• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si i shpëtoi policisë Ylli Zalla? Çfarë u gjet në banesën e “mjeshtrit të armëve”

12:51 : 18/03/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Një operacion i zhvilluar nga policia në zonën e Fushë-Krujë një ditë më parë nuk arriti të finalizohej me arrestimin e të shumëkërkuarit Ylli Zalla, i cili ka mundur t’i shpëtojë ndërhyrjes së uniformave blu, pavarësisht se ishte lokalizuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë ushtruan kontroll në banesën e tij, por Zalla nuk u gjet në vendngjarje, duke u larguar para mbërritjes së policisë.

Ndërkohë, ditën e sotme raportohet se gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës, efektivët zbuluan dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak, si dhe 14 fitila zjarrpërcjellës, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.

Zalla ishte shpallur në kërkim që prej muajit nëntor për vepra penale që lidhen me armëmbajtjen pa leje. Policia kishte arritur të zbulonte vendndodhjen e tij në zonën e Zallës, në Fushë-Krujë, ku edhe u ndërmor operacioni, por ai arriti të largohej në momentet e fundit.

Ylli Zalla nuk është një emër i panjohur për autoritetet. Rreth 12 vite më parë ai është arrestuar për prodhim të bombave artizanale dhe është dyshuar gjithashtu për përfshirje në prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Në atë periudhë, sipas burimeve, ai është hetuar edhe për lidhje të mundshme me ISIS, në kuadër të dyshimeve për rekrutimin e shtetasve shqiptarë për xhihad.

Lexo edhe:

DETAJE nga atentati në Laç/ 40-vjeçari me 4 mbiemra u qëllua me 7 plumba pranë pallatit

Atentati ndaj Sigfrido Ranuccit, dyshimet e prokurorisë: Porositësi është ish-gazetari Valter Lavitola

Po ashtu, vite më parë, Zalla është përfshirë në një rast kërcënimi me jetë ndaj pronarit të një kompanie çimentoje në Fushë-Krujë.

Arsenali i armëve në banesën e tij në zonën e Fushë-Krujës është zbuluar pas atentatit në Rinas ku u vra Gilmando Dani dhe Muci Shaljani (Sheqeri).

Etiketa: arsenal armeshatentatylli zalla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

DETAJE nga atentati në Laç/ 40-vjeçari me 4 mbiemra u qëllua me 7 plumba pranë pallatit

09:57 : 10/07/2026
BOTA

Atentati ndaj Sigfrido Ranuccit, dyshimet e prokurorisë: Porositësi është ish-gazetari Valter Lavitola

17:13 : 07/07/2026
AKTUALITET

Zbulohet një kamër pranë burgut të Drenovës, dyshohet se u vendos për të monitoruar Brian Syzon/ DETAJET

09:23 : 01/07/2026
AKTUALITET

Ylli Zalla i shpëtoi sërish RENEA-s, policia: U arratis duke hyrë në pyll, arrestohet 55-vjeçari që e ndihmoi

14:23 : 23/06/2026
AKTUALITET

I kërkuar për arsenal armësh, Ylli Zalla i shpëton RENEA-s, në banesë i gjendet një tjetër pistoletë

13:56 : 23/06/2026
AKTUALITET

Atentati ndaj çiftit Mujeci/ Arrestohet në Mal të Zi 40-vjeçari, përkrahu autorët e krimit – EMRI

09:13 : 18/06/2026
Para

PL kërkon Komision Hetimor për rrugët e shembura: Të zbulohet roli i institucioneve përgjegjëse

TË GJITHA

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa /VIDEO

15:42 : 14/07/2026

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş