• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkojnë për t’u shëruar, por lëndohen, rruga për në “Llixhat e Hidrait” drejt degradimit

20:59 : 22/04/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

Çadrat e ndihmave italiane për tërmetin i jepen privatit

FOTO/ Kush është 34-vjeçari që u asfiksua në banjat termale të llixhave në Elbasan

Në Llixhat e Hidrait, në Njësinë Administrative Tregan, Bashkia Elbasan, turistët vijnë çdo vit për të gjetur shërim, por përballen me një realitet zhgënjyes.

Rrugë të amortizuara, mungesë investimesh dhe kushte minimale infrastrukturore.

Prej më shumë se një dekade, sipas banorëve dhe biznesit lokal, zona ka mbetur në vendnumëro. Edhe pse potenciali turistik është i madh dhe frekuentimi arrin deri në 5,000–6,000 vizitorë në vit, infrastruktura nuk ka ndjekur të njëjtin ritëm zhvillimi.

Pronarët e hoteleve shprehen se situata nuk ka ndryshuar prej vitesh. Madje, në disa raste, ata janë detyruar të ndërhyjnë vetë për të rregulluar segmente të rrugës. Sipas tyre, mungesa e ndërhyrjeve nga institucionet ka krijuar vështirësi serioze për turistët, të cilët shpesh detyrohen të qëndrojnë brenda ambienteve të hoteleve për shkak të kushteve të këqija të lëvizjes.

“Turistët vijnë për të shëruar këmbët, jo për t’i dëmtuar më keq”, shprehet një prej pronarëve, duke theksuar ironinë e situatës.

Problematikat nuk ndalen vetëm te rrugët. Edhe menaxhimi i mbetjeve mbetet një shqetësim i vazhdueshëm. Pronarët thonë se shpesh duhet të kontaktojnë vetë administratorët për pastrimin e zonës, ndërkohë që në këtë destinacion operojnë mbi 30 hotele.

Gjendja e rënduar reflektohet edhe në tregun lokal, ku sipas tregtarëve, qarkullimi është i vështirë dhe autobusët hasin probleme në manovrim për shkak të infrastrukturës së dobët.

Edhe vetë turistët konfirmojnë të njëjtën tablo. Vizitorë nga Tirana dhe Kosova shprehen se, pavarësisht përmirësimeve në ndërtime, rrugët kanë mbetur të pandryshuara prej vitesh, ndërsa problemet me tubacionet e ujit vijojnë të jenë prezente.

Pas interesimit të Fiksit, Bashkia Elbasan ka reaguar duke premtuar ndërhyrje. Sipas përfaqësuesve të saj, në ditët në vijim pritet një ndërhyrje emergjente për sistemimin e rrugës ekzistuese, përmes mbushjes së gropave dhe stabilizimit të segmentit.

Megjithatë, për një zgjidhje afatgjatë, është parashikuar një projekt më i gjerë në buxhetin e vitit 2026, i cili aktualisht ndodhet në fazën e hartimit teknik. Ky projekt synon përmirësimin e aksit rrugor nga rruga e vjetër e Gramshit deri në Llixhat e Hidrait, duke përfshirë edhe zonat përreth.

Deri atëherë, Llixhat e Hidrait mbeten një destinacion me potencial të madh turistik, por të penguar nga infrastruktura. Një vend ku turizmi ekziston, por rruga për ta arritur mbetet ende problem.

/Emisioni Fiks Fare

Etiketa: llixharruge te degraduaraturizem i shkaterruar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çadrat e ndihmave italiane për tërmetin i jepen privatit

21:01 : 13/09/2024
AKTUALITET

FOTO/ Kush është 34-vjeçari që u asfiksua në banjat termale të llixhave në Elbasan

12:33 : 16/09/2022
AKTUALITET

Vdekja e të riut në Elbasan, frekuentuesit e llixhave: Dëgjuam ulërimat e një burri

11:08 : 16/09/2022
AKTUALITET

Detaje/ Ngjarja në llixha, zbulohet arsyeja e vdekjes së 34-vjeçarit, reagon policia

09:36 : 16/09/2022
Para

Luftë për pushtet në Urdhrin e Stomatologut, drejtimi “shqiponjë me dy koka”, dublohet vula

TË GJITHA

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

20:00 : 04/06/2026

Protestuesi thirrje qytetarëve: Jo provokimeve, mos u bëni mish për top

19:58 : 04/06/2026

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026

Protestuesit paraqesin 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën

19:42 : 04/06/2026

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom