• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet nga konflikti në Lindje, preket edhe Shqipëria

13:58 : 01/03/2026
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Nga nafta e energjia, te tregtia dhe tregjet e kapitalit, bashkë me kriptomonedhat, konflikti në Lindjen e Mesme po përcjell efekte të drejtpërdrejta e të tërthorta në tregjet globale.

Me Iranin që mbylli ngushticën e Hormuzit pas sulmeve nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çmimi i naftës së papërpunuar bruto në tregje po rritet. Nga rreth 65 dollarë më 25 shkurt, një fuçi naftë po kushton më shumë se 67 dollarë.

“Pamë një rritje me 2 dollarë në pak orë. kjo edhe si pasojë  spekulimeve. Gjykoj se nuk do të zgjasë shumë kjo luhatje”, theksoi Maksim Caslli, ekspert i tregjeve të investimeve.

Me frikën gati në panik për një “krizë globale” në horizont, nga Azia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përshirë Europën, tregjet financiare në veçanti dhe bota në përgjithësi mbesin të shqetësuar. “Standard and Poor’s 500”, Doë Jones apo edhe Nasdaq kanë pësuar tronditje nga frika e përshkallëzimit të konfliktit.

Lexo edhe:

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

SHBA-ja godet sërish Iranin pas rikthimit të bllokadës në Ngushticën e Hormuzit

“Tregjet çakordohen në momentin ku diçka nuk e kanë të qartë. Kur e ka të qartë shkakun tregu di të sillet. Në këtë rast ka shumë paqartësi. Dhe sa të gjenden shkaqet e qarta duhet kohë, Ndërkohë spekulantët në tregje lëvizin. Kjo shkakton një reaksion zinxhir në bursat e gjithë botës duke ngjallur frikë”, theksoi Maksim Caslli, ekspert e tregjeve të investimit.

Megjithëse në distancë mbi 1 mijë e 700 kilometra, konflikti në Lindjen e Mesme pritet të përcjellë efekte ekonomike edhe në Shqipëri. Kjo kryesisht nga Izraeli, vend nga i cili Shqipëria importoi mallra me vlerë 27.7 milionë euro vjet, shifër kjo e përgjysmuar në raport me 2024-n.

Nga ana tjetër Shqipëria ka pak marrëdhënie tregtare me Iranin, vend nga i cili shifrat e importeve nuk e kanë kaluar shifrën e 4 milionë eurove në 3 vitet e fundit.

“Pak në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe kryesisht në mënyrë të tërthortë. Efektet po ndihen në tregjet europiane nga ku Shqipëria importon më shumë. Kjo rrjedhimisht na bën më të ekspozuar”, theksoi Caslli.

Bazuar “cikli i krizave” dhe “reaksioni zinxhir” i tyre, një kolaps i mundshëm ekonomik botëror do të përcillte efektet e tij edhe në Shqipëri, siç ndodhi me atë të vitit 2008. Vetëm se këtë herë, për shkak të lidhjeve më të ngushta me botën, përcjella e efekteve do të merrte më pak kohë. /A2 CNN

Etiketa: IranluftenafteShqiperisulmetreg

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026
BOTA

SHBA-ja godet sërish Iranin pas rikthimit të bllokadës në Ngushticën e Hormuzit

08:35 : 14/07/2026
RAJONI

Ministrja e Vuçiçit me deklaratë skandaloze: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën

20:21 : 13/07/2026
AKTUALITET

Rritet prodhimi i mjaltit në Shqipëri, por bie rendimenti për koshere

19:08 : 13/07/2026
BOTA

SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

18:22 : 13/07/2026
AKTUALITET

Raketat ndezin bursat në botë, nafta kërcen në 188 lekë për litër

18:14 : 13/07/2026
Para

Rama shkarkon nga detyra Ilir Prodën

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş