• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tatimet në Fier nxorën zbuluar falsifikimet e burrit ‘pa letra’ dhe vëllezërve të Irena Gjokës

23:22 : 01/04/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Emisioni ‘Plug’ zbardhi detaje nga dosja e vetingut e Irena Gjokës. Teksa për të justifikuar pasurinë, Irena Gjoka përdori edhe një kontratë qiraje, që sipas saj ishte e vitit 1996, ku vëllezërit e saj kishin marrë me qira një lokal te shtetasi Stefanaq Gjoka, Plug zbardhi të dhëna të rëndësishme.

Nga dosja e vetingut, është Drejtoria e Tatimeve në Fier, që tregon se në vitin 1996 nuk ka pasur kontratë qiraje mes Stefanaq Gjokës dhe vëllezërve të bashkëshortes së tij të ardhme Irena Gjoka. Kjo e dhënë do të mjaftonte që anëtarët e vetingut të ngrinin alarmin për pasurinë e gjyqtares së GJKKO, por kjo nuk ndodhi, Irena Gjoka e kaloi pa probleme.

PJESË NGA EMISIONI

Pra me kaq është mjaftuar KPK për këtë rast, pa kërkuar asnjë sqarim se çfarë e lidhte Irena Gjokën me këtë shtetas dhe të kishte atë intimitet sa të kryente veprime bankare për emër të tij.

Rikujtojmë se në mars të vitit 2003, në prokurën lëshuar avokatit e cilësonte Stefanaqin si “bashkëshorti” i saj. Por në gjendje civile dhe ILDKPI, Irena Gjoka e deklaron si bashkëshort vetëm pas vitit 2006, e Stefanaqi deri në atë kohë në regjim martesor e ndante pasurinë me një tjetër person.

Lexo edhe:

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

Një nga shkresat kryesore dhe mundësi justifikimi e pasurisë është bërë pikërisht lokali, ku qiramarrës janë vëllezërit e Irena Gjokës, të cilët prej shumë vitesh nuk kishin as lidhje me Fierin pasi ndodheshin në emigracion në Greqi, e asesi nuk mund të mendohej se në të njëjtën kohë të punonin edhe si kamariera në lokalin e marrë me qera, e për të cilin do të paguanin si qera, një pagesë e barazvlefshme me qeranë mujore të Hotelit më të madh në Fier.

Në faqen 22 të vendimit, relatohet në mënyrë të detajuar të ardhurat nga kontrata e qirasë.

KPK

35.1.1 Në deklaratën “Vetting” subjekti deklaron se bashkëshorti i saj ka përfituar të ardhura nga qiradhënia e objektit 2-katësh, me sipërfaqe ndërtimore 150 m², lokal – bar – bilardo dhe truallit 150 m², ndodhur në, Fier. Qiraja mujore 80,000 lekë.

35.1.2 Subjekti i rivlerësimit për të provuar deklarimin e saj ka depozituar kontratë qiraje të datës 13.2.1996 ku z. S. Gj., jep me qira një lokal me dy kate “bar-lojëra”, të ndodhur në Fier. Periudha e dhënies me qira 1.01.1995 – 31.12.2001. Vlera e qirasë 80,000 lekë/muaj.

35.1.3 Komisioni i ka kërkuar informacion DRT-së Fier në lidhje me kontratën e qirasë. Nga ana e saj jemi informuar se: “Në dokumentacionin e arkivuar në DRT Fier nuk u gjendën të dhëna për riregjistrimin në vitet pasardhëse dhe as të dhëna mbi të ardhurat, fitimet, humbjet e realizuara nga aktiviteti apo qiratë për vitet 1997-2001.”

Pra siç konfirmohet nga përgjigjja e Drejtorisë së Tatimeve Fier, nuk ka patur një qiradhënie nga ana e Stefanaqit tek vëllezërit e Irena Gjokës të lokalit me vlerë 80 mijë lekë të reja në muaj për periudhën 1995-2001. E që në këtë moment, të ardhurat e justifikuar me këtë manovër duhet të ishin një alarm për KPK, që minimalisht duhet të ndërmerrte veprime shtesë verifikimi, e në mungesë justifikimi, do të ishte më e rëndë se arsyet e shkarkimit të dhjetra gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Por jo vetëm kaq, situata bëhet edhe më skandalozë, pasi për këtë konstatim Irena dhe Stefanaqi depozitojnë një pagës të vitit 2019.

35.1.4 Nga ana e subjektit, në përgjigje të pyetësorit të datës 4.12.2019 është depozituar dokumentacion provues për pagimin e detyrimeve tatimore më konkretisht urdhërpagesë për tatimin e mbajtur në burim në shumën 884,190 lekë dhe veprim në llogari i “Credins Bank”, datë 13.12.2019, nëpërmjet të cilit vërtetohet pagimi i shumës 884, 190 lekë. Subjekti gjithashtu ka depozituar deklaratë noteriale nr. *, datë 17.12.2019 të z. I. Maneku., i cili ka deklaruar se e njeh detyrimin për pagimin e tatimit për vlerën e qirasë të paderdhur në buxhetin e shtetit që duhet të paguhej në lidhje me kontratën e qirasë, në shumën 864, 000 lekë, të paguar nga z. Stefanaq. Gjoka, dhe se do t’i rimbursojë z. Gjoka., këtë shumë në llogarinë e tij personale ose t’ia dorëzojë cash sapo të ketë mundësi financiare.

35.1.5 Komisioni konstaton se të ardhurat nga qiraja të bashkëshortit të subjektit janë krijuar para se subjektit të kishte filluar bashkëjetesën/martesën me z. Gj., gjatë regjimit të parë martesor të tij. Gjithashtu, subjekti ka depozituar si dokumentacion provues të kohës kontratën e qirasë për këto të ardhura, sipas të cilit ambienti i është dhënë me qira një personi të tatueshëm, të regjistruar në organet tatimore, për rrjedhojë detyrimin për pagimin e tatimit në burim e ka patur personi i tatueshëm, referuar legjislacionit tatimor në fuqi. Në këto kushte, Komisioni konstaton se, megjithëse detyrimi tatimor i përkiste qiramarrësit, në momentin e konstatimit të faktit të mospagimit të tyre, subjekti dhe bashkëshorti i saj e kanë shlyer këtë detyrim. Në vlerësim të fakteve më sipër, lidhur me periudhën kur janë krijuar të ardhurat nga marrëdhënia e qirasë dhe përcaktimi kontraktual lidhur me pagesën e detyrimit për pagimin e tatimit, Komisioni vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi ligjore. Po ashtu, fakti se ajo dhe bashkëshorti në momentin e konstatimit të kësaj problematike, kanë përmushur detyrimin tatimor ndaj shtetit, duke paguar edhe kamatëvonesat, Komisioni vlerëson se këto të ardhura duhet të konsiderohen të ligjshme.

Pra sipas vetingashëve që kanë përjashtuar nga vetingu prokurorë e gjyqtarë për 200.000 lekë të vjetra, në rastin e Irena Gjokës kanë pranuar të ligjshme të ardhurat e krijuara nga Stefanaq Gjoka ( kur ishte i martuar me një tjetër shtetase) nga një kontratë qiraje e lidhur me vëllezërit e Irena Gjokës, gjatë kohës kur këta ishin emigrant në Greqi.

Mbi të gjitha këto të ardhura nuk janë të deklaruara dhe tatimi për to është bërë vetëm në vitin 2019, po nga Irena Gjoka vetëm për të justifikur të ardhurat.

Më pas në pikën 35. 2 të Dosjes së Vetingut, zbulohen të tjera prova kompromentuese që rrëzojnë justifikimet e deritanishme për qeranë mujore marramëndëse për një ambient në qytetin e Fierit, por edhe për marrëdhënien sa intime aq edhe financiare të çiftit Irena e Stefanaqi Gjoka. Stefanaqi Gjoka deklaron se në datë 8 janar 2002 ka shitur këtë ambien për vlerën 2 milionë lekë të reja. Pra këtu del hapur kontradikta e vlerës së qerasë, pasi kjo pronë, rzulton të jetë shitur me vlerën e qerave të dy viteve.

Që konfirmon edhe njëherë që kontrata 800 mijë lekë me vëllezërit emigrantë të Irena Gjokës ëhstë veç një manovër që Stefanaqi dhe Irena të justifikojnë para vetingut milionat në llogaritë e tyre bankare. E për më tepër për shitjen e asaj prone në vitin 2002 ka dhënë përlqimin edhe ish-bashkëhsortja e Stefanaqit. Periudhë në të cilën Irena e deklaron në prokurë si bashkëshort të saj.

Për të faktuar që kjo shifër fiktive mjaftojmë të shohim një tjetër transaksion të Stefanaq Gjokës në faqen 23 të vendimit:
35.3.1 Bashkëshorti i subjektit të rivlerësimit së bashku me znj. F. Gj., me kontratë shitblerjeje nr. *, datë 10.9.2003 kanë shitur apartament, me sipërfaqe 73.25 m² për shumën 1,200,000 lekë.

Pra në vitin 2003, Stefanaqi dhe bashkëshortja e kohës kanë shitur një shtëpi në vlerën 1.2 milion e ndërkohë po sipas kontratës së qirasë në vitin 1995, vëllezërit emigrantë të Irenës i paguajnë atij 960.000 mijë lekë qira vjetore.

Por le ta mendojmë në një moment, se kemi të bëjmë me një marrëdhënie kontraktuale, dhe vlerën e qerasë vëllezërit e Irenës e paskan pranuar edhe aq të lartë. Le ta marrim të mirqenë edhe faktin se Irena dhe Stefanaqi harruan që ta deklaronin pranë Drejtorisë së Tatimeve, ndërkohë që kjo është e pamundur. Por do të mjaftonte që vetingashët të lexonin vetëm kontratën e qerasë për të kuptuar se jemi përballë një falsifikimi flagrant, që Irena Gjoka duhet të kishte përfunduar në dyert e SPAK që me mbylljen e procesit të Vetingut dhe shkarkimin e saj prej detyrës.

Kjo që shikoni në pamje është kontrata e qerasë e nënshkruar mes bashkëshortit aktual të Irena Gjokës dhe dy vëllezërve emigrantë të saj. Kontrata mbanë datën 13 shkurt 1996 edhe pse në deklaratën e vetingut flitet për qiramarrje që nga viti 1995 dhe të ardhurat llogariten nga 1995, kohë që Stefanaq Gjoka nuk kishte lidhje me gjyqtaren dhe vëllezërit e saj ishin emigrantë në Greqi. Pra vetingashët nuk e panë as datën e kontratës por morën të mirqënë se të ardhurat ishin që nga viti 1995, ndërkohë që kontrata është firmosur vetëm pas muajit shkurt të 1996, ccka automatikisht do të nxirrte të pajustifikuara 960 mijë lekë apo 9. 6 milionë lekë të vjetra.

Por përtej sa ju parashtruam edhe më sipër. Falsifikimi në këtë dokument është aq flagrant sa edhe juristi më i paaftë nuk do të mund ta justifikonte.

Siç e shikoni në pamje, kjo kontratë është e përpiluar në word dhe është e shkruar me kompjuter, ndërkohë që në atë periudhë kompjuterët nuk ishin ende në përdorim, madje edhe kontratat në zyrat noteriale bëheshin me makinë shkrimi.

Por siguria për të kaluar procesin e Vetingut, ka bërë që Irena Gjoka as mos të sforcohet që këtë falsifikim ta bënte sa më afër origjinalit. Jo vetëm shkrimi kompjuterik që nuk ekzistonte në zyrat noteriale në atë kohë, por edhe referenca ligjore është një tjetër detaj që nxjerr zbuluar falsifikimin. Në kontratë, siç e shikoni janë speicifikuar nenet 801-825 të Kodit Civil.

Gjyqtarja që me logjikë duhet të ishte e informuar për ndryshimet e Kodeve, nuk e ka vënë në punë mëndjen se këto nene të Kodit Civil në datën që pretendohet që është nënshkruar ajo kontratë nuk ekzistonin. Këto nene që i referohet kontrata që sipas Irena Gjokës është nënshkruar në viotin 1996, janë shtuar në Kodin Civil shumë vite më vonë. Por edhe këto detaje, siç për komisionin e Vetingut ashtu edhe për SPAK janë të padukshme.

Kallëzimi shtesë i Adriana Kalasë për Irena Maneku-Shpata-Gjoka përmban shume prova të tjera të evidentuara gjatë analizimit të dosjes së vetingut.

Përmban pamundësin e vellezërve për ti dhënë 2.000.000 lekë dhuratë në vitin 2005 Irena Gjokës për të blerë shtëpinë në Tiranë, përmban dhuratat e vazhdueshme të prindërve të justifikuara nga shitja e ullinjëve apo edhe deklarimet e ndryshuara për një shumë 23.000 dollarë kursime në vitin 2003 kur aq nuk kishte të ardhurat nga paga e jo më të arrinte të kursente.

Etiketa: Irena Gjokapasurispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

13:02 : 03/06/2026
AKTUALITET

Hetimi për tjetërsim pronash në Zvërnec/ SPAK zhbllokon llogaritë e “Albania Land Development”

10:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

10:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

22:14 : 02/06/2026
AKTUALITET

Mediat e huaja jehonë protestave në Shqipëri kundër “resortit luksoz të Kushner”

21:19 : 02/06/2026
Para

Noka: Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu, dyshja që shkatërroi drejtësinë

TË GJITHA

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom