• Kontakt
Tuesday, June 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza/ Nyja kritike e nënvlerësuar e ekonomisë globale

09:17 : 04/04/2026
në BOTA

Gazi natyror i lëngshëm, i përshtatshëm për transport dhe përdorim industrial. Alternativat ndaj furnizimeve nga Gjiri janë të pakta, shkruan The Economist

“Kjo do të rrëzojë ekonomitë e botës”, paralajmëroi Saad al-Kaabi, ministri i Energjisë i Katarit, më 6 mars. Nuk ishte hiperbolë. Pak ditë më parë, QatarEnergy, që prodhon një të pestën e gazit natyror të lëngshëm (LNG) në botë, ndaloi prodhimin dhe eksportet, pasi disa objekte u goditën nga sulme iraniane.

Pa mundur të nxjerrë, përpunojë dhe, për shkak se Ngushtica e Hormuzit është bllokuar nga luftimet, të transportojë LNG-në, kompania ka shpallur forcë madhore në kontratat e saj. Çmimi i LNG-së është rritur ndjeshëm në tregjet globale. Klientët në mbarë botën, që e përdorin për prodhim energjie, ngrohje dhe prodhime si plehrat kimike, po përpiqen të reagojnë.

Sa thellë do të ndikojë ndërprerja nga Katari në ekonomi varet nga katër pyetje të vështira: Sa do të zgjasë? Sa shpejt mund të rifillojnë plotësisht dërgesat? A mund të mbijetojnë vendet me rezervat ekzistuese deri atëherë? Dhe sa nga mungesa mund të mbulohet nga LNG nga burime të tjera?

Pyetja e parë është më e vështira, sepse varet nga tre aktorë të paparashikueshëm: Donald Trump, presidenti amerikan; Binyamin Netanyahu, kryeministri izraelit; dhe Mojtaba Khamenei, lideri i ri suprem i Iranit. Më 9 mars, Trump dha sinjale të përziera, duke thënë se lufta do të përfundonte “shumë shpejt”, por edhe se Amerika “do të shkojë më tej”. Netanyahu synon të eliminojë përfundimisht kërcënimin iranian ndaj Izraelit.

Lexo edhe:

Nis protesta e 30-të/ Qytetari thirrje ambasadorit të SHBA: Na i hiq këta politikanë që po vjedhin vendin

Irani dhe SHBA-ja fajësojnë njëri-tjetrit pas rifillimit të sulmeve pavarësisht armëpushimit

Ndërsa Khamenei, babai dhe paraardhësi i të cilit u vra në një sulm izraelit në fillim të luftës më 28 shkurt, ka gjithashtu rol vendimtar. Pas deklaratave të Trump, Irani tha se do të “përcaktojë fundin e luftës”.

Armiqësitë dhe ndalimi i dërgesave të LNG-së nga Katari mund të zgjasin nga disa javë deri në shumë muaj. Kjo nënkupton skenarë të ndryshëm, asnjë prej tyre i favorshëm. Sipas Rystad, nëse infrastruktura e Katarit pëson dëme minimale dhe eksportet rifillojnë pas 15 ditësh, prodhimi global vjetor i LNG-së do të bjerë me 4.3% këtë vit. Nëse ndërprerja zgjat një muaj, humbja kalon 14%.

Një studim i Oxford Institute for Energy Studies parashikon se një bllokadë 12-mujore do të ulte prodhimin me 15%, edhe duke llogaritur rritjen e prodhimit në vende të tjera për shkak të çmimeve të larta. Kjo në një kohë kur kërkesa për LNG pritej të rritej me gati 8% në vitin 2026.

Çështja e shpejtësisë së rikuperimit është disi më e menaxhueshme. Gazi natyror në burim mund të rifillojë shpejt, por LNG jo. Për ta kthyer në lëng, duhet ftohur në -160°C, ndaj QatarEnergy mund të magazinojë ekonomikisht vetëm pesë ditë prodhim.

Anijet dhe impiantet e lëngëzimit janë projektuar për përdorim të vazhdueshëm dhe me intensitet të lartë; pas ndalimit, duhet të ftohen dhe të rindizen një nga një. Edhe pse ka dhjetëra cisterna, Katari ka pak pika ngarkimi. Zakonisht duhen dy javë për të përgatitur ngarkesat e para dhe 4-6 javë për të arritur kapacitetin e plotë.

Ndërkohë, vendet do të mbështeten te rezervat, nëse kanë. Ndryshe nga nafta, nuk ka rezerva strategjike të gazit. Disa vende, si Bashkimi Europian, kërkojnë nivele minimale magazinimi. Por edhe Europa nuk është e mbrojtur, megjithëse vetëm 13% e importeve të LNG-së i vijnë nga Katari.

Rezervat janë më të ulëta pas dimrit dhe, sipas Rystad, nëse ndërprerja zgjat deri në prill, objektivat për dimrin e ardhshëm do të jenë të vështira për t’u arritur pa ulur kërkesën, kaluar te qymyri ose rishikuar ndalimin e plotë të gazit rus.

Vendet aziatike janë më të varura nga gazi i Gjirit Persik. Ato kanë edhe më pak alternativa. Koreja e Jugut ka rezerva për 52 ditë, Japonia rreth 20 ditë, ndërsa Tajvani vetëm 11 ditë. India ka vetëm 5-6 ditë rezerva.

Konsumatorët e mëdhenj tashmë po kufizojnë përdorimin; kompani si GAIL dhe Indian Oil synojnë të ulin konsumin me 10-30%. Të paktën një qytet ka ndaluar përdorimin e gazit për kremacione.

Kërkimi për furnizime alternative ka nisur. Pas rënies së importeve nga Rusia pas luftës në Ukrainë, mungesa u kompensua nga LNG amerikane. Por atëherë kriza u zhvillua më gradualisht, duke i dhënë kohë Europës të rrisë kapacitetet dhe të ulë kërkesën. Këtë herë, sipas JPMorgan, “goditja është e menjëhershme dhe furnizimet alternative janë të pakta”. Zëvendësimi i mungesës së Katarit “nuk është realist”.

Kjo sepse kapacitetet globale të eksportit të LNG-së janë pothuajse të shfrytëzuara plotësisht. Australia operon në 90%, SHBA në 95%. Projektet e reja nuk do të ndihmojnë në kohë; projekti Golden Pass në Teksas po përballet me vonesa.

I vetmi furnizues potencial është Rusia. Teorikisht mund të mbulojë një pjesë të madhe të mungesës, por kjo do të kërkonte që BE të zbusë sanksionet dhe të rifillojë importet, një opsion politikisht i vështirë. Ukraina gjithashtu do të duhej të lejonte tranzitin dhe të ndalte sulmet ndaj flotës “hije” ruse. Për BE dhe Ukrainën, kjo duket e papranueshme.

Jo të gjithë janë në panik. Një pjesë e madhe e gazit në botë transportohet me tubacione, jo si LNG, thotë Mel Ydreos nga International Gas Union. Por ai paralajmëron se “sa më gjatë të zgjasë ndërprerja, aq më shumë ndërlikohet situata”.

Martin Senior nga Argus Media është më i drejtpërdrejtë: për sa kohë LNG-ja e Katarit mbetet jashtë tregut, “do të jetë kërkesa ajo që do të goditet”. Sa e fortë do të jetë goditja varet nga sa shpejt Trump, Netanyahu dhe Khamenei arrijnë një marrëveshje./Monitor.al

Etiketa: IranlufteSHBA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nis protesta e 30-të/ Qytetari thirrje ambasadorit të SHBA: Na i hiq këta politikanë që po vjedhin vendin

19:58 : 29/06/2026
BOTA

Irani dhe SHBA-ja fajësojnë njëri-tjetrit pas rifillimit të sulmeve pavarësisht armëpushimit

14:40 : 28/06/2026
Palestinians inspect the damage following an Israeli airstrike on the El-Remal aera in Gaza City on October 9, 2023. Israel continued to battle Hamas fighters on October 10 and massed tens of thousands of troops and heavy armour around the Gaza Strip after vowing a massive blow over the Palestinian militants' surprise attack. Photo by Naaman Omar apaimages
BOTA

Pse Shqipëria nuk duhet të mbyllë sytë para asaj që po ndodh në Gaza?

10:05 : 28/06/2026
BOTA

Përshkallëzohet sërish situata në Lindjen e Mesme, SHBA godet objektiva iraniane në Ngushticën e Hormuzit

09:01 : 28/06/2026
AKTUALITET

LISTA/ Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë të sanksionuara nga SHBA

17:56 : 27/06/2026
BOTA

Trump kërcënon sërish evropianët me tarifa 100%

13:17 : 27/06/2026
Para

Vjosa Osmani përfundon mandatin si presidente, detyra i kalon Albulena Haxhiut

TË GJITHA

Horoskopi, 30 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 29/06/2026

Protesta/ Artan Hoxha: Rama ka futur në punë anti-terrorin dhe SHISH, 173 persona në filtër

22:55 : 29/06/2026

Abilekaj: Nëse rrethohet kryeministria për një javë, Rama nuk mund të jetë më në detyrë!

22:53 : 29/06/2026

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave

22:50 : 29/06/2026

Vijon marshimi në Tiranë, protestuesit thirrje njëzëri: Rama n’burg, Berisha n’burg

22:44 : 29/06/2026

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

22:34 : 29/06/2026

Eurodeputetja holandeze: Nëse doni të shkoni në BE, Rama duhet të dëgjojë

22:17 : 29/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerGrandpashabetcasibomPerabetKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetjojobetjojobet girişimajbetjojobetbetcio