• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtroi OST-në, “IBS” larg tenderave për një vit. Pronari, Darin Gezdari, u arrestua për “skemë 11 mln euro”

14:08 : 04/03/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Kompania “Information Bussines Solution-IBS”, e dyshuar më herët si e përfshirë në një operacion pastrami parash në vlerë 11 milionë euro, është përjashtuar përjashtuar për një vit nga tenderat publikë, pasi rezulton se ka paraqitur të dhëna të rreme në një procedurë prokurimi me vlerë rreth 50 mijë euro.

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka vendosur në 2 mars 2026 që shoqëria “IBS” e Darin Gezdarit nuk duhet t’u afrohet tenderave për 12 muaj, ndërsa pronari i saj rezulton se është arrestuar në dhjetor të vitit 2024 me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, së bashku me bashkëpunëtoren e tij, Arlinda Marku,

APP thotë se “Information Bussines Solution” ka paraqitur të dhëna të rreme me qëllim kualifikimin dhe fitimin e tenderit “Upgrade i pajisjeve të inxhinierimit për sistemin telefonik HQ” me fond limit 5.853.000 lekë të reja pa Tvsh, të zhvillùar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST).

Në foto: Vendimi i APP-së për përjashtimin nga tenderat të shoqërisë “Information Bussines System-IBS”

Hetimi administrative ndaj kompanisë së Gezdarit ka nisur pas një ankese të OST-së.

Lexo edhe:

Miku i Ramës, Ron Yeffet fle te vila qeveritare, dhjetëra biznesmenë e kërkojnë për mashtrim, non grata në disa vende

Krijuan një skemë mashtrimi me faqe false të Postës Shqiptare, arrestohet francezi, në kërkim një gjerman

“Në përfundim të procedimit administrativ të nisur, u arrit në konkluzionin se ndodheshim në kushtet e nenit 78/1/a të LPP, ku parashikohet se: “Agjencia e Prokurimit Publik përjashton një operator ekonomik nga e drejta për të fituar kontrata publike për një periudhë nga 3 muaj deri në 3 vjet për keqinformim dhe dorëzim të dokumenteve, që përmbajnë të dhëna të rreme për qëllime kualifikimi”, thuhet në vendimin nr. 10, dt. 2 mars 2026.

Pas konstatimit të shkeljeve, Agjencia e Prokurimit Publik “ka vendosur të përjashtojë për 12 muaj, operatorin ekonomik “Information Business System-IBS” shpk”.

“Pastrim parash”?

Në 20 dhjetor 2024, Prokuroria e Tiranës njoftoi arrestimin e dy personave, Darin Gezdari dhe Arlinda Marku, të cilët dyshohen se, nëpërmjet mashtrimit, transferuan 11 mln euro nga kompanitë guaskë jashtë vendit në Shqipëri.

“Nga referimet e Drejtorisë së Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, dhe në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Pastrimit të Parave pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Agjencisë së Inteligjencës Financiare pas një pune intensive disa mujore, këta dy persona u ndaluan pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar një skemë të mirëfilltë kriminale për transferimin e parave nëpërmjet transaksioneve bankare duke përdorur kompani guaskë në shtetet e parajsave fiskale si Qipro, Giblartar, Maltë, etj”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Në foto: Darin Gezdari dhe Arlinda Marku

Sipas hetimeve, këto para dyshohet se “transferoheshin në shtetin shqiptar në shoqëri të krijuara në mënyrë fiktive dhe më pas transferoheshin në shtetin kanadez, i gjithë ky aktivitet i dyshuar kriminal është kryer në funksion të pastrimit të produktit të veprës penale”.

Skema e dyshuar 11 mln euro

 Prokuroria tha në dhjetor 2024 se biznesmeni Darin Gezdari tentoi të shmangte tre herë kontrollet tatimore dhe ndryshonte herë pas here adresën e subjektit, veprime që krijuan dyshime se po tentonte të fshihej.

Dyshimet e Tatimeve dhe të Prokurorisë së Tiranës duket se ishin të përligjura. Verifikimet e kryera mbi kompaninë “Green View Marketing” dhe rrjetit të shoqërive të lidhura me të, siguruan informacione, mbi të cilat u ngrit dyshimi i fortë se kompanitë e Gezdarit ishin të përfshira në skemë pastrim parash.

Kjo skemë, sipas grupit hetimor, ishte e ndërtuar në dy faza klasike; në llogari të shoqërive të Gezdarit vinin miliona euro nga shoqëri të ndryshme bastesh, të regjistruara në Maltë, Gjilbraltar, Qipro, e të tjerë dhe më pas, pjesa më e madhe e këtyre shumave transferoheshin në zona të njohura si parajsa fiskale, si Bahamas, Hong Kong, e të tjerë.

  “Macja me miun”

Prokuroria e kryeqytetit njoftoi në 20 Dhjetor 2024 arrestimin e Gezdarit dhe një bashkëpunëtoreje të tij, Arlinda Marku, nën dyshimet se kanë kryer veprat penale të “fshehjes së të ardhurave” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale”.

 Sipas të dhënave të dosjes hetimore, të siguruara nga “Boldnews.al”, rezulton se Drejtoria Rajonale Tatimore e Lezhës planifikoi në shtator të këtij viti që të kryente një inspektim pranë kompanisë “Green View Marketing”.

Në foto: Prokuroria dyshon se “Green View Marketing” shpk e Darin Gezdarit është në qendër të skemës mashtruese

Tatimorët kishin ngritur dyshime mbi këtë kompani, për shkak se kishte kryer transaksione të shumta, ndërkohë që nuk kishte staf, përveç administratorit, që ishte njëkohësisht edhe ortaku Gezdari.

Ky subjekt tregtar ndryshonte adresën, sa herë që njoftohej nga Tatimet për kontroll të thelluar, veprime që krijuan dyshime se kishte diçka për të fshehur. Në tentativën e fundit në radhë të kontrollit, administratori Gezdari kishte njoftuar Drejtorinë Rajonale Tatimore se ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, duke synuar sërish shtyrjen e inspektimit.

“Pronari” i parë, roje plazhi

Pas sinjalizimit nga Tatimet, prokuroria e Tiranës nisi hetimet mbi rastin e “Green View Marketing”. Shoqëria është regjistruar në vitin 2020, me seli në Lezhë dhe pronar fillestar Edmir Simoni.

Një muaj më pas, shoqërinë e blen një shtetas italian, ndërkohë që Simoni vijon të qëndrojë administrator deri në shkurt të vitit 2023.

Gjatë kësaj periudhe, shoqëria ka kryer transaksione të shumta, të cilat kanë ngritur dyshimet tek autoritetet hetimore.

Foto ilustruese: Një roje plazhi rezultonte administrator i “Green View Marketing”

Ndërkohë që mbante funksion drejtues në këtë shoqëri, Edmir Simoni rezulton që të ishte i punësuar njëkohësisht edhe si roje plazhi në një lokal në Shëngjin, gjë që shtoi dyshimet se ky shtetas nuk ka mundur të realizojë të gjithë aktivitetin e deklaruar financiar të “Green View Marketing”.

Po ashtu, në librat tregtar të shoqërisë, gjatë periudhës që administrohej nga Simoni, gjenden pagesa që ai ka kryer për qera në llogari të F. Gezdari, nëna e Darin Gezdarit, i cili blen kompaninë në shkurt 2023. Këto lëvizje kanë krijuar dyshimet tek autoritetet hetimore se veprimtaria e kompanisë, që prej fillimit të saj, është kontrolluar nga ky i fundit.

 Miliona euro shitje, zero pajisje

Hetimi penal ka zbuluar se shoqëria “Green View Marketing” nuk ka asnjë instalim apo makineri e pajisje informatike, e, megjithatë, ka arritur të kryejë shitje elektronike në shumën mbi 1 miliardë lekë të reja në periudhën 2021-2022.

Sipas të dhënave të siguruara nga hetimi, rezulton se janë rreth 30 shoqëri të huaja, të gjithë të përfshira në aktivitetin e basteve sportive ose të lojëra on-line, që kanë kryer pagesa në favor të shoqërisë shqiptare “Green View Marketing”.

Në deklaratën e fitimit për vitin 2021, shoqëria deklaron se ka kryer shitje shërbimi për kompanitë e basteve në vlerën mbi 990 milionë lekë të reja.

Në vitin 2022, sipas vetëdeklarimit të shoqërisë, rezulton se ajo ka shitur shërbime në shumën e rreth 50 milionë lekë të reja.

Pjesa më e madhe e këtyre fondeve transferohet në disa entitete, në zona “off-shore”, ndërsa shuma të tjera në vlera nga dhjetra deri në disa qindra mijëra euro, kalojnë në llogaritë personale të ortakut Darin Gezdari dhe shtetases Arlinda Marku, ose tërhiqen nga këta të fundit, pa u tregua destinacionin.

Për prokurorinë e Tiranës, kompania “Green View Marketing” dyshohet se ka funksionuar si katalizator për pastrimin e parave. Bazuar në hetimin e deritanishëm, Prokuroria ka krijuar bindjen se shoqëria private ka lëshuar fatura të dyshuara fiktive për llogari të kompanive të huaja të basteve, duke mos kryer ansjë shërbim dhe duke mos ushtruar aktivitet ligjor, si edhe më pas ka transferuar paratë në llogari off-shore. 

Lista e kompanive, për të cilat janë lëshuar fatura shërbimi

  1. GAMETECH MARKETING LIMITED, (Gibraltar)
  2. HILLSIDE SPORTS GP LIMITED, (GIBRALTAR)
  3. MONKEY 9 LIMITED AVLONOS, (QIPRO)
  4. DREAM BOX GAMES OU, (ESTONI)
  5. Secretary’s Lane Gibraltar (GIBRALATAR)
  6. COE SERVICES LIMITED (GIBRALTAR)
  7. GENESIS GLOBAL LIMITED (MALTE)

8 BML Group Limited (MALTE)

  1. CONNECTPAY UAB (LITUANI)
  2. BQC Consulting GMBH CO (ZVICER)
  3. MT ROOTZ LTD (MALTE)

12 Heroic Promotion Limited (GIBRALATAR)

  1. SUPRMEDIA LTD – SUPRHOLDINGS LTD (GIBRALTAR)

14 FINANCE INCORPORATED LIMITED (MALTE)

15 MATCHING VISIONS LIMITED (MALTE)

16 1UP Services (CY)Limited (QIPRO)

17 Mediaology Limited (GIBRALTAR)

18 Aspire Global PLC (MALTE)

19 White Hat Holdings LTD (Gibraltar)

20 Red Rhino Limited (MALTE)

21 TRUE FLIP GAMING LTD(MALTE)

22 Fair Game Softëare Kft. (HUNGARI)

23 EMP System Limited (MALTE)

24 PRIVALGO LIMITED (GIBRALTAR)

25 SQUIBO Limited (QIPRO)

26 DMG Solution LTD (GIBRALTAR)

27 BETWAY LTD GUERNSEY BRANCH(GIBRALTAR)

28 NORTH POINT MANAGEMENT LTD (MALTE)

29 Bloë Fish Marketing LTD (GIBRALTAR)

30 BUTONS LIMITED (GIBRALTAR)

31 Videoslots Limited Casinos (MALTE)

32 DMG Solutions B.V.

33 ML Entertainment Holding Limited (MALTE)

34 GAMING ONE LIMITED (MALTE)

35 AFFILIATION LUCKYDAYS

36 Maxent Limited (MALTE)

37 Maxent Limited (MALTE)

38 Canada Inc (Profectus Group)

Lista e kompanive ku janë transferuar paratë

  1. Canada Inc rofectus Group)
  2. TLC IMPORT&EXPORT CO LIMITED
  3. Suprmedia Limited
  4. SLTM LIMITED
  5. Maxent Limited
  6. BETËAY LTD GUERNSEY BRANCH
  7. COE Sevices Limited
  8. SWISS ZEDO AG (Bahamas)

LEXO EDHE:

Nga SPAK, te Pastrimi i Parave e Bashkia Tiranë, tenderat e fituar nga “pastruesi” i 11 mln euro

Etiketa: Darin GëzdariIBSmashtrimostskema 11 mln euro

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Miku i Ramës, Ron Yeffet fle te vila qeveritare, dhjetëra biznesmenë e kërkojnë për mashtrim, non grata në disa vende

18:01 : 31/05/2026
AKTUALITET

Krijuan një skemë mashtrimi me faqe false të Postës Shqiptare, arrestohet francezi, në kërkim një gjerman

14:31 : 25/05/2026
AKTUALITET

I mori makinën shokut dhe ja shiti 2 milion lekë, aktori Veleshnja merret i pandehur

10:06 : 23/05/2026
AKTUALITET

AKSK apel qytetarëve: Po synohet mashtrimi përmes imitimit të e-Albania!

18:35 : 22/05/2026
BOTA

Ish-shefi i Mbrojtjes në Lituani dënohet me gjobë 20 mijë euro për mashtrim

15:21 : 21/05/2026
AKTUALITET

Mashtrimet me Call Center-at, Apeli lë në burg Xhoel Mekollin dhe 4 të tjerët

11:15 : 19/05/2026
Para

Panik në Selenicë, zbulohen 160 predha të Luftës së Dytë Botërore

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom