• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

A po shkojnë Europa dhe Amerika drejt divorcit?

15:28 : 30/04/2026
në BOTA

Forcat Ajrore të SHBA-së u vendosën në Lakenheath në Britani në vitin 1948. Baza ajrore Ramstein u krijua në Gjermani në fillim të viteve 1950. Sot ka më shumë se dyzet baza ushtarake amerikane në Europë, që strehojnë rreth 85,000 trupa.

Por asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Dhe, për herë të parë në një gjeneratë, është e imagjinueshme që prania ushtarake amerikane në Europë mund të marrë fund.

Shkaku i menjëhershëm irritues është lufta me Iranin. Hezitimi europian, dhe herë pas here refuzimi, për ta lënë SHBA-në të përdorë bazat e saj europiane për misione në Iran e ka tërbuar Donald Trump, i cili i ka sulmuar europianët si “frikacakë” dhe e ka quajtur NATO-n një “tigër letre”. Marco Rubio, sekretari amerikan i shtetit, ka pyetur me nënkuptim pse Amerika lodhet duke mbajtur baza në Europë, nëse nuk mund t’i përdorë ato kur vjen momenti kritik.

Administrata Trump besohet se po shqyrton një listë ndëshkimesh për aleatët europianë që do të jepen pasi lufta me Iranin të ketë mbaruar. Idetë e hedhura përfshijnë nxjerrjen e Spanjës nga NATO dhe tërheqjen e njohjes së sovranitetit britanik mbi Ishujt Falkland.

Megjithatë, ajo që administrata Trump mund të mos e kuptojë plotësisht është se zemërimi rrjedh në të dy drejtimet. Politikanët europianë po ankohen me hidhërim, ndonjëherë edhe publikisht, se SHBA nisi një luftë të pamenduar dhe të paligjshme pa u konsultuar me aleatët e saj të NATO-s.

Lexo edhe:

Dështon marrëveshja SHBA-Iran? Mijëra anije tregtare mbeten të bllokuara në Gjirin Persik

Rama për “Bloomberg”: Nuk fshihet vetëm Irani pas protestave në Shqipëri

Besimi europian te udhëheqja amerikane është gjithashtu në nivelin më të ulët historik, gjë e kuptueshme kur komandanti i përgjithshëm i Amerikës poston imazhe të vetes si Jezusi dhe kërcënon të zhdukë një qytetërim të tërë.

Lufta me Iranin ka ardhur gjithashtu pas një viti në të cilin SHBA ka vendosur tarifa ndaj aleatëve europianë dhe ka kërcënuar të pushtojë Groenlandën, duke hapur mundësinë marramendëse që ushtarët europianë mund të përfundojnë duke luftuar kundër amerikanëve.

Një sondazh i Politico i zhvilluar më herët këtë muaj tregoi se në Spanjë, Itali, Francë dhe Gjermani më shumë njerëz tani e shohin SHBA-në si kërcënim sesa si “aleat të afërt”. Pedro Sánchez i Spanjës e ka ringjallur fatin e tij politik me dënimin e tij të bujshëm të politikës së jashtme amerikane. Edhe liderët e aleatëve të palëkundur amerikanë, si Polonia dhe Gjermania, po e vënë hapur në pikëpyetje udhëheqjen e Uashingtonit.

Që nga Lufta e Dytë Botërore, prania amerikane në Europë ka qenë një “perandori me ftesë”. Por disa europianë po tundohen gjithnjë e më shumë ta tërheqin ftesën.

Pra, kush do të humbiste më shumë, SHBA apo Europa, nëse prania ushtarake amerikane në Europë do të zvogëlohej?

Për amerikanët, kjo do të varej shumë nga fakti nëse SHBA ende dëshiron të projektojë fuqi në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Pavarësisht qëndrimeve politike teatrale në të dyja anët e Atlantikut, realiteti është se SHBA i ka përdorur shumë bazat e saj europiane gjatë luftës aktuale. Piloti i avionit ushtarak amerikan që u rrëzua mbi Iran dhe u shpëtua me gjasë ishte nisur nga Lakenheath, në Britani.

Nëse SHBA do të mund të ishte e sigurt se nuk do të kishte më kurrë nevojë për ato baza europiane, sigurisht që mund t’i mbyllte ato. Por, duke pasur parasysh shpeshtësinë e ndërhyrjeve ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme (si edhe në Ballkan), në dekadat e fundit, duket e nxituar të supozohet se lufta aktuale me Iranin do të jetë përfshirja e fundit e këtij lloji.

Blerjet europiane të armatimeve amerikane dhe mallrave të tjera lidhen gjithashtu në mënyrë të nënkuptuar me një garanci të vazhdueshme sigurie amerikane për Europën. Ndërsa dyshimet për atë angazhim po rriten, lëvizja për të “blerë (paisje ushtarake) europiane” po merr vrull.

T’i thoje amerikanëve “mirupafshim” do të përfshinte gjithashtu rreziqe të mëdha për Europën. Rusia është ende duke zhvilluar luftë në Ukrainë. Dhe Donald Tusk, kryeministri i Polonisë, ka paralajmëruar se Rusia mund të sulmojë territor të NATO-s brenda muajsh.

Paralajmërime të ngjashme, të formuluara në vite, kanë ardhur nga liderë politikë në Berlin dhe Londër. Siç vuri në dukje Tusk, ka dyshime në rritje nëse një SHBA e udhëhequr nga Trump do ta respektonte klauzolën e mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s.

Mark Rutte, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, ka paralajmëruar se Europa aktualisht nuk mund të mbrohet kundër Rusisë pa ndihmën amerikane. Ai është bërë fytyra publike e përpjekjeve europiane për ta mbajtur Trump të kënaqur me çdo kusht.

Disa liderë europianë janë më optimistë se Rutte për aftësinë e kontinentit për t’u mbrojtur vetë. Ata vënë në dukje se performanca ushtarake e Rusisë në Ukrainë ka qenë më pak se mbresëlënëse. Edhe kështu, pranohet gjerësisht se Europa aktualisht mbështetet te Amerika për të siguruar kapacitete ushtarake që do të ishin kritike në çdo konflikt.

Këto përfshijnë mbrojtjen ajrore, burimet e inteligjencës dhe avionët e transportit të rëndë që do të nevojiteshin për të lëvizur trupat shpejt në vijën e frontit. Plotësimi i këtyre boshllëqeve mund të marrë shumë vite. Edhe struktura komanduese e NATO-s është ndërtuar rreth udhëheqjes amerikane.

Për të gjitha këto arsye, shumica e liderëve europianë mbeten jashtëzakonisht të kujdesshëm për të vënë në jetë ëndrrat e tyre për t’ia përplasur në fytyrë arrogancën amerikanëve, dhe për t’i thënë presidentit amerikan të shporret.

Në të njëjtën kohë, është domethënëse që fantazitë për hakmarrje kundër Europës, që aktualisht po qarkullojnë në administratën Trump, nuk përfshijnë në fakt mbylljen masive të bazave amerikane në Europë. Të dyja anët e Atlantikut duket se e kuptojnë se, për momentin, janë të lidhura në një martesë të palumtur.

Si për SHBA-në ashtu edhe për Europën, një divorc formal ende duket si një hap tepër i madh. Por të dyja palët po thonë dhe po bëjnë gjëra që nuk mund të harrohen apo të tërhiqen lehtë. Në një aleancë, si në një martesë, kjo është një gjendje e rrezikshme./FinancialTimes

Etiketa: europeIranlufteSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Dështon marrëveshja SHBA-Iran? Mijëra anije tregtare mbeten të bllokuara në Gjirin Persik

09:08 : 24/06/2026
AKTUALITET

Rama për “Bloomberg”: Nuk fshihet vetëm Irani pas protestave në Shqipëri

21:39 : 23/06/2026
BOTA

Europa në alarm nga i nxehti, 40 viktima në Francë

15:13 : 23/06/2026
AKTUALITET

Nga Zvërneci te dorëheqja e Ramës/ Narrativat e mediave amerikane për protestën në Shqipëri

14:40 : 23/06/2026
BOTA

Plani për paqe/ Si po shkojnë bisedimet SHBA-Iran

09:40 : 23/06/2026
BOTA

Inteligjenca izraelite zbulon një komplot iranian ndaj ish-kreut të Shin Bet, Ronen Bar

17:03 : 22/06/2026
Para

Mjaftojnë pak minuta shi, përmbyten rrugët në Fier

TË GJITHA

“Boll, mos u merr me llafe grash”/ Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Nuk duroj dot më…

11:28 : 24/06/2026

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

11:23 : 24/06/2026

Shirat e rrëmbyeshëm mbërthejnë Kinën, evakuuohen mbi 9 mijë banorë

11:09 : 24/06/2026

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

10:47 : 24/06/2026

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş