• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mykotoksinat një rrezik i padukshëm në tavolinat e shqiptarëve! Studimet zbulojnë nivele mbi normat e BE

20:16 : 16/04/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, SHENDETI

Çdo ditë, shqiptarët ulen në tryezë me bindjen se ajo që konsumojnë është e sigurt. Misër, grurë, produkte që i konsiderojmë bazë të jetesës, por që në heshtje mund të jenë burim sëmundjeje. Një rrezik që nuk shihet me sy. Nuk ka erë. Nuk ka shije, por futet në trupin e njeriut çdo ditë, pak nga pak.

Mykotoksinat, toksina vdekjeprurëse të prodhuara nga kërpudha që zhvillohen në drithëra janë një kërcënim real për shëndetin publik. Studime zyrtare tregojnë se për vite me radhë se niveli i tyre në Shqipëri ka tejkaluar normat e Bashkimit Europian. Ndërkohë që kanceri po rritet, institucionet përgjegjëse ose nuk kontrollojnë, ose nuk kanë kapacitet të kontrollojnë.

Realiteti tregon laboratorë pa akreditim, analiza të dyshimta apo edhe tenderë me flamuj të kuq. Fatura që tregojnë miliona euro të shpenzuara jashtë vendit, ndërsa siguria ushqimore brenda vendit mbetet një iluzion. Kjo nuk është një histori frike. Është një histori faktesh, dokumentesh dhe përgjegjësish. Është historia e asaj që hamë çdo ditë dhe e asaj që shteti nuk po bën për të na mbrojtur.

TOKSINAT NË SOFRAT TONA

Lexo edhe:

Maliq/ Dyshohet se kishte disa ditë që kishte vdekur, 55-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë

Erdhi për dasmë në Shqipëri, aksidentohet për vdekje britaniku

Mykotoksinat janë metabolite infektuese, të prodhuara nga një kërpudhë e caktuar, e cila infekton drithërat dhe produktet agrokulturore të ndryshme. Këto funge mund të shfaqen gjatë periudhës kohore në fushë, gjatë rritjes apo tharjes ose magazinimit të tyre.

Termi “Mikotoksinë” u përdor për herë të parë në vitin 1962, në një ngjarje veterinare në Angli. Në atë kohë, rreth 100 mijë zogj të gjelave të detit ngordhën, si pasojë e ushqimit të kontaminuar me këtë lloj kërpudhe. Këto shpendë në atë kohë ushqeheshin me kikirikë, të cilët përmbanin një lloj të caktuar të mykotoksinave, me origjinë nga Brazili.

Ndërkohë përgjatë dekadave, rritja e kërkesës së konsumit të lartë për ushqim, ngrohja globale etj., ndikuan në përhapjen më të shumtë në të gjithë botën dhe deri më sot mbeten të rrezikshme për njerëzit dhe kafshët.

Llojet kryesore të mykotoksinave janë aflatoksinat, të cilat lidhen si me toksicitetin, ashtu edhe me kancerogjenitetin te popullata njerëzore dhe ajo shtazore. Sipas raportit të vitit 2014 të Departamentit të Kimisë Industriale, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Tiranë, janë elementë të tillë, të cilët nëse përdoren për një kohë të gjatë, në mënyrë akute ato shkaktojnë dobësim të imunitetit, si dhe kancer.

“Na rezulton që, sidomos fëmijët në moshë të vogël, janë më të rrezikuar nga ekspozimi i këtyre produkteve”, tregon për “Vetting” Dritan Topi, një nga studiesit e raportit.

Raporti tregon se mëlçia është organi më i sulmuar nga këto efekte, duke shkaktuar nekrozë, cirozë dhe karcinoma. Sidomos AFB1, e cila klasifikohet nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime për Kancerin si kancerogjen i grupit të parë.

Lloje të tjera përfshijnë toksinat e “Fusariumit”, “Ochratoxin A”, e cila është e zakonshme në drithëra dhe kafe, si dhe alkaloidet e ergotit. Duhet patur diçka parasysh, pasi këto kontaminantë ushqimorë janë të natyrshëm, nuk mund të zhduken plotësisht, por mund të mbahen nën kontroll.

Ndërkohë studimi i vitit 2014 nga ku u morën mostra para korrjes nga zona e Lushnjës dhe Fierit, nxori në pah se këto mykotoksina u gjendën në mostrat e misrit dhe të grurit, duke tejkaluar normën e lejuar nga Rregullatori i Bashkimit Europian.

Nëse rregullorja 1881/2006 dhe 165/2010 e Bashkimit Europian e lejon kufirin deri në dy mikrogram për kilogram (2 µg/kg) për grurin dhe deri në 5 µg/kg për misrin, në Shqipëri për misrin ishte gati 75 µg/kg dhe afërsisht 144 µg/kg për grurin. Kështu, në atë kohë rezultonte se këto drithëra të kontaminuara përbënin një rrezik të lartë për shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve.

Këto mykotoksina zhvillohen më lehtë kur ka lagështi të lartë dhe temperatura të ngrohta, drithërat mund të kenë dëmtime mekanike ose nga insektet ose kur magazinimi nuk është kryer në mënyrën e duhur.

“Ndërhyrja duhet të jetë kapilare, për të rritur shkallën e survjenacës dhe monitorimit dhe për të ulur, pra nivelin ekontaminimit, i cili është I pasmangshëm, për shkak të pozicionit gjeografik të vendi, për shkak të parashikimeve dhe ndryshimeve klimatike, kështu që, ne na ngelet që të forcojmë kapacitetet, të rrisim kapacitete e specialistëve, infrastrukturat laboratorike”, thotë më tej profesori Topi.

Megjithatë, studimet nuk ndaleshin këtu. Departamenti i Kimisë u rikthye në vitin 2022, duke mbledhur mostra të tjera në Durrës, Elbasan, Fier, Kavajë dhe gjatë kohës së periudhës së korrjes.

Analizat e tyre zbuluan praninë e kërpudhave si “Penicillium” në gati 78%, “Fusarium” në 75%, “Aspergillus” në afërsisht 73% dhe kërpudha të tjera në masën e gati 14% të kontaminimit.  Incidenca më e lartë në misër u vu re në  “Penicillium” ishte gjinia më e përhapur, së bashku me kërpudhat e tjera. Ndërsa kontaminimi me AFB1, një nga aflatoksinat më të rrezikshme të mikotoksinave rezultoi deri në 88%, ku niveli maksimal arriti në 69 µg/kg. Ndërsa gruri kishte nivele më të ulëta të kontaminimit me këtë mikotoksinë.

Studimi thekson se ekspozimi i popullsisë maxhorene ndaj AFB1 lidhet kryesisht me konsumimin e misrit, edhe pse konsumi mesatar ditor i misrit, i cili mbetet përafërsisht 5 gr/ditë, është shumë i ulët se ai i grurit, 345 g/ditë.

Sipas ekspertëve të studimit, aflatoksinat janë të përfshira në 95% të njoftimeve për refuzime në kufi në Bashkimin Evropian gjatë periudhës 2011-2021, çka tregon rëndësinë globale të këtij problemi.

“Produktet e importit, pra rezultojnë të kontaminuara, por gjithmonë rezultojnë në nivelin e lejuar sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian, i cili është shumë strikt. Kjo tregon që ata janë gjatë gjithë kohës, prodhuesit janë të monitoruar dhe në këtë mënyrë, pra produkti është i lejueshëm për të kaluar në treg”, thotë më tej studiuesi Dritan Topi.

Megjithatë ekspertët ende këmbëngulin të ngrenë alarmin rreth rrezikut të rritjes së numrit të individëve të prekur nga kanceri për shkak të ndikimit të dietës ushqimore. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, vetëm për vitin 2022 është vënë re një incidencë prej 229 të prekur nga tumoret për 100 mijë banorë. Ndërkohë që për vitin 2023, ishin evidentuar rreth 6700 raste të reja, duke ardhur gjithmonë e në rritje, sipas Regjistrit për Sëmundjet Tumorale.

“Raportimet e Institutit të Shëndetit Publik për incidencën e kancerit në Shqipëri është shumë herë më e ulët se mesatarja evropiane e raportuar. Tani janë dy gjëra: tani ose jemi një popullatë e cila nuk bëjmë kancer, kjo për arsye gjenetike, epigjenetike, sociodemografike, të lidhura me stilin e jetesës, qoftë edhe kulturore, ose është një rrugë shumë e thjeshtë që Regjistri i Kancerit nuk ka mbulimin e duhur në Shqipëri dhe rastet nuk raportohen siç duhet” thotë për “Vetting”, mjekia onkologe Klejdia Mati.

Ekspertët shtojnë se duhen kryer më shumë kontrolle përsa u përket bazave ushqimore për njerëzit dhe për kafshët, si edhe kontrolleve administrative pasi ata vënë re se institucionet përgjegjëse nuk tregohen të rregullt me raportet.

“Topi është në fushën e institucioneve përgjegjëse, ata që marrin vendime, ata që orientojnë fondet e kërkimit shkencor, të cilat për hir të së vërtetës kanë qenë të konsiderueshme por atje ku orientohen, nuk orientohen me prioritete por orientohen në mënyrat që ata vendosin në ato rrethet e ngushta vlerësuese. Ndërkohë që njerëzit orientohen drejt QSUT-së”, komenton studiuesi Dritan Topi./ Emisioni Vetting

Etiketa: Mykotoksinatoksinaushqimvdekje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Maliq/ Dyshohet se kishte disa ditë që kishte vdekur, 55-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë

12:32 : 21/06/2026
AKTUALITET

Erdhi për dasmë në Shqipëri, aksidentohet për vdekje britaniku

20:40 : 19/06/2026
AKTUALITET

Misteri mbi vdekjen e 21-vjeçarit shqiptar në Itali, del dëshmia që ndryshon rrjedhën e hetimeve

18:56 : 18/06/2026
AKTUALITET

U plagos në aksidentin në Librazhd, 53-vjeçari humb jetën pas disa ditësh në spital/ EMRI

09:24 : 18/06/2026
AKTUALITET

Shuhet aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

12:18 : 17/06/2026
AKTUALITET

Mjekësia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe

08:42 : 16/06/2026
Para
Në Foto: Drejtori i ISUV, Ilir Ajdini, dhe ministri i Bujqësisë, Andis Salla

Skandal te ISUV! Gjysma e laboratorëve pa akreditim, tendera të dyshimtë me ‘flamuj të kuq’

TË GJITHA

Aksident në aksin Lezhë–Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

08:39 : 24/06/2026

Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

08:32 : 24/06/2026

Këmbimi valutor 24 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:20 : 24/06/2026
Foto ilustruese

Përkeqësimi i ekonomisë/ Biznesi me rritjen më të ulët që nga 2012-a

08:11 : 24/06/2026

Kthjellime dhe vranësira, parashimi i motit për ditën e sotme

08:00 : 24/06/2026

Horoskopi, 24 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 23/06/2026

Sherr në Vlorë, ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit

22:59 : 23/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş