• Kontakt
Saturday, June 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Diellorët zbresin me këmbë në tokë/ Pas euforisë, bizneset e diellit përballen me realitetin e shifrave

12:50 : 25/03/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Shqipëria zhytet shpesh në situata të euforisë kolektive. Vite më parë, në qeverinë e Partisë Demokratike, bizneset dhe sekserët u vërsulën masivisht drejt hidrocentraleve, teksa për çdo përrua të vendit mbiu nga një liçencë HEC-i. E gjitha u bë aq komike saqë shumë shpejt liçencat nisën të tregtoheshin si të ishin komoditete burse.

Pas hidrocentraleve të rrëkeve u erdhi radha kullave të larta. Edhe këtu grotesku arriti kulmin, teksa vendi më i varfër i Europës u bë punëdhënësi më i madh i arkitektëve në botë dhe projektoi kate kullash më shumë se e gjithë Europa bashkë.

Por ashtu si një pjesë e madhe e liçencave të hec-eve edhe projektet e kullave ngelën në letra bakalli. E megjithatë Shqipëria nuk zë mend.

Euforia u përsërit. Sërish në tregun e energjisë së rinovueshme, ndonëse këtë herë fronti i ri është ai i energjisë diellore.

Lexo edhe:

Eurodeputetja italiane mbërrin në Tiranë: Do jem në protestë

Sot protesta e 28-të kombëtare kundër Ramës, diaspora i bashkohet tubimit: Jep dorëheqjen!

Dielli nuk mjafton

Aplikimet për parqe diellore duhet të kenë kaluar sakaq 10 mijë mega fuqi të instaluar, ndërsa ato të miratuarat duhet të kenë shkuar aktualisht mbi 2 mijë mega. Paralelisht anembanë Shqipërisë fshatarëve po u merren tokat nga euforia e diellit, teksa liçencat vijojnë pa ndërprerje.

Por teksa rendja vazhdon, ata që hynë të parët në këtë biznes janë tashmë duke u përballur me realitetin, jo aq rozë. Dhe shifrat janë vrasësi më i mirë i euforisë. Në mbledhjen e radhës të Entit Rregullator u shqyrtuan kërkesat e tre kompanive që kanë ndërtuar parqe diellore për modifikimin e liçencave të tyre.

EZ-5 Energy, kompania e zotëruar nga Edmond Ademaj ka aplikuar për ndryshimin e liçencave në dy parqet e saj fotovoltaike me kapacitet 30 mega dhe 10 mega. Nova Solar System e Ilir Shtufit dhe Agim Zeqos, po ashtu ka aplikuar për modifikimin e liçencës për parkun e saj 50 mega në Sheq Marinas të Fierit.

Të dyja kompanitë kërkojnë modifikimin e liçencës, jo për të shtuar kapacitetin, por për të investuar në depozitimin e energjisë që prodhojnë. Arsyeja janë çmimet.

Parqet fotovoltaike prodhojnë energji gjatë ditës, kur kërkesa për këtë produkt është e ulët dhe çmimi bie në minimum. Aktualisht çmimi neto i energjisë së shitur nga diellorët luhatet në intervalin 10-15 euro për mega. Këto çmime i bëjnë parqet fotovoltaike një biznes që kërkon vite të tëra për të shlyer investimin.

Përgjithësisht kosto e ndërtimit të një parku diellor luhatet tek 1 milionë euro për mega të instaluar. Pra një park diellor me fuqi 50 mega kërkon rreth 50 milionë euro investim. Por me çmimet në nivelet 10-15 euro për mega ai mund të gjenerojë maksimalisht 1 milionë euro të ardhura në vit.

Investime dyfish dhe rreziku i bankave

Kjo është arsyeja se pse tashmë bizneset e parqeve diellore po rendin drejt depozitimit përmes teknologjisë së baterive. Por kjo nuk është pa kosto. Investimi në bateri kërkon përafërsisht të njëjtën sasi parash sa ndërtimi, çka do të thotë dyfishim i investimit.

Kompanitë që kanë fuqinë financiare do të shkojnë drejt depozitimit për të optimizuar shitjen e energjisë gjatë orareve kur çmimi është i leverdishëm. Të tjerët, të cilët nuk e kanë këtë fuqi rrezikojnë të përballen me dështimin e biznesit të tyre.

Ky është një risk, i cili amplifikohet më shumë edhe nga fakti se Shqipëria nuk ka infrastrukturën e linjave që do të garantonin tregtimin e energjisë në tregjet e huaja. Me pak fjalë, euforia e diellit po zvenitet në heshtje dhe investitorët po zbresin me këmbë në tokë.

Por kjo rrezikon disa pasoja. Nëse tek kullat, risku në sistemin financiar ishte i kufizuar për shkak se bankat ndenjën larg kreditimit të tyre, në rastin e parqeve diellore nuk është ashtu. Pjesa dërrmuese e parqeve diellore janë ndërtuar ose po ndërtohen me kredi bankare.

Kompanitë të cilat nuk e kanë fuqinë të rezistojnë apo të investojnë drejt teknologjive që optimizojnë të ardhurat do ta kenë të vështirë të mbijetojnë në tregun që gjeneroi euforia më e fundit kolektive në Shqipëri. Dhe sistemi financiar do të marrë faturën e tij të kredive jo performuese./Kapitali.al/

Etiketa: Edi Ramaenergji dielloreHEC-epanele dielloreparqe diellore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Eurodeputetja italiane mbërrin në Tiranë: Do jem në protestë

09:08 : 27/06/2026
AKTUALITET

Sot protesta e 28-të kombëtare kundër Ramës, diaspora i bashkohet tubimit: Jep dorëheqjen!

08:17 : 27/06/2026
AKTUALITET

A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

08:07 : 27/06/2026
AKTUALITET

Gazetari holandez: Edi Rama është kumbari në Shqipëri! Ja kush ia ndërtoi vilën në Surrel

22:02 : 26/06/2026
AKTUALITET

“Jam nipi i Tahir Sinanit”, protestuesi: Rama dhe Balla e vranë për herë të dytë

21:41 : 26/06/2026
AKTUALITET

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

21:08 : 26/06/2026
Para

Berisha: Klubet Dinamo dhe Partizani në shërbim të interesave të Ramës! Federata ndërkombëtare të hetojë

TË GJITHA

AfD kritikon Bauhaus-in, hap debat mbi historinë gjermane

10:06 : 27/06/2026

E rëndë në Lezhë, 28-vjeçari tenton të vrasë vjehrrën

09:49 : 27/06/2026

Pronat në Orikum dhe Dukat, Prokuroria zbarkon në banesat e ish zyrtarëve të Hipotekës

09:39 : 27/06/2026

Meloni dhe Trump/ Grindja publike që po rezulton shumë e vështirë për tu rregulluar

09:26 : 27/06/2026

Eurodeputetja italiane mbërrin në Tiranë: Do jem në protestë

09:08 : 27/06/2026

Thellohet tragjedia në Venezuelë, 920 viktima nga tërmetet

08:59 : 27/06/2026

Përshkallëzohet tensioni/ SHBA dhe Irani sulmojnë njëri-tjetrin

08:42 : 27/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibombetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet