Një djalë i mitur, rreth 11-vjeç banues në Fresk është zhdukur pa gjurmë prej ditës së djeshme.
Sipas informacioneve, i mituri, Dritan Dema ka pasur një diskutim me nënën e tij një ditë më parë, dhe për herë të fundit është parë pranë shkollës “Androkli Kostallari” në Shkozë.
Në momentin e fundit kur është parë, Dritani ka qenë i veshur me pantallona të zeza atlete të bardha me te zeza dhe çantën e zezë dhe xhup sportiv të gjelbër me kapuç.
Familjarët të shqetësuar për largimin e tij kërkojnë ndihmën e qytetarëve. Çdo person që mund ta ketë parë apo ka informacion mbi vendndodhjen e tij, është i lutur të kontaktojë në këtë numër telefoni: 355 68 362 9773.













