• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

14:08 : 05/04/2026
në BOTA

Invazioni në shkallë të gjerë i Rusisë kundër Ukrainës në vitin 2022 riformatoi kanalet e furnizimit me energji për Evropën, duke bërë që BE të largohej nga gazi dhe nafta ruse dhe të shihte drejt furnizuesve alternativë si SHBA dhe Norvegjia.

Lufta në Iran është duke prodhuar tani të njëjtin rikalibrim. Para konfliktit të Iranit, një numër vendesh evropiane kërkuan të diversifikojnë burimet e tyre të energjisë drejt Gjirit.

Kancelari gjerman vizitoi në shkurt Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara, në një përpjekje strategjike për të ulur varësinë nga SHBA dhe Kina. Pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, kompani të mëdha energjitike në Itali, Holandë dhe Francë nënshkruan gjithashtu kontrata afatgjata me QatarEnergy për të siguruar furnizimin me gaz nga rajoni.

Gjithsesi, mbyllja e plotë e Ngushticës së Hormuzit, një pikë kritike, ka ndryshuar në mënyrë thelbësore fushën e energjisë globale.

Nafta krudo Brent ka shkuar në 116 dollarë për barrelë, dhe konflikti ka bërë që çmimet e gazit të rriten me mbi 60 përqind në Evropë që nga 28 shkurti. Goditjet iraniane ndaj Energy’s Ras Laffan të Katarit, që mban gazin e lëngshëm, kanë detyruar kompaninë që të deklarojë “force majeure”, “ndikimi i një force madhore” për ngarkesat dhe të paralajmërojë probleme me ngarkesat që mund të shkojnë deri në 5 vjet, dhe që mund të prekin blerës si Belgjika, Italia, Koreja e Jugut dhe Kina.

Lexo edhe:

Tre vite luftë në Gaza, regjistrohen mbi 73 mijë viktima

Pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit, rriten sërish çmimet e naftës

Megjithëse importet nga Evropa përbëjnë një pjesë modeste të gazit të lëngshëm nga Katari, këto zhvillime do të kenë pasoja për të gjithë kontinentin. Evropa tani përballet me një seri vendimesh të vështira për të zvogëluar ndikimin ekonomik të luftës, që do të thellohet nëse lufta vazhdon.

Kjo mund të çojë në vendime për rihapjen e minierave të qymyrit apo lehtësim të kufizimeve për nxjerrjen e gazit dhe naftës nga detet dhe oqeanet.

Ndërkohë që gazi i lëngshëm amerikan do të vazhdojë të furnizojë Evropën, vijojnë debatet nëse duhet të ketë kufizime ndaj naftës dhe gazit rus, që është më i lirë.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis konfirmoi një paketë masash lehtësuese prej 300 milion dollarësh për muajt prill dhe maj, që përfshijnë subvencionime për naftën me 16 centë për litër, për të ndihmuar familjet dhe bizneset, ndërkohë që çmimi i energjisë vazhdon të rritet.

Athina tha se po drejton përpjekjet për të bashkërenduar një përgjigje të të gjithë Evropës ndaj pasojave të luftës, por nuk kishte dëshirë të priste për këtë. Administrata Trump po përballet me kritika, pasi departamenti i Thesarit autorizoi me qetësi shitjen e 140 milion fuçive të naftës së sanksionuar krudo të Iranit, e magazinuar në anijet cisterne në det.

Përjashtimi njëmujor hap mundësinë për blerje për shumë vende, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë që çmimet e naftës krudo Brent kanë shkuar në pothuaj 116 dollarë për fuçi, kjo lëvizje mund të çojë në rreth 14 miliardë dollarë përfitime për qeverinë iraniane.

Kjo masë pasqyron të njëjtën lëvizje të administratës amerikane lidhur me naftën e sanksionuar ruse në muajin mars. Njoftimi i Trump për një ndalesë të sulmeve ndaj sistemit energjitik në Iran bëri që nafta krudo në SHBA të binte në rreth 88 dollarë për fuçi.

Ndërkohë, kreu i kompanisë QatarEnergy, Saad al-Kaabi, pohoi se sulmet iraniane nxorrën nga funksioni dy trena procesues të gazit të lëngshëm dhe një impiant të gazit, duke bërë që të shkatërrohej pothuaj një e pesta e kapacitetit eksportues të gazit të lëngshëm nga ky vend.

Ringritja e këtyre procesuesve do të kërkojë nga 3 në 5 vjet, duke i hequr Katarit rreth 20 miliardë në të ardhurat vjetore, ndërkohë që pesha e dëmit bie edhe mbi blerësit evropianë dhe aziatikë. Komisioni Evropian iu ka kërkuar shteteve anëtare që të fillojnë të rimbushin rezervat e gazit para kohe, duke paralajmëruar se paqëndrueshmëria në Lindjen e Mesme kërkon përgatitje të bashkërenduar për sezonin e ardhshëm të ngrohjes.

Ndërkohë që Brukseli thotë se siguria energjitike e BE-së është e pacënuar deri tani, për shkak të varësisë së kufizuar direkte nga Gjiri dhe nga ngarkesat e para luftës me gaz të lëngshëm, nuk dëshiron ta lërë situatën në dorë të fatit.

Ndërkohë, SHBA dhe Ukraina po i shkojnë në ndihmë vendeve të Gjirit, ndërkohë që Irani vazhdon goditjet ndaj tyre. Departamenti i Shtetit miratoi një shitje të madhe armësh ndaj tre shteteve në vijën e frontit: Jordanisë, Kuvajtit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Marrëveshja 16.5 miliardë dollarëshe përfshin 8.4 miliardë dollarë për Emiratet e Bashkuara Arabe për dronë të armatosur, sisteme të mbrojtjes anti-ajrore, pajisje radari dhe avionë F-16.

Ndërkohë, Ukraina dërgoi njësi luftarake në pesë shtete të Gjirit, Jordani, Kuvajt, Katar, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, për të ndihmuar në mbrojtjen e infrastrukturës civile kundër sulmeve ajrore iraniane, duke përdorur kështu përvojën e fituar me shumë mund në luftën e saj kundër dronëve rusë. Irani ndërkohë lëshoi raketa kundër bazës britaniko-amerikane të Diego Garcia, duke bërë që Londra të binte menjëherë dakord për të hapur bazat britanike për operacionet mbrojtëse amerikane që synojnë ruajtjen e tranzitit detar të Ngushticës së Hormuzit.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski ka vizituar vendet e Gjirit duke nënshkruar marrëveshje afatgjata të mbrojtjes, 10-vjeçare, duke riprovuar edhe njëherë lidhjen midis dy luftërave të mëdha në vazhdim e sipër.

Etiketa: gazluftenafte

Lajme të lidhura

BOTA

Tre vite luftë në Gaza, regjistrohen mbi 73 mijë viktima

16:22 : 15/07/2026
BOTA

Pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit, rriten sërish çmimet e naftës

15:43 : 15/07/2026
RAJONI

Ministrja e Vuçiçit me deklaratë skandaloze: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën

20:21 : 13/07/2026
BOTA

SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

18:22 : 13/07/2026
AKTUALITET

Raketat ndezin bursat në botë, nafta kërcen në 188 lekë për litër

18:14 : 13/07/2026
BOTA

Ukraina rrit sulmet me dronë në Rusi, digjet rafineria e naftës në Krasnodar dhe Rostov

17:46 : 10/07/2026
Para

Zbulohet eksploziv pranë gazsjellësit në Serbi që furnizon Hungarinë me gaz rus

TË GJITHA

‘Korrupsion dhe pastrim parash’/ SPAK i pafuqishëm ndaj Belinda Ballukut

22:10 : 15/07/2026

Zgjedhjet në PD, nis numërimi i votave në selinë blu

22:01 : 15/07/2026

Spektakli pret ende golin, Angli–Argjentinë mbyllet pa fitues në pjesën e parë

21:56 : 15/07/2026

Përplasja me Erion Braçen, protestuesi: Më etiketoi si drogaxhi, më pas u kërcënova me 500 mesazhe

21:41 : 15/07/2026

Debati me Kuçanajn për Flamur Nokën/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

21:36 : 15/07/2026

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

21:25 : 15/07/2026

Një hap larg finales, starton supersfida Angli-Argjentinë

21:12 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbet girişbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş