• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama ua futi të gjithëve, ndërkombëtarëve e SPAK-istanezëve!

20:13 : 09/03/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

“U KRY! Shumë faleminderit të gjithëve! U plotësua dëshira e 93% të shqiptarëve që e donin këtë reformë ‪#‎Rilindje ‪#‎KrenarPerPS Natën e mirë”, shkruajti Rama në rrjetin social facebook, mesnatën e 21 korrikut, duke u gdhirë 22 korriku 2016.

Të 140 deputetët në rresht votuan reformën e re të drejtësisë. Festë e madhe në lozhën e Kuvendit. Ambasadori Amerikan i kohës, Donald Lu, përqafoi gjatë, përmallshëm dhe me shumë “ndjenjë institucionale” ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin. Po aq krenar shprehej edhe Ilir Meta, në atë kohë kryeparlamentar. Edhe Lulzim Basha, lideri i PD-së, thuajse me të njëtët fjalë ekzaltohej për “ngjarjen historike…

Dhjetë vite më pas…! Edi Rama është i vetmi që ua futi të gjithëve, vendasve e ndërkombëtarëve njëkohësisht. Bam njërës palë, e bam tjetrës. Ata nuk kan as zë të ulërasin nga ky “përdhunim mental”, me nuance edhe fizike.

Ilir Meta është në burg dhe bërtet me zë të fortë për drejtësinë e kapur nga Rama, po kjo britmë nuk i përbën çudi as gardianit që ngul e shkul llozin e qelisë. Basha nuk dihet se nga është. Berisha ulëret më mikrofon para Prokurorisë Speciale se “Rama i kapi të gjitha”. Po ndërkombëtarët?

Lexo edhe:

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte pa taksa

“Shqipëria si pronë private e Edi Ramës”/ Zhupa: Beton, privilegje dhe territore të dhuruara

Me vendimin e sotëm, Rama i çoi selam kudo të jetë Donald Lusë, që as e kthen më kokën në vendin ku e pritën dhe e përcollën me nderime duke i hapur çdo derë dhe përunjur me madhështi njeriut me fizik të pakët por me “fjalë të mëdha”. Po Romana Vlahutini që një dreq e di se nga bëhet, a mund të bërtasë tani? Ata e dinin se kush e kapi, si e kapi e kush do e kontrollonte drejtësinë e re.

Sot, në një fjalim prej 90 minutash, Rama e përmblodhi në vetëm dy fjalë gjithë dekadën më absurde që ka kaluar ky vend, që nga koha e prishjes me Sovjetikës, Lidhjes me Kinezët dhe rihedhjes së syve nga SHBA dhe BE.

“Kërkesa Refuzohet”, tha Rama, duke mbyllur me trokitje të fortë dosjen që mbante fletushkat e fjalimit. I ngjau identik si me rënien e çekiçit të gjyqtarit kur shpall vendimin! Rama refuzoi kërkesën e Prokurorisë Speciale SPAK për të dhënë autorizim për arrestimin e zëvendëses së tij dhe njëkohësisht Ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku.

Këtë vendim Rama e mori në mes të një presioni të madh ndërkombëtar. Veçanërisht Brukseli zyrtar u shpreh se po ndjekin me shqetësim çështjen e imunitetit të Ballukut dhe i sugjeruan qeverisë shqiptare që të mos pengojë drejtësinë. Nga ana tjetër, edhe opozita bërtet me zë, e zhurmon me molotovë, pikërisht për këtë çështje.

Rama me vendimin e sotëm ndihet më i fortë se kurrë. Ndërkombëtarëve ua ka ulur pantallonat firmato, por një pjesë e tyre nuk ndihen, madje po u lezeton hamshorizmi i njeriut që gati po thotë: Nuk do Berlini dhe Brukseli? Punë e madhe, do Roskoveci dhe Pusteci… Opozita e pafuqishme qan të shkuarën, që më së paku të mos ishte bërë qesharake atë natë të nxehtë korriku, duke ngritur kartonët jeshilë që nuk ishin gjë tjetër perveçse dorëzim para një njeriu që në fund do ua rraste të gjithëve.

Asnjë sanksion nuk vlen më. Burrimi i çdo të keqeje nuk rrjedh nga “çmenduria e momentit” e një lideri, qoftë ky edhe mjaft periferike, por sjellja me votën. Ndërkombëtarët mbyllnin sytë kur krimi, administrata publike dhe çdo resurs i shtetit u vunë në shërbim të pushtetit në kohë zgjedhjesh. Raportet as mish as peshk të tyre me shprehjen bajate: “zgjedhjet ishin konkurruese me probleme teknike”, sot kanë sjellë një përbindësh që mburret me 83 dykëmbësha që kanë në duar armën shfarosëse, votën në Parlament.

Rama tani flet në emër të popullit, ndërsa drejtësia e re, veçanërisht SPAK-u, mori grushtin e radhës. Ka rënë përdhe në nokaut, ndërsa shpreson pa shpresë se arbitri ndërkombëtar do të hedhë peshqirin e dorëzimit, por “boksier piktori” jo vetëm e ka shtrirë në tapet, por po dhunon deri në atë pak nder që thonë se i ka mbetur. Bam, bam, bam… i mori mbarë! Tepër vonë për të ulëritur. Këtë përbindësh rritën ndërkombëtarucët duke përfituar edhe nga apatia e opozitës që nuk guxuan të kundërshtonin një reformë që tani se “Lu…” kush nga vendi. Askush nuk ka guxim t’a haqë nga duart e përbindëshit që rritën vetë.

Etiketa: belinda ballukuEdi Ramaqeverispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte pa taksa

12:33 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Shqipëria si pronë private e Edi Ramës”/ Zhupa: Beton, privilegje dhe territore të dhuruara

12:05 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

11:23 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026
AKTUALITET

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026
AKTUALITET

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

09:40 : 24/06/2026
Para

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

TË GJITHA

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte pa taksa

12:33 : 24/06/2026

Soni Malaj flet për herë të parë pas Ferma Vip, zbulon raportin me Flor Mumajesin

12:21 : 24/06/2026
Foto ilustruese

E rëndë në Librazhd, rrufetë asgjësojnë totalisht tufën e dhive

12:09 : 24/06/2026

“Shqipëria si pronë private e Edi Ramës”/ Zhupa: Beton, privilegje dhe territore të dhuruara

12:05 : 24/06/2026

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

11:57 : 24/06/2026

Polici italian vdiq ndërsa e ndiqte, dëshmia e shqiptarit: Nuk i ndalova kontrollit se kisha pak hashash me vete

11:57 : 24/06/2026

Bujqësia në krizë të thellë/ Shënohet rënie edhe në vitin 2025, dobët serrat, drufrutorët dhe ullinjtë

11:42 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş