• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kosovë/ Mbahet sot seanca për zgjedhjen e presidentit

14:38 : 27/04/2026
në RAJONI

Në orën 17:00 është caktuar seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, sipas njoftimit të Kuvendit.

“Diskutim lidhur me zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në ueb-faqen e Kuvendit.

Seanca do të mbahet një ditë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Deputetët e legjislaturës së dhjetë kanë afat deri më 28 prill që të zgjedhin presidentin, në të kundërtën, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, vendi shkon automatikisht në zgjedhje, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Paralajmërimi i Haxhiut për seancë vjen në kohën kur partitë nuk kanë njoftuar për ndonjë marrëveshje për presidentin, për zgjedhjen e të cilit kërkohen 80 vota.

Lexo edhe:

Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë

“Rama-Berisha, ortakë”/ PD bojkotoi seancën plenare, Salianji: Sot Kuvendi duhet të ziente

Gjatë fundjavës, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, u kërkoi dy partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që të paraqesin tre propozime për president, të cilët tha se duhet të jenë figura unifikuese dhe jopartiake.

PDK-ja e refuzoi ofertën, me kryetarin e saj, Bedri Hamza, që e cilësoi ofertën si “joserioze”.

“Nuk është ofertë. Për ne nuk është ofertë. Çfarë oferte? Aspak serioze. Ne jemi parti të ndryshme politike. LDK është subjekt politik në vete. PDK është subjekt politik në vete”, tha ai të shtunën.

Ndërkaq, LDK-ja tha se mund ta propozojë Osmanin, por me kushtin që LVV-ja e kryeministrit Albin Kurti, të japë 66 vota për të.

“Nëse doni marrëveshje politike me LDK-në, atëherë flisni me ne. Presidentin e propozojmë ne me plot përgjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të”, tha Abdixhiku, partia e të cilit ka 15 ulëse në Kuvend”, tha kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

LVV-ja që më 5 mars ka kandiduar ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca, dhe deputeten Fatmire Mulhaxha-Kollçaku për postin e presidentit, tha se do t’i tërhiqte nga gara këta dy emra, nëse opozita sjellë tre emrat e kërkuar.

Oferta e fundit e LVV-së vjen pas dështimit të bisedimeve mes Kurtit dhe liderëve opozitarë, Bedri Hamzës së PDK-së dhe Lumir Abdixhikut të LDK-së, të cilët nuk i kishin pranuar propozimet e kryeministrit.

Kurti i kishte ofruar LDK-së postin e zëvendëskryeministrit dhe katër ministri, ndërsa në një ofertë të dytë postin e kryeparlamentarit. PDK-së, ai ia kishte ofruar postin e kryeparlamentarit po ashtu.

LDK i kishte refuzuar këto oferta dhe e kishte akuzuar Kurtin se synon t’i kontrollojë që të gjitha tri institucionet kryesore në vend.

PDK-ja nuk kishte pranuar fare ta shqyrtonte ofertën e Kurtit, duke e quajtur të mbyllur “kontributin tonë” për çështjen e presidentit.

Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para të votimit, apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet.

Prandaj, nevojitet një marrëveshje mes partive parlamentare për këtë çështje, duke qenë se asnjëra parti – madje as ajo në pushtet e Kurtit me 57 deputetë – nuk e ka një numër kaq të madh deputetësh në Kuvendin me 120 vende.

Ndërkaq, përpjekjet e mëparshme për presidentin e ri të vendin dështuan pasi asnjëra palë nuk u duk e gatshëm të bëjë lëshime. /REL

Etiketa: kosoveKuvendiPresidenti

Lajme të lidhura

RAJONI

Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë

15:05 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Rama-Berisha, ortakë”/ PD bojkotoi seancën plenare, Salianji: Sot Kuvendi duhet të ziente

13:05 : 13/07/2026
RAJONI

Oda Amerikane kërkon kthesë në politikën energjetike të Kosovës

12:45 : 13/07/2026
RAJONI

PE mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën, kyç për integrimin

19:25 : 12/07/2026
RAJONI

Kosovë/ Bisedime me opozitën në kërkim të konsensusit

09:04 : 11/07/2026
RAJONI

Pas takimit me Kurtin, Hamza thotë se PDK mbetet në opozitë

11:41 : 10/07/2026
Para

Zhduken pa gjurmë tre adoleshentë në Durrës

TË GJITHA

Kokoneshi u mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:22 : 14/07/2026

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

12:39 : 14/07/2026

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

12:23 : 14/07/2026

Shqipëria po moshohet, por gratë po plaken më shpejt; Mosha mediane e femrave kalon 45 vjeç

12:03 : 14/07/2026

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

11:58 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş