• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndërhyrjet në shtratin e Shkumbinit, aktivisti: Rrezikohen banesat, gërryerjet kanë cenuar rëndë habitatet

22:00 : 18/03/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Lexo edhe:

Shirat shembën rrugën dhe izoluan dy familje në Luftinjë, Bashkia Memaliaj: Mungojnë fondet për ndërhyrje

Tymi mbulon zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave buzë lumit Shkumbin

Këtu jemi në zonën e Peqinit, ku në kurriz të shtratit të lumit Shkumbin janë zgjeruar dhe funksionojnë prej vitesh një sërë biznesesh. Asnjë prej tyre nuk bën pjesë në listën e vënë në dispozicion nga AMBU.

Ndërsa këtu jemi në Bradashesh, pas vend-depozitimit të mbetjeve ku duken makineritë që po punojnë në shtratin e lumit.

Masakra e vërtetë ka ndodhur në zonën e Librazhdit, ku 5 kompani janë licencuar për të marrë inerte mbi lumin Shkumbin, të cilat do t’i përdorin për të ndërtuar korridorin e 8-të që kalon në këtë zonë.

“Në Shkumbin kemi parë rastin më të keq se si shfrytëzohen inertet e një lumi dhe se si sakrifikohet një lum për hir të ndërtimit të një rruge. Patjetër ne nuk jemi kundër zhvillimit, nuk jemi kundër infrastrukturës. Të gjithë ne duam të lëvizim në rrugë të mira, jetojmë mirë si qytetarë të Shqipërisë dhe duam që vendi ynë të jetë me standarde ndërkombëtare”, u shpreh Besja Guri nga Qendra “Lumi”.

Pamjet në terren dëshmojnë se ndërhyrja në shtratin e lumit Shkumbin ka qenë arbitrare. Në disa vende ka pasur marrje masive të inerteve, në disa zona të tjera janë depozituar buzë lumit dherat e dala nga gërmimet dhe në zona të tjera është devijuar shtrati i lumit.

“Rasti i Shkumbinit është një nga rastet më flagrante se si keqpërdoret shtrati i lumit për hir të zhvillimit apo për hir të infrastrukturës. Mënyra se si merren inertet, mënyra se si është devijuar shtrati i lumit për të marrë inertet dhe më pas depozitimet që bëhen, pra që janë dherat, mbetjet nga ndërtimi në anë të lumit kanë formuar male, male të tëra duke ndryshuar komplet rrjedhën e lumit, shtratin e lumit dhe nga ana tjetër duke dëmtuar dhe tokat përreth”, u shpreh Guri.

Pasojat janë të dukshme. Fshati përballë ka rrëshqitur.

Gëzim Shuli që drejton një shoqatë mjedisore në zonën e Librazhdit dhe që e ka ndjekur prej kohësh situatën, thotë se lumi Shkumbin është një nga lumenjtë më të pastër të ekosistemeve ujore në vendin tonë. Sipas tij, si pasojë e punimeve ujërat janë ndotur, duke kërcënuar habitatin ujor. Mes tyre edhe ngjalën që jeton në këtë zonë, e cila është një specie në rrezik zhdukjeje në listën e IUCN-së.

“Po rrëshqasin tokat bujqësore, po rrezikohen edhe shtëpi në shumë raste. Ndryshimi i morfologjisë së trupit lumor sjell pasoja të pakthyeshme. Një sepse nëse ti gërmon në trupin e lumit do të rrisësh rrëmbyeshmërinë e tij duke e bërë akoma më të rrëmbyeshëm dhe kjo do të sjellë pasoja në të gjithë brigjet anësore të rrjedhës siç e kemi parë me rrëshqitje e dherave. Duke gërryer prapë lumin, ti do të prishësh habitatet e gjithë gjallesave që jetojnë aty”, u shpreh aktivisti Gëzim Shuli./ Inside Story

Etiketa: gerryerjelumi shkumbinshembje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shirat shembën rrugën dhe izoluan dy familje në Luftinjë, Bashkia Memaliaj: Mungojnë fondet për ndërhyrje

21:11 : 22/06/2026
AKTUALITET

Tymi mbulon zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave buzë lumit Shkumbin

21:04 : 31/05/2026
AKTUALITET

Kushtoi 260 mln euro, pëson sërish shembje ‘aksi i florinjtë’ Qukës-Qafë Plloçë i Ballukut!

09:43 : 06/05/2026
AKTUALITET

Shtëllungat e tymit që shkaktuan panik/ Digjen gomat buzë lumit Shkumbin, policia nis hetimet

12:50 : 20/04/2026
AKTUALITET

ANK nisi punimet pa u miratuar leja, çfarë zbuloi raporti gjeologjik për shembjen në Elbasan-Qafë Thanë

20:42 : 07/04/2026
AKTUALITET

Lumi Shkumbin “mbytet” nga ndotja dhe mbetjet

20:50 : 05/04/2026
Para

Tomorri: Rama vendos taksa të reja për të ulur çmimin e naftës në Shqipëri

TË GJITHA

Temperatura deri në 44°C në Francë, 68 mijë familje pa energji elektrike mes valës historike të të nxehtit

09:56 : 24/06/2026
Foto ilustruese

“Pishinat burim infeksioni vaginal”, gjinekologia tregon rrezikun gjatë verës

09:55 : 24/06/2026

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

09:40 : 24/06/2026

FOTO/ Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta banorëve të Liqenit të Thatë

09:34 : 24/06/2026

Dritan Goxhaj si anomali e normalitetit

09:28 : 24/06/2026

Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria zbuloi 700 mijë € “fiktive”, skema shkon mbi 2 mln €

09:18 : 24/06/2026

Dështon marrëveshja SHBA-Iran? Mijëra anije tregtare mbeten të bllokuara në Gjirin Persik

09:08 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş