• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump paralajmëroi vdekjen “e civilizimit”, intensifikohen sulmet në Iran

16:31 : 07/04/2026
në BOTA

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se “një civilizim i tërë do të vdesë sot” nëse Irani nuk arrin një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara para se afati që ai vendosi, të skadojë sot, teksa janë intensifikuar sulmet ajrore ndaj caqeve në Iran.

“Një civilizim i tërë do të vdesë sot, dhe nuk do të ringjallet më”, shkroi Trump në platformën e tij sociale, Truth Social më 7 prill. “Unë nuk dua që kjo të ndodhë, por me gjasë do të ndodhë”.

Kërcënimi i Trumpit vjen pas paralajmërimeve të tij se Shtetet e Bashkuara do të godasin termocentralet dhe urat në Iran, deklarata që zyrtarët iranianë i përshkruan si kërcënime që përbëjnë “krime lufte”, megjithëse disa ekspertë të së drejtës ndërkombëtare e kundërshtojnë këtë vlerësim.

Kërcënimi i ri vjen gjithashtu vetëm disa orë pasi sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit goditën disa lokacione në të gjithë Iranin, përfshirë infrastrukturën dhe ishullin strategjik Harg.

Mediat iraniane raportuan për shpërthime në gjithë Teheranin më 7 prill, ndërsa disa raportime thanë se janë parë aeroplanë luftarakë që fluturuan në lartësi të ulët mbi kryeqytetin iranian.

Lexo edhe:

SHBA-ja godet sërish Iranin pas rikthimit të bllokadës në Ngushticën e Hormuzit

SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

Po ashtu u raportua për sulme në ishullin Harg të Iranit, nga ku dërgohen rreth 90 për qind e eksporteve të naftës së vendit, si dhe në ura kryesore në autostradën Tabriz–Zanjan dhe në një tjetër pranë qytetit të shenjtë Kom.

Disa media, përfshirë CNN, Reuters dhe Fox News, cituan zyrtarë amerikanë që konfirmuan sulmet në ishullin Harg. The Wall Street Journal raportoi se “më shumë se 50 objektiva ushtarake” u goditën gjatë sulmeve.

Para komenteve të Trumpit, Garda Revolucionare Islamike përmes një deklarate, të lëshuar disa minuta para se të raportohej për sulme, se do të shënjestrojë infrastrukturën amerikane dhe atë të aleatëve në të gjithë rajonin nëse SHBA-ja kalon “vijat e kuqe”.

Garda po ashtu paralajmëroi partnerët amerikanë në Gjirin Persik dhe më tej, duke thënë se ka mbaruar frenimi ndaj shteteve fqinje, duke sinjalizuar që shtetet arabe të Gjirit që kanë asete ushtarake amerikane mund të shndërrohen në shënjestra.

Deklarata shënon një ndryshim në pozicionin e Iranit.

Teksa Teherani më parë ka goditur objektiva në disa vende të rajonit, deri më tani kishte mbajtur qëndrimin se ato shtete vetë nuk ishin shënjestra – një dallim nga i cili tani duket se ka hequr dorë.

Ndër objektet e goditura në qendër të Teheranit ishte edhe një sinagogë, sipas mediave iraniane.

Homayoun Sameyah, përfaqësues i komunitetit hebre në Parlamentin iranian, i tha mediave shtetërore se ndërtesa ishte “e lashtë” dhe “e shenjtë”, dhe se pjesë të Torës janë nën rrënoja.

Trump i ka vendosur afat Iranit deri në orën 20:00 sipas kohës lindore në SHBA, më 7 prill, duke paralajmëruar se “i gjithë” Irani “mund të shkatërrohet brenda një nate”.

Duke folur në Budapest më 7 prill, pas takimit me kryeministrin hungarez Viktor Orban, nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha se administrata i kishte përmbushur në masë të madhe qëllimet e saj ushtarake në këtë fushatë dhe se ishte “i bindur” që Uashingtoni do të marrë një përgjigje nga Teherani para skadimit të afatit.

Ndërkaq, paralajmërimi i Trumpit në konferencën për media në Shtëpinë e Bardhë më 6 prill u fokusua te kontrolli i Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit, një pikë kyç për transportin global të naftës.

Irani u kundërpërgjigj duke refuzuar.

Teherani paraqiti një propozim paqeje me 10 pika përmes ndërmjetësve pakistanezë, por plani refuzoi një armëpushim të përkohshëm dhe, në vend të kësaj, kërkoi një përfundim të përhershëm të armiqësive. Ai përfshin kushte që ishin të pamundura për t’u pranuar nga Shtetet e Bashkuara ose Izraeli. Sipas raportimit të The New York Times, propozimi nuk mund të zgjidhte çështjet kryesore para skadimit të afatit. /REL

Etiketa: donald trumpIranSHBAsulme

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA-ja godet sërish Iranin pas rikthimit të bllokadës në Ngushticën e Hormuzit

08:35 : 14/07/2026
BOTA

SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

18:22 : 13/07/2026
BOTA

Irani paralajmëron SHBA-në për Ngushticën e Hormuzit: Nuk lejojmë ndërhyrje

17:19 : 13/07/2026
BOTA

Trump: SHBA do të marrë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe këtë herë do të paguhemi

16:05 : 13/07/2026
BOTA

Marrëveshja SHBA-Iran drejt kolapsit? Sulmet dhe mosbesimi rrisin tensionet

15:20 : 13/07/2026
BOTA

SHBA-ja kryen edhe një valë tjetër sulmesh kundër Iranit

08:58 : 13/07/2026
Para

Kompania e dhëndrit të Trump rrezikon të tërhiqet nga investimi në Sazan

TË GJITHA

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

12:23 : 14/07/2026

Shqipëria po moshohet, por gratë po plaken më shpejt; Mosha mediane e femrave kalon 45 vjeç

12:03 : 14/07/2026

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

11:58 : 14/07/2026

SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

11:47 : 14/07/2026

Salmonela alarmon Greqinë/ Autoritetet japin alarmin: Mos hani pula 2-3 ditë

11:38 : 14/07/2026

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

11:35 : 14/07/2026

“E gjete lepurin në ferrë?”, Gjinkuri përplaset me Manjën dhe braktis Komisionin e Ligjeve

11:26 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş