• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mijëra dollarë pajisje smart anës Lanës, por karikuesit për makinat elektrike nuk punojnë

22:58 : 10/04/2026
në AKTUALITET

Në vitin 2026, një tjetër konflikt në Lindjen e Mesme ka rikthyer në qendër të vëmendjes një të vërtetë të hidhur: sa herë që kriza shpërthen në zonat kyçe, ne paguajmë çmimin. Tregjet reagojnë menjëherë, çmimi i karburantit rritet, energjia po ashtu, dhe efekti domino përhapet nga bursat deri te xhepat e qytetarëve të zakonshëm. Dhe në këtë pikë, makinat elektrike nuk po duken më si një luks i së ardhmes, por si nevojë dhe domosdoshmëri e së tashmes.

Dhe Shqipëria nuk mbetet pas, ne jemi shumë të avancuar dhe ecim me hapin e kohës.

“Përgjatë gjithë Bulevardit “Gjergj Fishta” në kryeqytet, në anësoret e gjelbra të lumit Lana janë instaluar plot 20 pemë solare të palëvizshme, 1 wind tree, gjethet e së cilës rrotullohen nga era dhe prodhojnë energji elektrike, si dhe 2 smart flower, të cilat fatkeqësisht gjenden të mbyllura.”

Megjithatë, nëse bëjmë një llogari të thjeshtë të pajisjeve të vendosura anës bregut të Lanës, do të kuptojmë se janë hedhur shumë para.

Një pemë solare e cila shërben kryesisht për ndriçim publik kushton minimalisht 30.000$, 20 të tilla janë plot 600.000$, shtuar 50.000$ dy lule smart të cilat shërbejnë për karikimin e automjeteve dhe 50.000$ një pemë ere, e cila gjithashtu shërben për ndriçim publik, janë në total 700 mijë $.

Lexo edhe:

Qendra e Shqipërisë ia kalon dhe rajoneve të Italisë për përdorimin e makinave elektrike

Trafik dhe ndotje! Shqipëria ka automjetet më të vjetra në Europë

Gjithçka e llogaritur me çmime minimale, pasi mund të arrijë edhe dyfishin. Kjo pa përfshirë stacionet elektrike që shërbejnë për karikimin e automjeteve, të cilat kushtojnë minimalisht 5000$ copa. Edhe nga këta të fundit ka mjaftueshëm në të dy krahët e rrugës, duke nisur nga kryqëzimi pranë Shkollës “Vasil Shanto”, deri te Pallati me Shigjeta, e në kthim përgjatë bulevardit “Bajram Curri”.

Por kush i ka instaluar dhe a punojnë këto pajisje të destinuara për karikimin e automjeteve elektrike?

Një zonjë e cila operon me biznesin e saj shumë pranë një stacioni elektrik thotë se nuk ka parë asnjë makinë të karikohet aty që prej ditës që janë instaluar. Në krahun e Pallatit me Shigjeta, një tjetër qytetar, punonjës i një biznesi servis automjetesh, deklaron se ato pajisje janë jofunksionale. Gazetari Freard Rista komunikoi edhe me persona të tjerë, qytetarë që kanë bizneset e tyre pranë këtyre stacioneve elektrike, mirëpo të gjithë u shprehën njëlloj: ato pajisje nuk janë funksionale.

“Erdhën disa turistë dhe fut e fut… e provuan, por nuk punonte”, – tha një burrë rreth të 50-ave, i cili kishte biznesin pranë shkollës “Vasil Shanto”.

Sa i takon institucioneve përgjegjëse lidhur me instalimin dhe funksionin e këtyre luleve inteligjente, Bashkia e Tiranës njoftoi se kërkesa i ka shkuar për kompetencë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si institucioni përgjegjës, dhe kjo e fundit deklaroi se nuk ka informacion për numrin e luleve smart të instaluara në kryeqytet, por ka informacion vetëm për 2 smart flower të vendosura në bulevardin “Bajram Curri”, në aksin nga ura e Selitës deri në shkollën “Vasil Shanto”, për të cilat pretendon se janë funksionale.

Në përgjigjen e saj, Agjencia për Eficiencën e Energjisë deklaron se 1 smart flower e prokuruar në vitin 2021 ka kushtuar rreth 36 milionë lekë të vjetra, që me kursin e atëhershëm të këmbimit do të përllogaritej rreth 35 mijë dollarë, rreth 10 mijë dollarë më shumë se çmimi mesatar i një luleje smart.

Nga ana tjetër, për të mos harruar Bashkinë e Tiranës, në përgjigjen që kjo e fundit ka marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, bëhet me dije se në asnjë rast nuk janë depozituar kërkesa për kryerje punimesh në sistemin elektronik të lejeve dhe për rrjedhojë nuk ka pasur pranime për punime instalimi të strukturave në fjalë.

Që do të thotë se këto pemë e lule inteligjente jo vetëm që nuk punojnë, por edhe janë pa leje?!/Piranjat

Etiketa: makina elektrikepajisje smart

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qendra e Shqipërisë ia kalon dhe rajoneve të Italisë për përdorimin e makinave elektrike

15:40 : 05/03/2026
AKTUALITET

Trafik dhe ndotje! Shqipëria ka automjetet më të vjetra në Europë

08:28 : 26/01/2025
AKTUALITET

“Drita ‘Skywell’ dhe të bëjë 642 km”/ Bashkia e Vlorës paracakton fituesin e tenderit për makina elektrike?!

21:15 : 19/11/2024
BOTA

Franca pezullon skemën e subvencionuar të makinave elektrike

20:01 : 12/02/2024
BOTA

Makinat Tesla me defekte, kompania tërheq mbi dy milionë mjete nga tregu amerikan

18:09 : 13/12/2023
RAJONI

10 mijë euro gjobë nëse nuk marrin makinë elektrike!

08:20 : 09/06/2022
Para

Horoskopi, 11 prill/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

TË GJITHA

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

10:47 : 24/06/2026

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026

Meta dhe Kryemadhi para drejtësisë, nis seanca e themelit në GJKKO

10:22 : 24/06/2026

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026

Temperatura deri në 44°C në Francë, 68 mijë familje pa energji elektrike mes valës historike të të nxehtit

09:56 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş