• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama-Balluku, miliarda euro “investime” për hallet personale me drejtësinë

15:36 : 26/02/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Në nëntor të vitit 2024, qeveria shqiptare dhe kompania shtetërore arabe e energjisë, Masdar, nënshkruan në Baku të Azerbajxhanit një marrëveshje për ndërtimin e burimeve masive të rinovueshme të energjisë. Marrjëveshja parashikonte se gjigandi arab do të ndërtonte burime me kapacitet deri në 3 giga në Shqipëri, kryesisht centrale diellore dhe ere.

Për palën shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga ish drejtori i KESH, Erald Elezi, ndërsa për kompaninë arabe firma u hodh nga CEO i saj, Mohamed Jameel Al Ramahi. Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimin ishin dhe kryeministri Edi Rama, ministrja e pezulluar e Energjisë, Belinda Balluku si dhe ministri arab i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar, Sultan Al Jaber.

Si po sabotohen miliarda euro investime nga korrupsioni dhe hallet personale

Lexo edhe:

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Marrëveshja e firmosur në nentor 2024

Masdar është artileri e rëndë, që nuk bën shaka. Kompania arabe ka aktualisht një portofol burimesh energjie prej 65 gigavatësh në të gjithë botën dhe hyrja e tyre në Shqipëri ishte një nga lajmet më të mira për ekonominë shqiptare. Jo vetëm se po vinte Masdar, por edhe për shkak të formulës se si kompania po hynte në Shqipëri.

Sipas marrëveshjes, centralet do të ndërtoheshin me paratë e Masdar. Shteti shqiptar do të ofronte tokën dhe në këmbim do të merrte 49 për qind të pronësisë. Në historinë e marrëveshjeve energjetike të Shqipërisë, kjo ishte padyshim ajo më e leverdishmja për qytetarët dhe shtetin, me diferencë të madhe nga çdo biznes tjetër më parë.

Deri më sot marrëveshja më e leverdishme në këtë sektor për Shqipërinë, është parku diellor i Karavastasë me fuqi të instaluar 140 mega. Në rastin e marrëveshjes me francezët e Voltalias, shteti ofroi tokën falas dhe në këmbim mori të drejtën e blerjes së gjysmës së energjisë së prodhuar nga centrali me një çmim të favorshëm prej 24.89 euro për mega. Por marrëveshja me Masdar është nivel tjetër, pasi shteti gjysmën e energjisë e merr falas dhe pa investuar asnjë lek në ndërtimin e centraleve.

Por gjërat e mira në Shqipëri nuk lejohen të ndodhin. Dy nga tre të pranishmit në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes me Masdar, ish drejtori i KESH, Elezi dhe Belinda Balluku tashmë janë ose të arrestuar ose të pezullar dhe në tentativë për t’u arrestuar. I treti, kryeministri Edi Rama, është investuar fuqishëm në një betejë për të mbrojtur qeverinë dhe veten e tij nga SPAK dhe drejtësia. Si rezultat biznesi me Masdar ka ngelur në letër.

Parku diellor i Tragjasit

Vepra e parë e përzgjedhur për t’u ndërtuar në kuadër të bashkëpunimit mes KESH dhe Masdar është një central diellor në Tragjas të Vlorës. Parku fotovoltaik është parashikuar të ketë një kapacitet të instaluar prej 100 megavatësh dhe KESH do të ketë 49 për qind të aksioneve.

Por ndërtimi nuk fillon, pasi KESH po zvarrit krijimin e kompanisë së përbashkët me Masdar, që do të ndërtojë centralin. E njëjta situatë paraqitet edhe me investimin e dytë, atë të ndërtimit të një centrali diellor lundrues në një nga liqenet e Belshit. Edhe ky është parashikuar të ketë një kapacitet të instaluar prej 100 megash, por sërish problemi është zvarritja në KESH.

Masdar ka një plan gjigand investimesh në Ballkan. Pak kohë më parë, kompania arabe bleu Ternan e Greqisë. Paralalisht Masdar ka filluar ndërtimin e burimeve të rinovueshme të energjisë në Mal të Zi, edhe pse projektet e saj me Malin e Zi, filluan dy vjet pas Shqipërisë.

Përtej burimeve që po ndërton në të gjithë rajonin, Masdar është kompania e cila do të ndërtojë linjën nënujore të transmetimit Shqipëri-Itali, një projekt me vlerë 1.1 miliardë euro, i cili është në fazën fundore të studimit të fizibilitetit dhe proceseve rregullatore.

Por ndërsa vendet e tjera avancojnë me projektet investuese, Shqipëria është kapur në kurthin e korrupsionit qeveritar dhe betejës mes ekzekutivit dhe drejtësisë. Kjo po i kushton shtrenjtë qytetarëve shqiptarë duke mbajtur peng projekte miliarda euro.

Kaosi i shtrenjtë

Ky është një problem i mirëfilltë politik. Në KESH, drejtorët e arrestuar zëvendësohen me të tjerë që i kanë dosjet kapicë në SPAK dhe mund të përfundojnë për vete me masë. Ministria e Energjisë është marrë peng nga beteja mes qeverisë dhe drejtësisë. Vakumi i lidershipit në një nga dikasterët më të rëndësishëm të vendit, ka asgjësuar praktikisht avancimin e çdo projekti energjetik apo infrastrukturor.

Në botë ky konflikt është i zgjidhur me mekanizmin e dorëheqjeve, të cilat çlirojnë institucionet dhe interesin publik. Ndërsa në Shqipëri institucionet dhe interesi publik merren peng nga fatet e individëve dhe konferencat me tre konkluzione apo tre dorëheqje të mbetura në tentativë.

Por kjo është një lojë me faturë të rëndë mbi qytetarët. Teksa investimet miliarda euro mbeten peng i luftës së kryeministrit për “të drejtat e njeriut” dhe për të mos lejuar që antikorrupsioni të bëhet më i rrezikshëm se korrupsioni, qytetarët humbasin. Tashmë Masdar është duke kërkuar të blejë projekte të gatshme nga privatët.

Por këtu ka një ndryshim shumë të madh. Shteti del totalisht jashtë loje dhe nuk merr më gjysmën e energjisë falas./kapitali.al

Etiketa: belinda ballukuEdi Ramainvestimekorrupsionqeveria Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

09:40 : 24/06/2026
AKTUALITET

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:56 : 24/06/2026
AKTUALITET

Sefa debat të fortë me Mziun: E dinit shumë mirë çfarë po i jepnit Ramës

22:49 : 23/06/2026
AKTUALITET

Aktivisti: Edi Ramën e urrejnë socialistët edhe patronazhistët

22:34 : 23/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

22:13 : 23/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit: Rama, Rama, “f*ck you”

22:06 : 23/06/2026
Para

Video-skandali në zyrën e Bashkisë/ Safet Gjici kërkon pafajësi në Kushtetuese

TË GJITHA

Temperatura deri në 44°C në Francë, 68 mijë familje pa energji elektrike mes valës historike të të nxehtit

09:56 : 24/06/2026
Foto ilustruese

“Pishinat burim infeksioni vaginal”, gjinekologia tregon rrezikun gjatë verës

09:55 : 24/06/2026

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

09:40 : 24/06/2026

FOTO/ Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta banorëve të Liqenit të Thatë

09:34 : 24/06/2026

Dritan Goxhaj si anomali e normalitetit

09:28 : 24/06/2026

Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria zbuloi 700 mijë € “fiktive”, skema shkon mbi 2 mln €

09:18 : 24/06/2026

Dështon marrëveshja SHBA-Iran? Mijëra anije tregtare mbeten të bllokuara në Gjirin Persik

09:08 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş