• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Azili horror në Tiranë/ Dëshmi tronditëse dhe rrëfime që të lënë pa fjalë

22:56 : 10/04/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Kanë kaluar dy javë nga publikimi i historisë së largimit të padrejtë nga puna të katër sanitareve nga shtëpia e të moshuarve “Joshua Center” në Tiranë. Adriana, Mimoza, Dhurata dhe Meribani u pushuan me një telefonatë nga drejtoresha e qendrës, Majlinda Treska.

Por përtej kësaj padrejtësie të denoncuar në Inspektoriatin e Punës, katër zonjat treguan gjithashtu edhe një anë të errët të kësaj strukture, që kishte të bënte me kushtet e mjerueshme, që nga amortizimi i ndërtesës, mungesa e higjienës, apo qëndrimi në të njëjtin ambient i të moshuarve me probleme të shëndetit mendor.

Në takimin e vetëm që patëm me të, zonja Treska refuzoi jo vetëm të përgjigjej për largimin e padrejtë të katër ish-punonjëseve, por gjithashtu nuk dha asnjë përgjigje për situatën në institucionin që me letra është në pronësi të djalit të saj, Parid Treska.

Ndërkohë, pas publikimit të emisionit, pati disa persona të cilët vendosën të ndajnë me ne eksperiencën e të afërmve të tyre të moshuar në këtë strukturë.

Lexo edhe:

Vdekja e 72-vjeçares në azilin e Gjirokastrës, procedohen drejtoresha, kujdestarja dhe infermieri /EMRAT

EMRI/ E rëndë në Gjirokastër, e moshuara bie nga tarraca e azilit

Një zonjë na rrëfen situatën e rëndë që kishte përjetuar me gjyshin e saj, të akomoduar në këtë qendër. Ajo shprehet se i moshuari ka kërkuar me ngulm që ta largojnë që aty, duke treguar se e linin pa ngrënë dhe kishte ftohtë. Ndërkohë, zonja shton se gjyshit të saj i jepnin ilaçe për gjumë, duke i rrezikuar shëndetin, ndërsa shprehet se gjatë qëndrimit në azil, gjyshi i saj kishte humbur 35 kilogramë nga kequshqyerja.

Një denoncim i detajuar, me akuza të rënda për një institucion që më shumë se shtëpi pritjeje, ngjan me një kamp përqendrimi nazist. Dhe kjo bindje na shtohet kur kuptojmë se rasti që sapo dëgjuam nuk është i vetmi, pasi një tjetër denoncim tronditës na erdhi.

Këtë herë bëhet fjalë për një zonjë të verbër, e cila rrëfen mes lotësh dramën e saj në azilin “Joshua Center”.

Pavarësisht problemit të saj, ajo tregon se u vendos në katin e tretë të godinës, në dhomë kishte një person me probleme të shëndetit mendor, ndërsa qëndronte në qendër si e burgosur.

Ajo tregon se drejtoresha Majlinda Treska ka ushtruar dhunë psikologjike të vazhdueshme ndaj saj, ndërsa nuk e linin as të dilte në oborr. Një akuzë shumë e rëndë e bërë nga zonja është keqmjekimi. Ajo shprehet se me të hyrë në azil i kishin marrë ilaçet që mbante me vete, duke i dhënë ilaçe nga farmacia e azilit, ndërsa shton se i janë dhënë ilaçe për gjumë, duke i shkaktuar edhe probleme me shëndetin.

“Ajo nuk më lejonte që të zbrisja nga kati i tretë te kati i parë ose te lulishtja. I thashë atëherë më vendos në katin e parë, ajo nuk pranoi. Jetoja në një dhomë me llamarina mbi vete, çfarë binte jashtë, binte brenda.

Kur frynte era, i ngrinte llamarinat dhe krijonin boshllëk, prandaj binte shiu mbi krevat. Dritaret tek dhoma ime nuk hapeshin kurrë, u thoja dhe më thonin na kanë humbur çelësat.

Ne ishim në një plogështi, me myk nga muret dhe myk nga shpirti i zemrës së Majës”, kjo është vetëm një pjesë nga rrëfimi tronditës i zonjës.

Por çfarë kanë bërë institucionet për këtë rast?

Ne takuam drejtorin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor të Tiranës, Eris Kodra, i cili na premtoi se do të ngrinte një grup inspektimi, madje se do të vinte edhe vetë në azilin “Joshua Center”, por nuk u duk gjëkundi, ndërsa grupi i inspektimit u fut në qendër si hajdutë.

“Ndërsa tre inspektorët nisën inspektimin në oborrin e vogël të azilit, nën shoqërinë e drejtoreshës Majlinda. Por ne nuk mund ta humbim këtë moment, edhe pse me pak sakrificë, për t’u përballur sërish me zonjën Treska, por ashtu si herën e parë nuk morëm asnjë përgjigje.”

Ndërkohë, një ditë pas inspektimit të kryer në azilin “Joshua Center”, na erdhi edhe përgjigjja nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Tiranë, ku renditen shkeljet e konstatuara nga grupi i inspektimit. Sipas ISHSH-së, në ambientet e qendrës kishte prani të lagështirës dhe mykut, banaku i gatimit ishte ndërtuar me materiale të papërshtatshme, si dhe kishte mungesë të dokumentacionit.

Ndërsa ndaj subjektit është vënë masa administrative “Paralajmërim”, ndërkohë që do të kryhet edhe një riinspektim për të parë nëse situata është përmirësuar.

Ndërsa ne do ta ndjekim deri në fund këtë situatë, me apo pa bashkëpunimin e institucioneve, që jetën e personave më në nevojë e kanë thjesht statistikë për të treguar se ne e bëmë punën. Diçka duhet të jetë e qartë, do na keni gjithmonë përballë./Piranjat

Etiketa: sanitareshtepia e te moshuarve“Joshua Center”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vdekja e 72-vjeçares në azilin e Gjirokastrës, procedohen drejtoresha, kujdestarja dhe infermieri /EMRAT

11:21 : 06/03/2026
AKTUALITET

EMRI/ E rëndë në Gjirokastër, e moshuara bie nga tarraca e azilit

13:29 : 04/03/2026
AKTUALITET

“Të marr peng”/ Sanitaret e “Air Albania” ende pa rroga e siguracione, Sinan Idrizi dhunon gazetarët

22:06 : 19/09/2025
AKTUALITET

Sanitaret e Spitalit Psikiatrik në Vlorë në protestë: Kemi 2 muaj pa rrogë

12:25 : 19/08/2025
AKTUALITET

Sanitarja gjendet pa shenja jete në ambientet e shkollës në Elbasan

14:40 : 07/01/2025
AKTUALITET

Grabitën një banesë, arrestohet 36-vjeçari! Si sanitarja u dha vëllezërve çelësin e shtëpisë

12:02 : 07/01/2025
Para

Mijëra dollarë pajisje smart anës Lanës, por karikuesit për makinat elektrike nuk punojnë

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom