• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, Prokuroria dërgon për gjykim autorin e mitur, babain dhe xhaxhain e tij

15:04 : 19/03/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim disa shtetas të akuzuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 14 gusht 2025, ku humbi jetën i mituri Erald Xhejo,14 vjeç.

Ngjarja ndodhi në ambientet e jashtme të lokalit “Amar” në fshatin Pirg, ku viktima u konfliktua fizikisht me një tjetër të mitur, shtetasin Enedio Guri.

Pamjet filmike të kamerave të sigurisë treguan qartë momentin kur autori Enedio Guri e godet viktimën me thikë, duke i shkaktuar plagën fatale.

Sipas hetimeve, viktima u transportua në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Korçës, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra me thikë në kraharor.

Hetimet zbuluan gjithashtu se babai i autorit, shtetasi Edison Guri nuk ka bashkëpunuar me organet e drejtësisë, por ka ndërmarrë veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Lexo edhe:

TikTok u mbyll, por adoleshentët vazhdojnë të vriten

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Avokati i autorit: Ngjarje e çastit, autori shprehu pendesë

Ai, së bashku me Roland Gurin dhe Flori Çelën ka tentuar të devijojë hetimet duke manipuluar prova dhe duke fshehur thikën e krimit, e cila u pastrua nga Roland Guri,

Në përfundim, Prokuroria ka kërkuar dërgimin në gjyq të:

  • Enedio Guri (i mitur) për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”;
  •  Edison Guri (babai) për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;
  • Roland Gurin për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Moskallëzim i krimit” dhe “Përkrahja e autorit në krim”;
  • Flori Çela për “Moskallëzim i krimit” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Si ndodhi ngjarja e rëndë

Grindja mes dy adoleshentëve u raportua të ketë nisur për arsye banale të llojit “përse më shikon”. Një ditë përpara ngjarjes së rëndë, autori Enedio Guri, banues në fshatin Leminot, ka shkuar përpara lokalit të xhaxhait të viktimës me një automjet duke xhiruar dhe gomat e më pas është larguar.

Ditën e ngjarjes Erald Xhejo i shoqëruar nga një shok i tij, kishte shkruar për tu qethur në berberhane, e ndodhur në afërsi të lokalit ku dhe u regjistrua tragjedia.

Në këto momente pranë tyre ka kaluar Enedio Guri me makinë. Ky i fundit ka fishkëllyer për Xhejon me qëllim për të ndaluar dhe për tu sqaruar.

Në momentin që autori ka ndaluar dhe ka zbritur nga automjeti, ka nisur një sherr verbal e më pas konfrontim fizik me 14-vjeçarin e më pas ka nxjerrë dhe thikën.

Në këto kushte 14-vjeçari ka marrë një karrige nga lokali dhe e ka vendosur përpara vetes për tu mbrojtur. Duke bërë hapa pas për t’iu larguar Enedio Gurit, i cili në dorë mbante një thikë, ai është penguar dhe në atë moment autori e ka goditur me thikë në zemër.

 

Etiketa: Enedio GuriErald XhejoFlori Çela

Lajme të lidhura

AKTUALITET

TikTok u mbyll, por adoleshentët vazhdojnë të vriten

18:55 : 17/08/2025
AKTUALITET

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Avokati i autorit: Ngjarje e çastit, autori shprehu pendesë

18:35 : 17/08/2025
AKTUALITET

Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq, 14-vjeçari përlotet në gjykatë: Ishte grindje e momentit

17:55 : 17/08/2025
AKTUALITET

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, gjykata lë në burg autorin dhe familjarët e tij

17:37 : 17/08/2025
AKTUALITET

Nga xhirimi i gomave, tek qethja pranë lokalit dhe fishkëllima/ Si ndodhi vrasja e 14-vjeçarit

12:06 : 16/08/2025
AKTUALITET

Vrasja/ Djali, babai dhe xhaxhai në burg, familja e autorit largohet nga banesa për arsye sigurie

11:51 : 15/08/2025
Para

Kush përfiton nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?

TË GJITHA

“S’jemi zëdhënës të protestuesve”/ Bardhi: Refuzimi i debateve, shkelje e rregullores së Kuvendit

13:11 : 25/06/2026

Kultivuan bimë kanabisi, arrestohen dy persona në Lezhë

12:55 : 25/06/2026

INSTAT: Prodhimi vendas humbet terren! Ekonomia rriti varësinë nga importet

12:54 : 25/06/2026

Tërmeti katastrofik në Venezuelë, qeveria njofton ndërprerje të furnizimit me gaz

12:31 : 25/06/2026

Helmimi në Akademinë e Sigurisë/ “Sori-Al” shmang përgjegjësitë: Aty futen edhe ushqime nga jashtë!

12:27 : 25/06/2026

Konferenca e Kryetarëve/ PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

12:15 : 25/06/2026

Botërori 2026/ Brazili kualifikohet si kryesues, Maroku ia del me përmbysje

12:03 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetnakitbahisjojobetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet