Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, ku një automjet ka dalë nga rruga pasi drejtuesi ka humbur kontrollin.
Sipas të dhënave paraprake, një mjet tip “Benz” ka goditur barrierat mbrojtëse anësore dhe më pas ka përfunduar jashtë karrexhatës. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime serioze.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar të plagosurin drejt Spitali Rajonal i Korçës për ndihmë mjekësore. Burime spitalore bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.
Nga aksidenti janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sakaq shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.














