• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Diella e Ramës propagandë e pastër’/ Si inteligjenca artificiale fsheh korrupsionin e qeverisë

09:54 : 19/02/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Francisco Peregil, EL PAIS

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, di si të tërheqë vëmendjen për vendin e tij.

Ky ish-lojtar basketbolli i përfaqësueses kombëtare (me gjatësi 1,98 metra) prezantoi shtatorin e kaluar Diellën, një ministre virtuale e ngarkuar me prokurimet publike.

Kreu i Partisë Socialiste shqiptare, që është në detyrë më shumë se 12 vjet dhe po përballet me mandatin e katërt, fitoi në zgjedhjet e vitit 2025 me premtimin se do të arrijë anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE në vitin 2030.

Për të arritur këtë qëllim, duhet luftuar korrupsioni, një nga kërkesat kryesore të Brukselit për këtë vend me 2.3 milionë banorë, që katër vite më parë filloi formalitetet për negociatat e anëtarësimit në BE. Rama paralajmëroi:

Lexo edhe:

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

—Nuk po delegojmë [tek Diella] përgjegjësinë e qeverisjes ose marrjes së vendimeve përfundimtare. I japim përgjegjësinë të bëjë atë që di më mirë se ne: të përpunojë të dhënat shpejt dhe të na japë përgjigje shumë të shpejta. (…) Prokurimet publike do të jenë 100% të lira nga korrupsioni.

Opozita, e udhëhequr nga figura të Partisë Demokratike, pyeti anëtarët e Partisë Socialiste në qeveri: “Kë do arrestojë policia nëse kjo ministre bën një gabim ose favorizon një mashtrim? Programuesin?”. Diella, emri i së cilës do të thotë “Diell” në shqip, iu përgjigj disa kritikave nga ekrani në Parlament:

—Ndryshe nga njerëzit, unë nuk kam të afërm për të favorizuar, as miq të cilëve t’u jap kontrata, dhe as emocione që të errësojnë gjykimin tim mbi të dhënat publike. Besnikëria ime është matematikore.

Rama, 61 vjeç, theksoi: “Teknologjia nuk ka miq, nuk pranon kafe dhe nuk frikësohet nga hakmarrjet”. Ai mbrojti idenë se algoritmi do të mundësojë mposhtjen e “nepotizmit struktural” në vend. “Jemi një vend i kushërinjve”, ka përsëritur ai. “Nuk është e lehtë të kesh ndërveprime plotësisht të drejta dhe transparente në një vend ku të gjithë njohin dikë”, shtoi ai në janar të kaluar për ‘The New York Times’.

Mediet ndërkombëtare raportuan për emërimin e ministres Diella. Por shumë shqiptarë shprehën mosbesim. Ndër ta, Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit për Çështjet e BE-së, tha:

—Nëse sistemi që përdor këto mjete nuk ka integritet, inteligjenca artificiale rrezikon të bëhet një “kuti e zezë” që centralizon pushtetin në vend që të nxjerrë në pah abuzimet, – shprehet ajo përmes email-it.

Vetëm dy muaj pasi e integruan Diellën në Kabinet, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kërkoi pezullimin e një figure kyçe të Qeverisë së Ramës: zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Prokuroria e akuzoi për veprën penale të “shkeljes së barazisë në prokurime publike”. Rasti shkuar te Gjykata Kushtetuese, e cila më 6 shkurt e shpalli të paaftë për të ushtruar detyrën. Rama kritikoi vendimin dhe refuzon që Parlamenti të heqë imunitetin e dorës së tij të djathtë, e cila është ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë, skepticizmi i shqiptarëve ndaj ndihmës së inteligjencës artificiale u kthye në zemërim kur SPAK vendosi në arrest shtëpie krijueset e Diellës: Mirlinda Karçanaj, drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) — institucioni që menaxhon infrastrukturën digjitale të shtetit — dhe zëvendësen e saj, Hava Delibashi. U përballën me akuza edhe gjashtë persona të tjerë, përfshirë një zv/drejtor policie dhe tre biznesmenë, të gjithë për korrupsion. Rasti për të cilin po hetohen përfshin akuza që shkojnë nga manipulimi i tenderëve publikë deri tek rrëmbimi dhe intimidimi i biznesmenit të teknologjisë, Gerond Meçe, për ta detyruar të tërhiqet nga një konkurs publik prokurimi.

Në këtë kontekst, më 24 janar, disa parti opozitare organizuan protesta që kulmuan me hedhjen e koktej molotov ndaj selisë së kryeministrit. Demonstratat, të udhëhequra nga Partia Demokratike, vazhduan më 10 dhe 11 shkurt përpara zyrës së Ramës, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Në të njëjtën kohë, aktorja Anila Bisha, e cila shërbeu si bazë fizike dhe për zërin e avatarit, ka paditur Qeverinë për përdorimin pa leje të imazhit të saj.

“Propagandë e pastër”

Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, e përshkruan ministres virtuale si “propagandë e pastër”. “Ata që krijuan Diellën janë akuzuar zyrtarisht për korrupsion, rrëmbim dhe shkelje të barazisë në tenderë. A realisht synonin të luftonin korrupsionin?” pyet ai. SPAK ka akuzuar zëvendëskryeministren për 11 tenderë me vlerë 1.100 milionë lekë. “Në një qeveri të korruptuar nuk ka asnjë algoritëm që mund të zgjidhë problemin,” shton ai.

Mosbesimi ndaj qëllimeve të mira të Qeverisë shtrihet përtej partive opozitare. Azmer Duleviç, inxhinier dhe aktivist i pavarur, mori pjesë në protestat e janarit me një pankartë ku shkruhej: “Koka e peshkut është e kalbur: korrupsioni fillon nga lart”. Ai shton nga Tirana: “IA nuk është zgjidhje magjike. Besueshmëria e saj varet nga të dhëna të pastra, mbikëqyrje e paanshme dhe vullnet politik i vërtetë”.

Gazeta ka tentuar të marrë versionin e Qeverisë së Ramës, por nuk ka marrë përgjigje.

Andi Hoxhaj, ekspert i së drejtës për Ballkanin Perëndimor nga ‘King’s College London’, kujton se Diella ka si qëllim të zbulojë dhe parandalojë parregullsi midis kompanive që marrin pjesë në tenderë publikë dhe të përcaktojë nëse përmbushin kriteret për të aplikuar. “Kjo duhet të jetë perspektiva nga e cila bëhet çdo vlerësim,” paralajmëron Hoxhaj. Profesori thekson se “është tepër herët për një vlerësim adekuat të Diellës”. “Nuk ka kaluar as një vit.”

Hoxhaj sqaron se SPAK është institucioni përgjegjës për hetimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë që nga viti 2019 dhe është lider në këtë luftë. Ai shton se ky organ ka qenë thelbësor në luftën kundër korrupsionit të lartë që nga krijimi i tij, i frymëzuar nga prokuroritë speciale kundër korrupsionit të Kroacisë dhe Rumanisë. Megjithatë, eksperti thekson se Qeveria “duhet të zbatojë më shumë politika antikorrupsion për të siguruar masa efektive parandaluese”.

Nga ana e saj, Rovena Sulstarova, menaxhere e Programit të Qeverisjes në Shqipëri në Institutin për Demokracinë dhe Ndërmjetësimin (IDM), konsideron se bilanci i përdorimit të inteligjencës artificiale në luftën kundër korrupsionit është për momentin “i përzier”. Sipas saj, IA mund të forcojë transparencën dhe të kufizojë mundësitë e abuzimit. Por paralajmëron se nuk është një zgjidhje vetë. “Nuk duhet të e teprojmë me vlerësimin e saj.”

Intelektuali dhe shkrimtari Fatos Lubonja, 74 vjeç, tregon skepticizëm të madh për qëllimet e Ramës, madje edhe të BE-së. Lubonja vuajti 17 vite burg gjatë diktaturës komuniste të Enver Hoxhës (1944–1985). Sot, përmes videokonferencës nga Tirana, shpjegon se Rama është si një karrige e mbajtur nga katër këmbë: “Një këmbë janë oligarkët, të pasurit që e rrethojnë. Tjetra janë mediat që ata zotërojnë ose financojnë. E treta është krimi i organizuar. Dhe e katërta është mbështetja ndërkombëtare, sidomos nga Europa Perëndimore dhe SHBA-të.”

Shkrimtari shpjegon se Shqipëria gjithmonë ka bazuar marrëdhëniet e saj me perandoritë e ndryshme mbi dy faktorë: vasalitetin dhe pozicionin periferik.

—Vasalët kishin nevojë për legjitimitet nga qendra e perandorisë. Në këmbim, qendra mbyllte njërin sy për atë që bëhej këtu. Kështu funksionoi me Perandorinë Osmane, me Austro-Hungarinë, me Bashkimin Sovjetik… dhe tani me BE-në dhe SHBA-të. Rama ka nevojë për këtë legjitimitet nga Perëndimi. Dhe ai ka ditur t’i japë Perëndimit atë që dëshiron, si për shembull marrëveshja me Giorgia Meloni për emigrantët, për të cilën Shqipëria pranon në kampet e internimit refugjatët që dërgon Qeveria italiane — shpjegon Lubonja.

Lubonja beson se ambasadorët e BE-së në Shqipëri nuk i shpëtojnë realitetit të vendit.

—Kam folur me gjermanin, holandezin, polakun… Është e vërtetë që janë shumë të shqetësuar për krimin e organizuar dhe mbështesin SPAK. Por Shqipëria është komplekse. Dhe Rama di të luajë në dy fronte — thekson ai.

Lubonja mendon se në syrin e Evropës ka një pikë superioriteti ndaj Shqipërisë.

—Në thelb, në Bruksel mendojnë se nuk meritojmë një demokraci dhe se na duhet një lloj princi si Mohamed bin Salman nga Arabia Saudite. Për ta është më e lehtë të negociojnë me dikë të tillë — shton ai.

Së fundmi, pastrimi në nivelet e larta varet nga vullneti njerëzor. Shkrimtari Lubonja përfundon:

—Nuk besoj se SPAK vetë mund të ndryshojë vendin. Nuk mund të reformohet drejtësia vetëm, kur politika, ekonomia dhe krimi i organizuar shkojnë në drejtim të kundërt. Dhe Rama nuk ka mirëbesim.

Etiketa: diellaEdi RamaQeveria shqiptare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Leja e Ramës/ Kreu i “Grupit Aruba”, Artur Shehu, me restorant brenda në det, ujërat e ndotur derdhen në breg

09:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

22:12 : 13/07/2026
AKTUALITET

Protesta e 44-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin në Tiranë

21:32 : 13/07/2026
Para

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën elektricisti në Lezhë

TË GJITHA

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026

Kokoneshi u mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:22 : 14/07/2026

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

12:39 : 14/07/2026

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

12:23 : 14/07/2026

Shqipëria po moshohet, por gratë po plaken më shpejt; Mosha mediane e femrave kalon 45 vjeç

12:03 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş