• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ka zbatuar urdhrat e Havasë dhe Karçanajt”, Gjykata i kërkon SPAK të hetojë Daniel Shimën

19:38 : 09/04/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Nga Elton Qyno

Daniel Shima, i konsideruari nga SPAK si dëshmitari “kyç” në shpjegimin e aferave të paracaktimit të fituesve në tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI), rezulton të jetë njëri nga përgjegjësit kryesorë të këtyre aferave, por që çuditërisht prokurorët e posaçëm të SPAK, ende nuk kane ngritur zyrtarisht një akuzë penale kundër tij.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se prezenca e Daniel Shimës, në këtë veprimtari kriminale, është konstatuar dhe nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, e cila këshillon dhe orienton dy prokurorët e çështjes penale me Nr.20/1, Altin Dumani dhe Bledar Maksuti, që të ushtrojnë ndjekjen penale ndaj ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima.

Ndjekja penale duhet të orientohet edhe tek punonjësit Emirton Suli, Meri Manaj, Helena Papa, Denis Molla, Ingrida Luzha, Ersila Qeramixhiu, Brixhilda Sinanaj, Aurel Vrenos dhe Enklid Pelari, të cilët kanë qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në tendera të caktuar si dhe njëherësh kanë firmosur disa praktika.

Sipas dosjes hetimore në muajin Dhjetor 2025 dhe Janar 2026, Daniel Shima është marrë 3 herë në pyetje në ambientet e prokurorisë së posaçme SPAK.

Lexo edhe:

U padit për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion Braçen

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

Në dëshmitë e tij, Shima ka treguar se ai së bashku me anëtarë të tjerë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kanë kryer të gjitha veprimet kriminale në paracaktimin e fituesit, duke u orientuar nga Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe zv/drejtoresha e këtij institucioni, Hava Delibashi.

Sipas rrëfimit të Daniel Shimës, Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashi, ishin dy zonjat e AKSHI-t që “pilotonin” shpalljen e fituesit të tenderave.

Ndërsa Shima së bashku me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, ishin thjesht zbatues të urdhëresave dhe direktivave, që jepnin dy zonjat e vëna tashmë në ndjekje penale nga SPAK dhe me masë sigurie “Arrest shtëpie”.

Por rrëfimet e Daniel Shimës, Emirton Sulin dhe personave të tjerë, janë të karakterit penal, ndaj Gjykata e Apelit të Posaçëm, ka orientuar prokurorët e SPAK, që të ushtrojnë ndjekjen penale ndaj tyre pasi rezulton të kenë vënë në zbatim urdhra kriminalë dhe krijuar gara fiktive.

“…nga provat e rehatuara në pjesën e rrethanave të çështjes Daniel Shima, Emirton Suli, Meri Manaj, Helena Papa, Migena Schroeder, Denis Molla, Ingrida Luzha, Ersila Qeramixhiu, Brixhilda Sinanaj, Aurel Vrenos, Enklid Pelari, në deklarimet e bëra para policisë gjyqësore japin njoftime se procedurat e prokurimit objekt hetimi kanë qenë të paracaktuara rezultatet. Se gjithçka ishte fiktive në realizimin e këtyre procedurave ligjore, duke qenë se ofertat zgjidheshin me urdhër të titullarit dhe zëvendëstitullarit dhe kjo gjë ka ndodhur para dhe pas vitit 2024)…”-thuhet në dokumentet e siguruara nga gazetari Elton Qyno.

Sipas dëshmisë së Daniel Shimës dhe personave të tjerë anëtarë të KVO-së, kriteret e padrejta përjashtuese të operatorëve ekonomikë diktoheshin nga jashtë institucionit dhe parashikoheshin me urdhër të titullarit apo me interpretimin e zëvendëstitullarit si kritere për pranimin dhe skualifikimin e operatorëve ekonomikë.

Gjithashtu Shima ka dëshmuar se rriteshin fiktivisht fondet limite përmes manipulimit të ofertave dhe zërave të çmimeve të produkteve në preventivet e paraqitura të këtyre procedurave të prokurimit publik dhe se grupet e punës, njësitë e prokurimit.

Shima ka treguar se Komisionet e Vlerësimit të Ofertave dhe komisionet e shqyrtimit të ankimeve, ngriheshin dhe funksiononin vetëm formalisht për të legalizuar një punë të paravendosur dhe parapërfunduar.

Ai shpesh herë ka qenë anëtar në këto komisione dhe se ka zbatuar të gjitha urdhrat që vinin nga lart, duke ju referuar Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashit.

Nisur nga kjo situatë Gjykatë e Apelit të Posaçëm sqaron në vendimin e saj, se: “…për të gjithë përgjegjësit eventualë të këtyre veprave penale do të duhet të adresohet një zgjidhje ligjore në vijimin e hetimeve paraprake…”.

Ndër të tjera ka rezultuar se në këto procedura prokurimi publik që po heton SPAK, ka operatorë ekonomikë që garojnë pa oferta dhe pa dokumente, me qëllimin e dyshuar arsyeshëm kriminal për të krijuar idenë e garës reale.

Në këto procedura prokurimi publik rezulton se ka bashkërendim dhe bashkëkoordinim ndërmjet shoqërive që janë në vijimësi bashkëortake faktikisht, sikurse janë “Communicaton Progress sh.p.k”., “Horizon” sh.p.k., “Soft & Solution”, “First” dhe “Fastech”.

Synimi i këtyre ofertuesve, të thirrur nga brenda AKSHI-t për të paraqitur oferta, është formalizmi i një gare ekonomike që nuk është e vërtetë por që vetëm të duket si e tillë dhe me qëllimin final që të shpallet fituese njëra prej tyre e më tej të ndahen fitimet.

Nga ana tjetër në dosjen hetimore thuhet se sipas deklarimeve të Daniel Shimës dhe Emirton Sulit, të paktën që në vitin 2023, AKSHI kishte formësuar një praktikë administrative të tillë të legjislacionit në fuqi për prokurimin publik dhe sigurinë e informacionit të klasifikuar, që të krijohej një artificë ligjore për të krijuar qark të mbyllur në mënyrën se si zhvillonte garat e prokurimit ky institucion.

Këto shpjegime të dhëna nga dy personat e mësipërm sqarojnë se, duke u bazuar tek zona e klasifikuar “Data-Center” e AKSHI, interpretohej dhe zbatohej legjislacioni respektiv sikur të kërkohej detyrimisht certifikimi i sigurisë për subjektet operatoré ekonomikë, edhe atëherë kur procedura e prokurimit nuk e justifikonte marrjen e kësaj mase sipas ligjit.

Këto shpjegime sqarojnë se si krijimi i këtij kriteri të posaçëm u bë duke u koordinuar edhe me agjencinë respektive që pajiste me certifikatat respektive të sigurisë operatorët ekonomikë.

Pasi në këtë mënyrë sigurohej se operatorët e paracaktuar si fitues të mos kishin asnjëherë konkurrencë nga gara e hapur e ofertave që paraqiteshin nga operatorë të tjerë ekonomikë jashtë këtij çarku të mbyllur, pasi ato s’kualifikoheshin se nuk ishin të pajisur me certifikatë sigurie.

Gjithçka tregon Daniel Shima dhe kryesisht anëtari tjetër Emirton Suli mbi krijimin e artificës ligjore të zonës së klasifikuar të “Data-Center” dhe diktimin e kriterit të certifikimit të sigurisë “CSI” është krijuar nga koha e ushtrimit të detyrës së Danil Shima dhe ka vijuar në kohën e ushtrimit të detyrës nga Hava Delibashi.

Fakti që edhe Mirlinda Karçanaj edhe Hava Delibashi, ishin në dijeni se ky ishte një kriter i krijuar me keqbesimin penal të posaçëm për të s’kualifikuar subjektet e padëshiruar nga gara ekonomike e prokurimit, tregohet edhe nga mënyra se si janë anuluar në vitin 2025 dy procedurat e prokurimit publik ku ishte kualifikuar shoqëria “ABS sh.p.k.” e kontrolluar nga Gerond Meçe.

Këto vendimmarrje anulimi janë iniciuar nga autoriteti kontraktor AKSHI nga shkresa “Memo” e firmosur përtej Helena Çupi.

Mirëpo deklarimet e Emirton Suli, tregojnë se ajo ka qenë e detyruar të veprojë me këtë shkresë, edhe pse e dinte se vinte në kundërshtim me ligjin, pasi kështu i ishte kërkuar nga Mirlinda Karçanaj dhe nga Hava Delibashi…”.

Kjo mënyrë e shpjegimit se si funksiononte AKSHI në këto procedura prokurimi gjen mbështetje edhe nga deklarimet e Daniel Shima por edhe në shpjegimet e Helena Çupit.

Kjo e fundit deklaron ndër të tjera se:

“…interpretimi se humbja e certifikatës “CSI” passillte ligjërisht dhe automatikisht edhe humbjen e çertifikatës “CSP” ishte bërë nga Hava Delibashi dhe se shkresat “Memo” të hartuara prej saj ishin miratuar nga Karçanaj dhe nga Delibashi…”. /Syri.net

Etiketa: afereakshiDaniel ShimaGJKKOMirlinda Karcanajspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U padit për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion Braçen

16:54 : 03/06/2026
AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

13:02 : 03/06/2026
AKTUALITET

Noizy dëshmon në GJKKO, sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion: Është i fiksuar me mua…!

12:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Hetimi për tjetërsim pronash në Zvërnec/ SPAK zhbllokon llogaritë e “Albania Land Development”

10:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

10:00 : 03/06/2026
Para

Ndryshon procedura për lëvizjen në zonën Shengen, çfarë duhet të dini

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom