• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

ANK nisi punimet pa u miratuar leja, çfarë zbuloi raporti gjeologjik për shembjen në Elbasan-Qafë Thanë

20:42 : 07/04/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Emisioni “Në Shënjestër”, publikoi këtë të martë detaje të reja nga raporti gjeologjik për rrugën “Elbasan-Qafë Thanë”, i cili u dëmtua papritur në 21 shkurt duke lënë në izolim qytetarët nga Prrenjasi deri në Leskovik, pasi nyja e vetme që i lidhte me pjesën tjetër të Shqipërisë “u dorëzua”.

Sipas të dhënave të bëra publike, konstatohet se rrëshqitja e rrugës ishte paralajmëruar, nga dy inxhinierët që përpiluan raportin gjeologjik, një dokument me 10 faqe i përgatitur nga kompanitë ‘Infrakonsult’ dhe ‘HMK Consulting’. Raporti mban firmën e inxhinierëve Ramazan Myrto dhe Aranit Kacdedja.

Në vitin 2021, Ramazan Myrto rezulton se ka punuar si inxhinier gjeolog për kompaninë ‘Fusha Shpk’, e cila siç do të tregojmë në vijim, ka përfituar një nga lotet e ndërtimit të Elbasan-Qafë Thanë, ndërsa Aranit Kacdedja, ka punuar si inxhinier për shoqërinë ‘Nord Comat’.

Në lidhje me raportin gjeologjik të përgatitur për llogari të shoqërisë ‘Infrakonsult’ të Redi Strugës, dy inxhinierët ndër të tjera, në faqen 5 të raportit, kanë bërë një paralajmërim për rrëshqitje që mund të vijnë për shkaqe jo krejt natyrore.

“Në këtë luginë, karakteristike janë format e relievit strukturoro-eroziv si ai i thepisjes e linjave të thyerjeve tektonike (të shprehura më mirë në krahun e majtë të luginës), terracat strukturore, pragjet litologostrukturore etj.

Lexo edhe:

Rezultatet “copy-paste”/ Skandali me laboratorët klinikë, i njëjti mjek firmos analiza në disa pika

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet e Alabbar

Në format më të përhapura të relievit lumor theksojmë disa nivele terracore me përhapje fragmentare, zallishtore me zhvillim jo uniform, konet e depozitimit dhe gropat e thella të tipit kanion.

Përhapje të madhe në këtë luginë kanë format e relievit erozivo-denudues.

Rrëshqitjet lidhen me përhapjen e argjilave, me shkëputjet tektonike, me burimet që dalin në kontaktin me mollaset, me rreshjet e shumta që bien në këtë luginë dhe me prishjen e ekuilibrit të shpatit nga erozioni anësor e në thellësi i Shkumbinit.

Gjithashtu mund të takohen rrëshqitje antropogjene nga ndërtimi i veprave inxhinierike”, thuhet në raport.

Mjaftueshëm e qartë fjalia e fundit, ku ndonëse shkurt, inxhinierët paralajmërojnë se ndërhyrjet e njeriut, për ndërtim veprash inxhinierike bëhen shkak për rrëshqitje në zonë.

Kjo e dhënë e dëshmuar në letrat zyrtare të tenderit të ndërtimit të këtij segmenti të rrugës, tregon se një nga faktorët që mund të ketë ndikuar në shembjen e rrugës ishte pikërisht punimet që po kryheshin nga kompania ‘ANK’ në zonën në fjalë.

Prej dy muajsh, Prokuroria e Elbasanit po kryen hetime për shembjen e rrugës, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë konkluzion të hetimeve.

Ajo që dihet deri më tani është se prokuroria ka sekuestruar volume dokumentash, të tenderit të projektimit dhe ndërtimit të rrugës, ku pritet të zbardhen nëse janë zbatuar të gjitha kriteret teknike për ndërtimin e kësaj vepre jetike.

Ndërtimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë dyshohet se është duke u kryer pa u zbardhur leja e ndërtimit.

Nga kërkimet e gazetarëve tanë, rezulton se në Këshillin Kombëtar të Territorit, janë miratuar formalisht lejet e ndërtimit për 7 nga 8 lote ku kanë nisur punimet për ndërtimin e 27 kilometrave të aksit Elbasan-Qafë Thanë.

Leja e ndërtimit për Lotin 1 është miratuar në datën 8 mars 2023, apo katër muaj pasi ishte lidhur kontrata për nisjen e punimeve për ndërtimin e kësaj rruge.

Sipas të dhënave, ARRSH dhe kompania ‘Alb-Builidng’, kanë firmosur kontratë për nisjen e punimeve në 5 dhjetor 2022.

Madje, ‘Në Shënjestër’ zbulon se Belinda Balluku ka firmosur një pagesë prej 2.3 milionë eurosh për ‘Alb-Building’.

Ende pa u miratuar leja e ndërtimit. në total, për këtë lot ‘Alb-Builidng’ ka përfituar 25 mln euro pagesa nga thesari i shtetit, apo thënë ndryshe të gjitha pagesat e parashikuara në kontratë.

Por skandali më i madh, qëndron në faktin se në faqen zyrtare të Agjencisë për Zhvillimin e Territorit, ende nuk rezulton të jetë zbardhur leja e ndërtimit për Lotin 1, ndonëse ky segment ka mbaruar pothuajse i gjithi dhe aktualisht është funksional për automjetet.

Për Lotin 2 ‘Në Shënjestër’ nuk arriti të siguronte të dhëna nëse është miratuar leja e ndërtimit, ndërsa për Lotin 3 dhe 4 leja e ndërtimit është miratuar në datën 25 shtator 2024.

Edhe në këto dy raste, leja e ndërtimit është miratuar disa muaj me vonesë, pasi ARRSH për Lotin 3 lidhi kontratë me kompaninë ‘2T’ dhe ‘HASTOÇI’ më 19 dhjetor 2023, pra rreth 10 muaj përpara se të miratohej leja e ndërtimit.

Pjesë nga dokumentari

Për dhjetë ditë, shqiptarët nga Prrenjasi deri në Leskovik, provuan të jetonin sikur të ishin në ishullin famëkeq të Alkatrazit, pasi nyja e vetme që i lidhte me pjesën tjetër të Shqipërisë, rruga Elbasan-Qafë Thanë u dorëzua papritur mesditën e 21 shkurtit.

Rruga, që u ndërtua 30 vjet më parë, dhe që në tre dekada kishte numëruar miliona automjete të tonazheve të ndryshme të kalonin në të çdo ditë, u shemb papritur në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”.

Fillimisht u mendua se ishte vetëm një rrëshqitje e papërfillshme.

Por shpejt, faqja e malit tregoi forcën, duke shtyrë themelet e rrugës të zhvendoseshin disa metra e për pasojë, rruga në një gjatësi prej 150 metrash u shemb.

Rrëshqitja ndodhi teksa në të njëjtën zonë, po punohej për të ndërtuar shtratin e rrugës së korridorit Elbasan-Qafë Thanë, në Lotin 7.

Brenda pak orësh, një rrugë që përditë mbante mijëra qytetarë dhe mallra, u kthye në një pengesë të pakalueshme.

Dhe bashkë me të, u ndërpre një arterie jetike e juglindjes së vendit.

Fillimisht erdhi kaosi.

Automjete të bllokuara në të dyja anët e segmentit. Kamionë që transportonin mallra të mbetur në mes të rrugës. Qytetarë që zbrisnin nga makinat dhe vijonin në këmbë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli bllokimin e plotë të aksit dhe ofroi një alternativë: rrugën Maliq-Gramsh, por ky segment ishte i ngushtë dhe gjithashtu me probleme rrëshqitjesh, duke shtuar edhe më shumë kaosin.

Në mungesë të një rruge funksionale, historia u kthye pas. Rreth 2 mijë vite më parë.

Rruga ‘Egnatia’ u rikthye në përdorim si rrugë alternative.

Çdo ditë, dhjetëra drejtues mjetesh marrin përsipër rrezikun të kalojnë në segmente të vështira dhe të rrezikshme.

Ndërsa kaosi shtohej, dëmet në biznese, ekonomi, turizëm, shëndetësi dhe mbi të gjitha në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, nisën të sjellin pasoja dërrmuese për qytetarët.

Por teksa pasojat po shtoheshin, institucionet nisën shpejt të shmangin përgjegjësitë.

Punimet për ndërtimin e lotit 7, po kryhen nga kompania ‘ANK’ shpk, e cila ka histori të tjera me rrëshqitje rrugësh, por shpejt zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, Shërbimit Gjeologjik apo dhe vetë Kryeministri Edi Rama, nxituan të mbajnë larg përgegjësive kompaninë që po ndërtonte rrugën e re, duke fajësuar për rrëshqitjen e tokës reshjet e shiut.

Madje, vetë kryeministri, në 7 mars, teksa inspektonte zonën e katastrofës, jepte dhe verdiktin se rrëshqitja nuk kishte lidhje me punimet që po kryheshin në rrugë nga kompania ‘ANK’, por sipas tij faji ishte i gjeologjisë.

“Ky sinkronizim deklaratash, kur ende nuk kishte studim dhe rezultate të mirëfillta inxhinierike, ngriti jo pak dyshime mbi arsyet e vërteta të rrëshqitjes së rrugës”, do të shprehej kryeministri Edi Rama.

Nga ana e tyre, eskpertët deklaronin se pavarësisht terrenit problematik, faji është pikërisht te projektimi dhe projektzbatimi.

Këtë e dëshmonte Xhevair Ngjeqari në Neës 24, duke deklaruar se shkak i rrëshqitjes është bërë mungesa e kontrollit të projekteve.

“Loti 7 i rrugës Elbasan-Qafë Thanë, nisi të ndërtohej në muajin korrik të vitit 2024. Tenderi për këtë lot u shpall më 3 prill, ndërsa fituese me ofertë prej 27.5 mln eurosh për ndërtimin e rreth 5.5 km rrugë, është kompania ‘ANK’ shpk”, deklaroi eksperti Xhevair Ngjeqari në Neës 24.

Kompania ‘ANK’ shpk është në pronësi të shtetasit Agim Kola, vëllait të ish-deputetit socialist, Ndue Kola.

Kujtojmë se e njëjta kompani ndërtoi edhe rrugën Korçë-Ersekë, e cila në muajin shkurt 2024 u shemb gjithashtu, pra vetëm pak muaj përpara se Belinda Balluku t`i jepte tenderin e Lotit 7 të rrugës Elbasan-Qafë Thanë. Supervisor në Lotin 7 të Elbasan-Qafë Thanë, është gjithashtu e njëjta kompani, ‘A&E Engineering’, e Entela Çanos, që ishte njëkohësisht supervizuese dhe projektuese e rrugës Korçë-Ersekë.

Ndaj mbetet e pashpjeguar, sesi Belinda Balluku dhe Edi Rama, vetëm pak muaj pasi këto dy kompani ishin vënë në qendër të vëmendjes për shembjen e rrugës Korçë- Ersekë, u besojnë ndërtimin e një pjese të rrugës Elbasan-Qafë Thanë, e cila siç rezultoi më pas, pati të njëjtin fat.

Por le të mbetemi te faktet.

Teksa Kryeministri Edi Rama fajësoi gjeologjinë, për rrëshqitjet e rrugës, dokumentat tregojnë të dhëna të tjera, madje rrëshqitja ishte e paralajmëruar.

Ky që shihni në ekran, është Raporti Gjeologjik, një dokument me 10 faqe i përgatitur nga kompanitë ‘Infrakonsult’ dhe ‘HMK Consulting’. Raporti mban firmën e inxhinierëve Ramazan Myrto dhe Aranit Kacdedja.

Në vitin 2021, Ramazan Myrto rezulton se ka punuar si inxhinier gjeolog për kompaninë ‘Fusha Shpk’, e cila siç do të tregojmë në vijim, ka përfituar një nga lotet e ndërtimit të Elbasan-Qafë Thanë, ndërsa Aranit Kacdedja, ka punuar si inxhinier për shoqërinë ‘Nord Comat’.

Në lidhje me raportin gjeologjik të përgatitur për llogari të shoqërisë ‘Infrakonsult’ të Redi Strugës, dy inxhinierët ndër të tjera, në faqen 5 të raportit, kanë bërë një paralajmërim për rrëshqitje që mund të vijnë për shkaqe jo krejt natyrore.

Megjithatë, emisioni ‘Në Shënjestër’ ka shkuar më tej.

Ndërtimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë dyshohet se është duke u kryer pa u zbardhur leja e ndërtimit.

Nga kërkimet e gazetarëve tanë, rezulton se në Këshillin Kombëtar të Territorit, janë miratuar formalisht lejet e ndërtimit për 7 nga 8 lote ku kanë nisur punimet për ndërtimin e 27 kilometrave të aksit Elbasan-Qafë Thanë.

Leja e ndërtimit për Lotin 1 është miratuar në datën 8 mars 2023, apo katër muaj pasi ishte lidhur kontrata për nisjen e punimeve për ndërtimin e kësaj rruge.

Sipas të dhënave, ARRSH dhe kompania ‘Alb-Builidng’, kanë firmosur kontratë për nisjen e punimeve në 5 dhjetor 2022.

Madje, ‘Në Shënjestër’ zbulon se Belinda Balluku ka firmosur një pagesë prej 2.3 milionë eurosh për ‘Alb-Building’.

Ende pa u miratuar leja e ndërtimit. në total, për këtë lot ‘Alb-Builidng’ ka përfituar 25 mln euro pagesa nga thesari i shtetit, apo thënë ndryshe të gjitha pagesat e parashikuara në kontratë.

Por skandali më i madh, qëndron në faktin se në faqen zyrtare të Agjencisë për Zhvillimin e Territorit, ende nuk rezulton të jetë zbardhur leja e ndërtimit për Lotin 1, ndonëse ky segment ka mbaruar pothuajse i gjithi dhe aktualisht është funksional për automjetet.

Për Lotin 2 ‘Në Shënjestër’ nuk arriti të siguronte të dhëna nëse është miratuar leja e ndërtimit, ndërsa për Lotin 3 dhe 4 leja e ndërtimit është miratuar në datën 25 shtator 2024.

Edhe në këto dy raste, leja e ndërtimit është miratuar disa muaj me vonesë, pasi ARRSH për Lotin 3 lidhi kontratë me kompaninë ‘2T’ dhe ‘HASTOÇI’ më 19 dhjetor 2023, pra rreth 10 muaj përpara se të miratohej leja e ndërtimit.

Ndërkohë, për Lotin 5 kontrata gjithashtu u lidh në 19 dhjetor 2023, apo rreth 10 muaj përpara se të miratohej leja e ndërtimit.

Ndërsa edhe për lotin 6, Belinda Balluku firmosi 1.9 milionë euro për komapninë ‘ANK’, vetëm një muaj pasi ishte lidhur kontrata për ndërtimin e rrugës, dhe 9 muaj përpara se të miratohej në KKT leja e ndërtimit.

Njësoj si në rastin e Lotit 1, edhe për Lotin 3 dhe 4 rezulton se ende nuk është zbardhur leja e ndërtimit.

Më 4 qershor 2025, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit, u miratuan formalisht edhe lejet e ndërtimit për lotet 5,6.7, dhe 8.

Edhe në këto katër lote, punimet për ndërtimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë kanë nisur pa pasur leje ndërtimi.

Siç theksuam më sipër, leja e ndërtimit u miratua në qershor 2025, ndërsa punimet sipas kontratës kanë nisur në korrik 2024.

Kjo dëshmohet gjithashtu edhe nga fakti, se ARRSH ka kryer pagesa ndaj kompanive, vetëm pak javë pasi ka firmosur kontratën për ndërtimin e katër loteve. Edhe në këtë rast, Këshilli Kombëtar i Territorit, ka bërë vetëm miratimin formal të Lejes së ndërtimit për 7 nga 8 lote të autostradës Elbasan-Qafë Thanë, ndërsa asnjë prej lejeve nuk është zbardhur.

Praktikisht, punimet në autostradën Elbasan-Qafë Thanë kanë nisur dhe po zhvillohen pa leje ndërtimi, ose së paku, Agjencia për Zhvillimin e Territorit, nuk i publikon ato për publikun.

Por fshehja e lejeve të ndërtimit, nuk është një rast i panjohur.

Kujtojmë se një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe me tunelin e Llogarasë, ku punimet jo vetëm nisën pa u zbardhur leja e ndërtimit, por kjo e fundit u firmos nga drejtuesja e AZHT-s, Adelaida Roko vetëm në muajin maj të viti 2025, pasi tuneli ishte përfunduar.

Nga zbardhja e lejes së ndërtimit, mediat publikuan edhe një skandal ku tunelit të Llogarasë i mungonte dhe kjo urë që shihni në video e foto, për të cilën edhe sot e kësaj dite as Ministrja e Infrastrukturës dhe as SPAK, nuk kanë thënë se pse mungon.

Ndaj, mbetet në dorën e Prokurorisë së Elbasanit, që të zbardh jo vetëm shkaqet e shembjes së rrugës, por edhe nëse punimet në këtë segment, po kryhen me leje ndërtimi apo e gjithë puna po kryhet në paligjshmëri.

Emisioni ‘Në Shënjestër’ i ka dërguar ARRSH dhe AZHT disa pyetje në lidhje me projektin, shkaqet e shembjes së rrugës dhe mbi të gjitha mungesën e lejes së ndërtimit.

Ne mbetemi në pritje të përgjigjes së institucioneve, të cilat kanë për detyrë të informojnë jo vetëm qytetarët shqiptarë, që do të paguajnë qindra milionë euro për ndërtimin e kësaj rruge, por edhe të vendeve partnere, të cilët e kanë klasifikuar korridorin e VIII si pjesë të nyjeve strategjike të Europës.

/Emisioni Në Shënjestër

 

Etiketa: abuzimANKLibrazhd-Prrenjasshembjeskandaltendfer

Lajme të lidhura

Foto ilustruese
AKTUALITET

Rezultatet “copy-paste”/ Skandali me laboratorët klinikë, i njëjti mjek firmos analiza në disa pika

22:50 : 23/05/2026
AKTUALITET

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet e Alabbar

22:13 : 23/05/2026
AKTUALITET

‘Porto Romano’ helmon qytetarët, pluhuri i zi kancerogjen pushton banesat

21:33 : 22/05/2026
AKTUALITET

Shqipëria, e fundit në rajon për shpenzimet publike në sektorin e shëndetësisë

19:38 : 21/05/2026
AKTUALITET

Pagoi 113 mln lekë per legalizimin, por i shembën pronën! Qytetari në Fier ende pa dëmshpërblim

21:31 : 20/05/2026
AKTUALITET

“Shqiptarët janë grabitur”/ Këlliçi: 4 miliardë euro për rrugë dhe sërish trafik kilometrik

18:03 : 19/05/2026
Para

"70 mijë euro për vrasjen e Bujar Çelës...", ballafaqimi Dumani-Alibej në gjyq, zbardhen dëshmitë

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom