• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Njoftimi nga SHBA për sulmet iraniane, alarm sigurie apo njoftim rutinë?

08:34 : 04/04/2026
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Më 1 prill, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë paralajmëroi për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin. Në njoftim përmendeshin si objektiva të mundshëm entitete të lidhura me SHBA-në dhe elementë të opozitës iraniane në Shqipëri, por edhe hapësira publike si qendra tregtare, hotele, klube apo restorante.

Ndërsa mesazhi i drejtuar qytetarëve amerikanë kërkonte “vigjilencë të shtuar”, në Shqipëri ai u përkthye shpejt si një sinjal për rritje të drejtpërdrejt të rrezikut.

Alarm apo rutinë?

Presidenca nuk e pa të nevojshme mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, pavarësisht kërkesës së opozitës, por thekson se situata po ndiqet në mënyrë të vazhdueshme.  “Presidenti i Republikës është në kontakt të përditshëm me institucionet e Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe informohet për çdo situatë dhe skenar, si dhe për të gjitha masat që merren në kuadër të protokolleve të sigurisë”, thuhet në një deklaratë për mediat. “Të gjitha institucionet relevante janë vigjilente dhe në ndjekje të plotë të situates, bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është në nivele tejet të larta.”

Ministria e Brendshme, nga ana tjetër, e lexon paralajmërimin si pjesë të praktikave rutinë të sigurisë. Drejtuesi i kësaj ministrie, Besfort Lamallari, theksoi se masat janë marrë prej kohësh dhe strukturat e vendit janë në gatishmëri. “Shqipëria prej disa kohësh ka marrë masat e nevojshme nga agjencitë ligjzbatuese në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë”- tha ai. Lamallari shtoi se Policia e Shtetit është me masa të shtuara dhe se sipas komunikimeve me përfaqësues të ambasadës, “ky është një lajmërim standard që është bërë edhe në vende të tjera”.

Lexo edhe:

Dështon marrëveshja SHBA-Iran? Mijëra anije tregtare mbeten të bllokuara në Gjirin Persik

Rama për “Bloomberg”: Nuk fshihet vetëm Irani pas protestave në Shqipëri

Sipas ekspertit të sigurisë, Xhavit Sala, njoftime të tilla janë të zakonshme dhe synojnë kryesisht sensibilizimin e qytetarëve amerikanë, por mënyra se si interpretohen në Shqipëri është e ndryshme. “Ne e morëm si rritje të nivelit të kërcënimit, ndërsa në fakt nuk rezulton në këtë shkallë,” thotë ai për DW, duke theksuar se kjo nuk përjashton nevojën për vigjilencë të shtuar në një rajon me sfida sigurie.

Shqipëria vijë e padukshme fronti?

Për vite me radhë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Iranit janë përshkallëzuar nga një konflikt diplomatik në një përplasje të hapur politike dhe kibernetike. Kulmi erdhi në vitin 2022, kur Tirana ndërpreu marrëdhëniet diplomatike pas sulmeve kibernetike që ia atribuoi Teheranit.

Në të njëjtën kohë në Shqipëri strehohen prej vitit 2013 anëtarë të organizatës opozitare iraniane MEK, që u vendosën në vend me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Që prej asaj periudhe përplasja nuk ka mbetur vetëm në nivel deklaratash. Sulmet kibernetike kanë pasur si objektiv sistemet shtetërore, duke përfshirë platforma qeveritare, institucione të drejtësisë dhe databaza që lidhen me të dhënat e qytetarëve. Në disa raste ndërhyrjet kanë pasur si qëllim fshirjen e të dhënave dhe paralizimin e funksionimit të sistemeve, duke vënë në provë kapacitetin e institucioneve për të reaguar.

Episode të tjera kanë përfshirë ndërhyrje ndaj faqes së Kuvendit dhe sistemit të Postës Shqiptare, për të cilën përgjegjësinë e mori grupi “Homeland Justice”. Infrastruktura nuk u paralizua plotësisht, por presioni i vazhdueshëm mbi sigurimin e të dhënave mbetet i njejtë. Sipas ekspertit të sigurisë Xhavit Sala, këto zhvillime nuk janë të izoluara. “Ata kanë vepruar kundër shtetit shqiptar, duke goditur sistemet dhe kanë synuar të nxisin trazira në vend,” thotë ai për DW shqip, duke i lidhur këto veprime me përdorimin e luftës hibride dhe asimetrike.

Eksperti: Duhet më shumë komunikim me qytetarët

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së u përhap me shpejtësi edhe në rrjetet sociale dhe në media, dhe u interpretua si një sinjal për rritje të rrezikut edhe nga qytetaret shqiptare.

Sipas ekspertit të sigurisë, Xhavit Sala, njoftime të tilla kërkojnë më shumë shpjegim për publikun. “Komunikimi nga institucionet shqiptare duhet të jetë më i hapur dhe më i shpeshtë, në mënyrë që të ruhet balanca mes informacionit dhe perceptimit, pa krijuar panik, por edhe pa lënë hapësirë për keqinterpretim” – tha eksperti për DW. “Në një vend të hapur, ku lëvizja është e lirë dhe ku çdo paralajmërim për sigurinë përhapet shpejt, mënyra si komunikohet rreziku bëhet po aq e rëndësishme sa vetë rreziku” – shton eksperti. /DW

Etiketa: IranSHBAsulme

Lajme të lidhura

BOTA

Dështon marrëveshja SHBA-Iran? Mijëra anije tregtare mbeten të bllokuara në Gjirin Persik

09:08 : 24/06/2026
AKTUALITET

Rama për “Bloomberg”: Nuk fshihet vetëm Irani pas protestave në Shqipëri

21:39 : 23/06/2026
AKTUALITET

Nga Zvërneci te dorëheqja e Ramës/ Narrativat e mediave amerikane për protestën në Shqipëri

14:40 : 23/06/2026
BOTA

Plani për paqe/ Si po shkojnë bisedimet SHBA-Iran

09:40 : 23/06/2026
BOTA

Inteligjenca izraelite zbulon një komplot iranian ndaj ish-kreut të Shin Bet, Ronen Bar

17:03 : 22/06/2026
BOTA

Irani mbyll sërish ngushticën e Hormuzit, ulet numri i anijeve të mallrave

10:27 : 22/06/2026
Para

Bie nga kati i tetë i pallatit, humb jetën 12-vjeçari shqiptar në Itali /EMRI

TË GJITHA

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026

Meta dhe Kryemadhi para drejtësisë, nis seanca e themelit në GJKKO

10:22 : 24/06/2026

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026

Temperatura deri në 44°C në Francë, 68 mijë familje pa energji elektrike mes valës historike të të nxehtit

09:56 : 24/06/2026
Foto ilustruese

“Pishinat burim infeksioni vaginal”, gjinekologia tregon rrezikun gjatë verës

09:55 : 24/06/2026

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

09:40 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş