• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump shqyrton uljen e intensitetit të luftës ndaj Iranit, çfarë pritet

10:24 : 21/03/2026
në BOTA

Presidenti amerikan, Donald Trump, po e shqyrton “uljen” e intensitetit të luftës në Lindjen e Mesme, pavarësisht raportimeve në rritje se mijëra trupa tokësore amerikane janë nisur drejt rajonit, teksa lufta me Iranin hyn në javën e katërt.

“Ne po i afrohemi shumë arritjes së objektivave tanë, teksa po e shqyrtojmë uljen e përpjekjeve tona ushtarake në Lindjen e Mesme sa i përket regjimit terrorist të Iranit”, shkroi Trump në Truth Social më 20 mars.

Në postimi e tij, ai listoi qëllimet kryesore të SHBA-së në këtë luftë – përfshirë degradimin e ushtrisë së Iranit dhe parandalimin që Teherani të zhvillojë një armë bërthamore.

Trump po ashtu sugjeroi se do të jetë në duart e shteteve të tjera që përdorin Ngushticën e Hormuzit – që tani praktikisht është mbyllur nga Irani – të sigurojnë lundrimin e anijeve në këtë rrugë jetike ujore dhe të ndihmojnë në frenimin e rritjes së çmimeve të naftës, që po kërcënojnë që të tronditin ekonominë botërore.

“Ngushtica e Hormuzit do të duhet të ruhet dhe të mbikëqyret, sipas nevojës, nga shtete të tjera që e përdorin, SHBA-ja nuk e përdor”, tha ai.

Lexo edhe:

Arrestohet në Mal të Zi hakeri iranian i kërkuar nga SHBA, shkaktoi 3.4 mld dëme

Turqia largohet me nder, SHBA mëson rivalin në raundin e 1/32

“Nëse kërkohet, ne do t’i ndihmojmë këto shtete në përpjekjet e tyre në Hormuz, por kjo nuk do të duhej të ishte e nevojshme pasi të eliminohet kërcënimi i Iranit. E rëndësishmja është se do të jetë operacion i lehtë ushtarak për ta”, shtoi presidenti Trump.

Deklaratat e fundit të Trumpit duken disi kontradiktore me komentet e fundit të tij, përmes së cilave, ai sugjeroi se përderisa ushtria dhe udhëheqja e Iranit pothuajse janë shkatërruar nga sulmet ajrore SHBA-Izrael, ka ende punë që duhet bërë.

Më herët gjatë 20 marsit, Trump tha se nuk sheh arsye që të kërkojë një armëpushim në luftë dhe sërish u bëri thirrje shteteve të tjera – përfshirë Kinës – të ndihmojnë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

“Shiko, ne mund të kemi dialog, por unë nuk dua një armëpushim”, tha Trump për gazetarët. “E dini, nuk arrihet armëpushim kur praktikisht keni shkatërruar palën tjetër”.

Autorizim për blerjen e naftës iraniane

Ndaras, Departamenti amerikan i Thesarit më 20 mars lëshoi një autorizim 30-ditor për dërgimin dhe shitjen e naftës së papërpunuar iraniane dhe produkteve të naftës, që më herët ishin nën sanksione dhe aktualisht janë të “bllokuara” nëpër anije.

Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Naftës, Saman Ghodousi, shkroi në X se Irani nuk kishte asnjë tepricë nafte të bllokuar nëpër anije, duke hedhur poshtë deklaratat e SHBA-së se ky veprim do të lironte rreth 140 milionë fuçi për tregun botëror.

Uashingtoni më herët kishte dhënë një leje 30-ditore për blerjen e naftës ruse të sanksionuar, e cila gjithashtu ishte bllokuar në det, për të rritur furnizimet botërore.

Trupa në terren?

Këto deklarata vijnë pasi një numër mediash kanë raportuar – duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë – se mijëra trupa shtesë tokësore amerikane janë nisur drejt rajonit, një lëvizje që i jep opsione shtesë SHBA-së në luftën me Iranin.

Më 19 mars, Trump mohoi raportimet lidhur me dislokimin e trupave shtesë, megjithëse ai u duk se e mban të hapur këtë mundësi.

“Nuk po dërgoj trupa askund. Nëse do ta bëja këtë, nuk do t’iu tregoja. Por, nuk po dërgoj. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme”, tha ai për gazetarët.

Reuters ka cituar tre zyrtarë amerikanë që kanë thënë se 2.500 pjesëtarë të marinës, së bashku me anijen sulmues amfibe USS Boxer dhe luftanije shoqëruese do të dislokohen në rajon, edhe pse zyrtarët nuk kanë se cili do të jetë roli i tyre.

CBS, duke cituar burime, raportoi se Pentagoni për përgatitet për të dërguar Divizionin e 82-të Ajror në Lindjen e Mesme.

Newsmax, ndërkaq, raportoi se ushtria amerikane veçse ka përshpejtuar dislokimin e mijëra pjesëtarëve të marinës potencialisht për të forcuar trupat e saj luftarake kundër Iranit.

Duke cituar tre zyrtarë që folën në kushte anonimiteti, kjo agjenci tha se Grup Amfib Boxer dhe Njësia e 11-të e marinës po dislokoheshin para afatit të paraparë nga Bregu Perëndimor i SHBA-së.

The Wall Street Journal po ashtu raportoi se Uashingtoni po dërgon tre luftanije dhe mijëra pjesëtarë të marinës në Lindjen e Mesme, duke cituar zyrtarë të paidentifikuare amerikanë.

“Rreth 2.200 deri në 2.500 marinsa nga Grupi Amfib i USS Boxer me bazë në Kaliforni dhe Njësia e 11-të e marisave po drejtohen drejt Komandës Qendrore të SHBA-së, e cila është përgjegjëse për të gjitha forcat amerikane në Lindjen e Mesme”, u citua të kenë thënë zyrtarët.

Këto forca do t’i shtohen një dislokimi të mëhershëm të marinsave, që pritet të mbërrijnë këtë javë në rajon. Pentagoni dërgoi USS Tripoli, me rreth 5.000 trupa dhe Njësinë e 31-të marinës me bazë në Japoni në Lindjen e Mesme, duke iu shtuar rreth 50.000 trupave që tashmë janë të dislokuara në rajon, raportoi The Wall Street Journal.

Administrata amerikane ka shqyrtuar mundësinë e dislokimit të forcave tokësore në ishullin Harg, që është qendra e 90 90 për qind të eksporteve të naftës së Iranit, raportoi Reuters, duke cituar tre persona që kishin njohuri për këtë çështje dhe tre zyrtarë amerikanë.

Njëri prej zyrtarëve tha se një operacion i tillë do të ishte mjaft i rrezikshëm, duke pasur parasysh se Irani është i aftë që të godasë ishullin me raketa dhe dronë.

Ndërkaq, The Wall Street Journal raportoi se forcat iraniane shënjestruan bazën ushtarake me rëndësi strategjike të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuara në ishullin Diego Garcia në Oqeanin Indian, por nuk arritën që të godisnin objektivin. Sipas raportimit, Irani lëshoi dy raketa balistike. /REL

Etiketa: IranlufteSHBATrump

Lajme të lidhura

BOTA

Arrestohet në Mal të Zi hakeri iranian i kërkuar nga SHBA, shkaktoi 3.4 mld dëme

11:54 : 26/06/2026
SPORT

Turqia largohet me nder, SHBA mëson rivalin në raundin e 1/32

09:34 : 26/06/2026
BOTA

Irani kërkon përgjegjësi për “bashkëfajësinë” e NATO-s në luftë

11:42 : 25/06/2026
BOTA

Izraeli: Nuk do të tërheqim trupat nga Libani, pavarësisht kërkesave ndërkombëtare

15:36 : 24/06/2026
BOTA

‘Shkelën hapësirën ajrore të kufizuar’/ SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës

15:29 : 24/06/2026
BOTA

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

14:22 : 24/06/2026
Para

SPAK kërkon ta arrestojë, Balluku vijon karshillëkun, shkon në mbledhjen e Asamblesë së PS

TË GJITHA

Më 1 korrik konstituohet Këshilli Kombëtar i PD, zgjidhet kryetari dhe Kryesia e re

14:48 : 26/06/2026
Foto ilustruese

Dosja ARUBA/ Ambasadorë të përfshirë në trafikun e kokainës, dalin përgjimet

14:38 : 26/06/2026

Humbi kontaktet me të birin në vitin 1999, apeli i trishtë i babait: Më ndihmoni ta gjej!

14:33 : 26/06/2026

“Enveri i dytë” na mposhti më keq se ai i pari!

14:18 : 26/06/2026

Skandal te Shkëmbi i Kavajës/ Ujërat e zeza derdhen në det pranë plazhit publik

14:02 : 26/06/2026

51 mijë paund cash dhe kanabis, dënohet çifti shqiptar në Britani /EMRAT

13:48 : 26/06/2026

Sori Al thotë se studentët e policisë i ka zënë viroza

13:46 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomjojobetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet