• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rusia na ka shpallur armik, nuk ia dorëzojmë kriminelët”. Vendimi i Kushtetueses cënon sigurinë kombëtare

14:15 : 24/02/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Gjashtë nga shtatë gjyqtarët kushtetues që ishin në detyrë në janar 2026, deklarojnë se Rusia e ka shpallur Shqipërinë “vend armiqësor” dhe për këtë arsye vendi ynë nuk duhet të ekstradojë shtetasit rus të kërkuar nga vendi i tyre për krime të ndryshme.

Në 14 janar 2026, Gjykata Kushtetuese vendosi të pranojë kërkesën e shtetasit rus, Igor Kukunov, për të mos u ekstraduar drejt Rusisë, duke analizuar se atje nuk respektohen të drejtat thelbësore të njeriut.

Vendimi nuk ka efekt mbi vetë Kukunov, i cili është ekstraduar në 30 tetor 2024, pak orë se Kushtetuesja të pezullonte ekstradimin e tij.

Lexo edhe:

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për komision hetimor për çështjen “McGonigal”, pranon atë për zgjedhjet

Grabitja në Rinas/ Vëllezërit Çala i drejtohen Kushtetueses, kërkojnë rrëzimin e vendimit të GjL-së

Në foto: Igor Kukunov

Por, vendimi ka efekte mbi çdo rast tjetër, kur shtetasit rus të kërkuar nga Interpol Moska mund të arrestohen në Shqipëri. Një vendim, i cili e shndërron realisht vendin tonë në një “parajsë për kriminelët” rusë dhe mund të përbëjë një rrezik serioz për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, një vend anëtar i NATO-s.

Arrestimi dhe ekstradimi

Igor Kukunov u arrestua në Gusht të vitit 2023 në pikën kufitare të Muriqanit në Shkodër, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet ruse, i akuzuar për veprën penale të “Marrja e një pozicioni më të lartë në hierarkinë penale”, një akuzë e ngjashme me “përfshirje në organizatë kriminale” sipas Kodit Penal Shqiptar.

Në vijim, gjykata e shkallës së parë, në Shkodër, e më tej Gjykata e Apelit dhe, në fund, në 24 shtator 2024, Gjykata e Lartë, vendosën lejimin e ekstradimit të tij drejt Rusisë.

Përfaqësuesit e tij ligjorë bën një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e ekstradimit. Gjyqtarët kushtetues, në 30 tetor 2024, ora 17.15, vendosën të pezullojnë ekstradimin, deri sa të shqyrtonin në themel pretendimet e Kukunov për të mos e ekstraduar.

Por, për një mungesë koordinimi, Ministria e Drejtësisë kishte lejuar ekstradimin e tij vetëm një orë përpara se Kushtetuesja të miratonte pezullimin e procedurës. Igor Kukonov u nis drejt Rusisë, i shoqëruar nga agjentët e Interpol Moska.

Megjithatë, përfaqësuesit ligjorë të tij vijuan betejën ligjore në Gjykatën Kushtetuese shqiptare. Ata pretenduan se jeta e klientit të tyre, Kukonov, në burgjet ruse rrezikohej, për shkak se në atë vend nuk respektohen të drejtat e njeriut.

Për të argumentuar kërkesat e tyre, mbrojtësit e Igor Kukunov paraqitën para Gjykatës Kushtetuese disa raporte ndërkombëtare, përfshirë “Human Right Watch” dhe “Freedom House”, “Amnisty Internationa” dhe “Transparency International”, të cilat referojnë “torturën dhe keqtrajtimet e të burgosurve në institucionet penitenciare, mungesën e një gjyqësori të pavarur dhe mosgarantimin e së drejtës për një gjykim të drejtë, shkeljen e të drejtave themelore të njeriut etj”.

Në foto: Selia e Gjykatës Kushtetuese

Këto parashtrime ishin paraqitur nga avokatët edhe në gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën e Lartë. Trupat gjykuese e mëparshme vlerësuan se shteti Rus, në respekt të Konvetën Ndërkombëtare për Ekstradimet, ka dhënë garanci se Kukunov do të trajtohet në burgjet ruse në përputhje me normat ndërkombëtare dhe se Shqipëria, nëpërmjet Ambasadës së saj në Moskë, ka të drejtën që të monitorojë trajtimin e tij.

Gjykata e Lartë është shprehur se autoritetet shqiptare nuk kanë asnjë arsye për të vënë në dyshim garancitë e shtetit Rus.

“Rusia na ka shpallur vend armiqësor”

Gjykata Kushtetuese e ka parë shumë më ndryshe situatën e të drejtave të njeriut në Rusi. Gjashtë gjyqtarë, përfshirë kryetaren Fiona Papajorgji, relatoren Marsida Xhaferllari dhe anëtarët Ilir Toska, Marjana Semini, Gent Ibrahimi dhe Sandër Beci, kanë mbajtur qëndrimin se rusi Kukunov nuk duhej ekstraduar, për shkak të problematikave të theksuara që ka Rusia me trajtimin e të dënuarve.

Në vendimin e miratuar në 14 janar 2026 dhe të zbardhur në 23 shkurt, shumica e Gjykatës Kushtetuese ka vendosur “Konstatimin e cënimit të së drejtës së kërkuesit (Igor Kukunov) për të mos iu nënshtruar trajtimit çnjerëzor dhe/ose degradues, të parashikuar në nenin 25 të Kushtetutës të lidhur me standardin e arsyetimit të vendimeve gjyqësore”.

Në foto: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Igor Kukunov

Gjyqtari Sandër Beci, ndërkohë që ndan mendimin e njëjtë se Rusia është vend që nuk respekton të drejtat e njeriut, është shprehur kundër ekstradimit të Kukunov, vetëm për faktin se Ministria e Drejtësisë ka kryer procedurat pa përfunduar më parë çështja në Kushtetuese.

Ndërkohë, gjyqtarja Sonila Bejtja është gjyqtarja e vetme që ka votuar pro-ekstradimit të rusit Kukonov.

Shumica e gjyqtarëve kushtetues kanë vlerësuar se “ka informacion të mjaftueshëm për problemet sistemike në Federatën Ruse…që kanë të bëjnë me situatën e përkeqësuar dhe të rëndruar në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut në atë vend”.

Gjithashtu, në vendimin e shumicës përmendet si faktor në favor të kërkuesit Igor Kukunov edhe fakti që “në datën 07.03.2022, me një dekret të Këshillit të Ministrave të Federatës Ruse, është shpallur lista e vendeve armiqësore me atë shtet, në të cilën bën pjesë edhe Shqipëria”….pavarësisht se raportet diplomatike mes Shqipërisë dhe Rusisë janë në nivelin e ambasadorëve, pra në nivelin më të lartë të përfaqësimit diplomatik.

Në foto: Pjesë nga vendimi i shumicës së Gjykatës Kushtetuese

Ndërsa gjyqtarja e vetme në pakicë, Bejtja, deklaron se “në ndryshim nga shumica, unë jam e qëndrimit se garancitë e dhëna nga shteti kërkues, Federata Ruse, për garantimin e të drejtave themelore të kërkuesit përbënin garanci të mjaftueshme për gjykatat shqiptare, në kuptim të Konventës për Ekstradimin, për të bërë një vlerësim të pavarur dhe të plotë të pretendimeve për ekzistencën e rreziqeve aktuale në këtë drejtim”.

Përtej Kukunov, parajsa e kriminelëve rusë

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte për një individ të vetëm, Igor Kukunov, megjithatë standartet e vendosura prej saj do të përfshijnë çdo rast të ngjashëm, ku shtetas rusë, me rekorde të theksuara kriminale, të kërkuara nga vendi i tyre, mund të gjejë strehim pa asnjë problem në Shqipëri.

Në këtë mënyrë, vendi ynë mund të kthehet në një lloj “parajse” për çdo kriminel rus, mjafton të gjejnë rrugën për të mbërritur deri në Shqipëri.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mos-ekstradimin e shtetasve rusë, për shkak të rrezikut të “trajtimit ç’njerëzor”, mund të përbëjë një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare shqiptare.

LEXO EDHE:

Rasti Igor Kukunov/ Kushtetuesja e kthen Shqipërinë në “parajsë” për kriminelët rusë

Etiketa: . Fiona PapajorgjiGent IbrahimiGjykata KushtetueseIgor KukunovIlir Toskamarjana seminimarsida xhaferllariSandër Becisiguria kombetaresonila bejtja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për komision hetimor për çështjen “McGonigal”, pranon atë për zgjedhjet

17:36 : 01/06/2026
AKTUALITET

Grabitja në Rinas/ Vëllezërit Çala i drejtohen Kushtetueses, kërkojnë rrëzimin e vendimit të GjL-së

14:21 : 27/05/2026
AKTUALITET

Kushtetuesja mbyll shqyrtimin për “Diellën”, trupa gjykuese tërhiqet për vendim

16:30 : 26/05/2026
AKTUALITET

Veliaj kundërshtoi arrestin me burg, Kushtetuesja rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë

16:54 : 25/05/2026
AKTUALITET

Dekriminalizimi/ Sadushi injoroi verifikimin e kandidatëve për GJK, Prokuroria: KED nuk solli dokumenta për 12 emra

13:20 : 07/05/2026
AKTUALITET

Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesën e Ajola Xoxës për shfuqizimin e vendimeve

09:09 : 29/04/2026
Para

A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

TË GJITHA

KAS vendos të shqyrtojë çështjen e Kryebashkiakut të Kuçovës, Maliqi: Hajdari të shkarkohet!

12:11 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom