• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zjarri në kompleksin “Arlis sh.p.k”/ Shefi i zjarrfikëses: Godina është djegur nga kati i parë te i fundit

19:37 : 14/04/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Shefi i zjarrfikësve, Arben Cara ka folur për mediat lidhur me zjarrin e përmasave të mëdha që ka përfshirë kompleksin “Arlis sh.p.k” në Tiranë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në godinë, fasada e të cilëve është shkrumbuar totalisht.

Cara tha për mediat se flakët janë vënë nën kontroll dhe është arritur lokalizimi i zjarrit, duke shmangur përhapjen në kullat përreth.

Sipas tij, në operacion janë angazhuar të gjitha kapacitetet në dispozicion, ndërsa puna vijon intensivisht për shuarjen e plotë të vatrave që ndodhen brenda banesave.

Sa i përket dëmeve, Cara tha se ende nuk ka një bilanc të saktë për numrin e apartamenteve të shkrumbuara, megjithatë, bëhet me dije se zjarri ka përfshirë të gjithë pjesën verilindore të pallatit, nga kati i parë deri në katin e fundit.

Lexo edhe:

Zjarr në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat e zonës

Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila/ Pse zjarri në Llaman mund të jetë i qëllimshëm

“Kemi angazhuar të gjitha kapacitetet që kemi për të bërë të mundur lokalizimin e flakëve. Është akoma shumë herët për të thënë që zjarri është fikur, pasi po punohet në të gjitha drejtimet për të lokalizuar vatrat e zjarrit që ndodhen brenda banesave. Kemi bërë të mundur lokalizimin e zjarrit që të mos përhapet në kullat përreth. Tirana është angazhuar me të gjitha kapacitetet e plota, mbi 50 zjarrfikës nga Bashkia Tiranë, nga Vora dhe nga Kamza. Zjarrfikësit e ushtrisë janë këtu.

Në orën 16:52, nga salla e policisë, ne kemi marrë lajmërimin për një zjarr në këtë kompleks dhe më pas unë kam komunikuar me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorin e emergjencave civile, ministrin e Brendshëm dhe kemi bërë të mundur angazhimin e forcave që tashmë po punojnë intensivisht për lokalizimin e vatrave.

Nuk mund të flasim për sa apartamente janë shkrumbuar, pasi do të bëhet një bilanc më vonë, por mund të themi se zjarri ka përfshirë të gjithë pjesën e verilindjes së pallatit, nga kati i parë deri në katin e fundit, është përfshirë i gjithë.”– tha Cara.

Drejtori i Policisë, Skënder Hita tha se ende nuk është bërë bilanci përfundimtar i zjarrit, ndërkohë theksoi se disa punonjës të shërbimit zjarrfikës kanë pësuar djegie të lehta gjatë ndërhyrjes.

“Tani ende nuk kemi bërë bilancin përfundimtar. Janë paraqitur punonjës të shërbimit zjarrfikës, kanë djegie të vogla, janë angazhuar të gjitha forcat dhe kemi bërë menaxhimin dhe koordinimin me forcat e tjera. Ende nuk janë kontrolluar të gjitha banesat. Është ende herët për të mësuar nga ka lindur zjarri, por do të kryhen të gjitha veprimet hetimore duke këqyrur pamjet e kamerave të sigurisë nëse kanë mbetur,” tha Hita.

Etiketa: zjarr

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarr në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat e zonës

09:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila/ Pse zjarri në Llaman mund të jetë i qëllimshëm

22:46 : 13/07/2026
Screenshot
AKTUALITET

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët përfshijnë kodrat e zonës

18:34 : 13/07/2026
BOTA

‘Kurthi vdekjeprurës’/ Si humbën jetën nga zjarri 12 persona në Spanjë?

15:13 : 11/07/2026
BOTA

Pamje dramatike nga zjarri në një fabrikë në Kinë, punëtorët hidhen nga çatia për t’i shpëtuar flakëve

22:49 : 10/07/2026
AKTUALITET

Zjarri në Durrës, objekti i përfshirë nga flakët në konflikt gjyqësor mes kishës katolike dhe një familjeje

19:21 : 10/07/2026
Para
Big Market tek kompleksi "Arlis"

Zjarri në kompleksin "Arlis"/ Shkak dyshohet djegia e kartonave të "Big Market" në katin e parë

TË GJITHA

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026

Kokoneshi u mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:22 : 14/07/2026

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

12:39 : 14/07/2026

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

12:23 : 14/07/2026

Shqipëria po moshohet, por gratë po plaken më shpejt; Mosha mediane e femrave kalon 45 vjeç

12:03 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş