngritjes/ Shqipëria “lahet në argjend”, 2 medalje për Ramadanin dhe një për Qerimajn

22:08 : 16/02/2024
SPORT

Botërori i Peshëngritjes/ Qerimaj renditet i pesti në shkëputje, Calja më mirë në shtytje

18:24 : 11/09/2023
AKTUALITET

Arritjet e jashtëzakonshme në karrierë, Erkand Qerimaj dekorohet nga Presidenti Meta

16:06 : 18/07/2022
SPORT

I argjendtë në Lojërat Mesdhetare, Qerimaj flet për tensionin me arbitrat

19:20 : 11/07/2022
SPORT

Kur protestat funksionojnë, Qerimaj fiton mes polemikave medaljen e argjendtë

14:28 : 03/07/2022
Para

Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom