• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Integrimi europian dhe realiteti i kostos së lartë të jetesës në Shqipëri

08:03 : 30/03/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Procesi i integrimit europian është paraqitur si një histori suksesi, me theks të veçantë në përshpejtimin e mbylljes së kapitujve të integrimit.

Në planin administrativ, Shqipëria po përparon në përafrimin me standardet e Bashkimit Europian. Por integrimi europian nuk është vetëm harmonizim legjislacioni.

Ai është edhe harmonizim i standardit të jetesës. Për qytetarët, integrimi matet me fuqinë reale të pagës dhe me koston e shportës së përditshme.

Çmimet janë rritur shumë më shpejt se të ardhurat:

  • Në vitin 2016, niveli i përgjithshëm i çmimeve në Shqipëri ishte rreth 45% e mesatares së BE-së.
  • Në vitin 2024 ka arritur në 64%. Pra, brenda tetë viteve çmimet janë afruar me BE-në me 19 pikë përqindjeje.
  • Në të njëjtën periudhë, të ardhurat reale për frymë kanë kaluar nga 16% në vetëm 21% të mesatares së BE-së.
  • Rritja është vetëm 5 pikë përqindjeje.
  • Kjo do të thotë se çmimet janë rritur pothuajse katër herë më shpejt se të ardhurat.

Sot Shqipëria ka çmime në 64% të BE-së, por të ardhura vetëm 21%. Diferenca prej 43 pikë përqindjeje është më e larta në rajon. Serbia ka 61% nivel çmimesh dhe 34% të ardhura; Mali i Zi 59% çmime dhe 41% të ardhura. Shqipëria rezulton ndër më të shtrenjtat në Ballkan, por me të ardhurat më të ulëta relative.

Lexo edhe:

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

Ushqimet: pothuajse në nivelin e BE-së

Situata bëhet edhe më domethënëse kur analizohen ushqimet. Në vitin 2024, kategoria “Food” në Shqipëri është 99.6% e mesatares së BE-së. Pra, ushqimi paguhet pothuajse me çmime të njëjta me BE-në. Në disa kategori Shqipëria është mbi mesataren e BE-së:

  • Qumësht, produkte bulmeti dhe vezë: 132.5%
  • Sheqer, ëmbëlsira dhe desserts: 124.7%
  • Pije joalkoolike: 118.3%

Në kategori të tjera diferenca është shumë e vogël në krahasim me çmimet mesatare në BE:

  • Mish: 94.8%
  • Peshk: 95.4%
  • Fruta: 94.8%
  • Vajra dhe yndyrna: 98.6%
  • Perime: 85.1%
  • Bukë dhe drithëra: 82.1%

Këto janë produkte baze, jo mallra luksi. Kur pjesa më e madhe e ushqimeve janë mbi ose afër mesatares së BE-së, ndërsa paga është 21% e BE-së, presioni mbi familjen është i qartë.

Struktura e buxhetit e përforcon presionin

Një tregues i qartë i nivelit të mirëqenies është mënyra se si familjet shpërndajnë të ardhurat e tyre. Sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve (INSTAT), në vitin 2024 rreth 39.6% e buxhetit të familjeve shqiptare shkon për ushqime dhe pije joalkoolike. Në BE-27 kjo peshë është 13–15%.

Kjo do të thotë se familjet shqiptare shpenzojnë pothuajse trefishin e peshës europiane për produkte baze. Në këtë strukturë, çdo rritje çmimi ka efekt të menjëhershëm dhe shumëfishues mbi mirëqenien. Në një ekonomi ku 40% e të ardhurave shkojnë për ushqim, çdo rritje çmimi ka efekt të menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë mbi mirëqenien.

Integrimi formal dhe integrimi real

Mbyllja e kapitujve është proces teknik. Por integrimi real matet me aftësinë e qytetarëve për të përballuar jetesën me dinjitet. Nëse çmimet afrohen me Europën shumë më shpejt se pagat, atëherë kemi një përafrim formal, por jo një përafrim real të standardit të jetesës.

Diferenca e lartë midis çmimeve dhe të ardhurave, e kombinuar me peshën e lartë të ushqimeve në buxhet, krijon:

  • Dobësim të fuqisë reale blerëse
  • Kufizim të kursimeve dhe investimeve familjare
  • Presion mbi shtresën e mesme
  • Shtim të emigracionit ekonomik si alternativë e vetme për përmirësim të mirëqenies

Në këtë kontekst, integrimi europian nuk mund të matet vetëm me numrin e kapitujve të mbyllur, por edhe me nivelin real të jetesës së qytetarëve. Shqipëria po afrohet me BE-në në planin institucional dhe në nivel çmimesh. Por në planin e mirëqenies reale, hendeku mbetet i thellë. Ushqimi është pothuajse në nivelin e BE-së, madje mbi BE-në në disa kategori, ndërsa të ardhurat mbeten një e pesta e standardit europian. Integrimi europian nuk mund të jetë vetëm proces administrativ. Ai duhet të jetë përmirësim konkret i jetës së qytetarëve.

Europa fillon në standardin real të jetesës. /Monitor

Etiketa: BEintegrimkostoqeveriShqiperi

Lajme të lidhura

BOTA

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026
AKTUALITET

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

20:19 : 22/06/2026
BOTA

BE synon barazinë e pagave mes grave dhe burrave

18:26 : 22/06/2026
AKTUALITET

Prapaskenat e mbledhjes së PS-së/ Rama iu hakërehet deputetëve kryesorë: “Më keni lënë vetëm”

10:49 : 22/06/2026
AKTUALITET

Protestat kundër Ramës, një grup eurodeputetësh vijnë me urgjencë në Shqipëri

22:43 : 19/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria, me çmimin më të lartë të paketës bazë të internetit celular në Rajon

19:58 : 19/06/2026
Para

Këmbimi valutor 30 mars, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

TË GJITHA

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026

Meta dhe Kryemadhi para drejtësisë, nis seanca e themelit në GJKKO

10:22 : 24/06/2026

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026

Temperatura deri në 44°C në Francë, 68 mijë familje pa energji elektrike mes valës historike të të nxehtit

09:56 : 24/06/2026
Foto ilustruese

“Pishinat burim infeksioni vaginal”, gjinekologia tregon rrezikun gjatë verës

09:55 : 24/06/2026

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

09:40 : 24/06/2026

FOTO/ Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta banorëve të Liqenit të Thatë

09:34 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş